• Kontakt
Saturday, June 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tritoli në banesën e Dukës/ Lihet në qeli i arrestuari, avokati: Tre minuta para ngjarjes ishte te “Ura e Dajlanit”, ai nuk është Batmani

12:30 : 29/01/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Arlen Hasanaj, i akuzuari për vendosjen e tritolit në shtëpinë e Armand Dukës më 24 Janar.

Hasanaj ka dalë sot para Gjykatës në Durrës për masën e sigurisë, teksa gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për të lënë në qeli biznesmenin 34-vjeçar.

Sipas prokurorisë, Hasanaj rezulton me një djegie në dorën djathtë dhe dyshimet janë se 34-vjeçari është djegur gjatë ndezjes së fitilit në momentin para se të hidhte kallëpin e tritolit në portën e jashtme të oborrit të Dukës mbrëmjen 24 janarit në Durrës. Një ekspert i mjekësisë ligjore nga Tirana ka mbërritur në dhomat e paraburgimit ku ka marrë analizat nëse ka gjurmë baruti në dorën e djathtë të Hasanajt.

Prokuroria e rrethit ka kërkuar arrest me burg për 34-vjeçarin dhe vendimi i ekspertit mjeko ligjor është prova kryesore e organit të akuzës për Hasanajn.

Avokati: Hasanaj i pafajshëm

Lexo edhe:

Tritoli në banesën e Dukës, gjykata liron të arrestuarin: S’ka prova

Tritoli në shtëpinë e Dukës, avokati me alibi: I arrestuari ishte në një qendër tregtare, kemi prova

Nga ana tjetër, mbrojta ka kërkuar një masë më të lehtë, duke argumentuar se klienti i tij kishte qenë në një qendër tregtare në Tiranë disa minuta para shpërthimit në shtëpinë e Dukës dhe kjo e përjashton nga fajësia. Sipas avokatit, nuk është Hasanaj autori i vendosjes së lëndës eksplozive.

Avokati i të akuzuarit paralajmëroi se masën e sigurisë arrest në burg do ta apelojë.

“Prova e sjellë nga vetë akuza, pra trafiku i qelizës në rrugë lineare nga Megatexi në hyrje të Durrësit ku provohet që në orën 22:00 i mbrojturi prej meje ka qenë te ura e Dajlanit, në orën 22:00 ka komunikuar në telefonin e tij celular. Në orën 22:02 hyn në rotonton kryesore tëqytetit të Durrësit, merr kthesë. Në orën 22:02 konstatohet pranë lokal Kanon, pret djathtas dhe parkon pranë shtëpisë së vetë në orën 22:03. Ju bëj me dije që në orën 22:03 pamjet filmike te shtëpia e Armand Dukës fiksojnë autorin duke ndezur fitil. Ka ndaluar makinën, ka hapur portbagazhin e pasmë dhe nga aty ka zbarkuar me dru të blera te Megatexi. Ka bërë dy rrugë, është ngjitur sipër, ka zbritur poshtë, ka marrë makinën e gruas e ka sistemuar për parkim, dhe pasi ka bërë këtë veprim ka marrë makinën e vetë e ka parkuar indietro 10 metra më tutje, pamje të fiksuara nga kamerat e lokal Polis dhe Kanon. Ndërkohë, në materialin që sjell organi i akuzës nga pamjet e para ka autorin e ngjarjes në orën 22:00 që është i fiksuar te trotuarin. Në këtë orë merr itinerarin për të kaluar tek tuneli pranë ish-lokalit poshtë shtëpisë së shtetasit M.D. Në orën 22:01 është i fiksuar poshtë shtëpisë së M.D. për drejtimin te shtëpia e Armand Dukës. Në 22:06 autori fiksohet përsëri te Flagship pasi ka kryer aktin kriminal duke ecur për nga pallati fizarmonik. Atëherë si mund të ishte i mbrojturi prej meje që ka hyrë në Durrës në orën 22:02 mund të ishte njëkohësisht edhe tek shtëpia e Armand Dukës. Vetëm Batman e realizon këtë, por ja që organi i akuzës dhe gjykata dhanë një vendim tjetër jo ligjor të radhës siç ndodh rëndom që është edhe e turpshme pasi duan për ta pasur brenda për interesa që dalin përtej interesave ligjore”, u shpreh avokati për mediat pas vendimit të gjykatës.

Duka: S’kam konflikt me të arrestuarin

Vetë Armand Duka ka deklaruar më herët se nuk ka asnjë konflikt me Arlen Hasanajn, madje nuk e njihte fare.

Në prag të zgjedhjeve për kreun e FSHF-së, Armand Duka është përplasur publikisht me kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, i cili e ka akuzuar për korrupsion dhe i ka kërkuar të doqëhiqet e të mos rikandidojë sërish për kreun e FSHF-së. Duke nga ana tjetër ka akuzuar për ndërhyrje të politikës në sport.

Etiketa: Arlen Hasanaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tritoli në banesën e Dukës, gjykata liron të arrestuarin: S’ka prova

15:00 : 16/02/2022
AKTUALITET

Tritoli në shtëpinë e Dukës, avokati me alibi: I arrestuari ishte në një qendër tregtare, kemi prova

11:37 : 28/01/2022
AKTUALITET

Eksplozivi në banesën e Dukës, Policia konfirmon arrestimin e 34-vjeçarit /Akuzat

09:52 : 26/01/2022
Para

A do të rikthehet Einxhel në Big Brother? Produksioni merr vendimin pas incidentit të rëndë

TË GJITHA

Media iraniane: Në orët e ardhshme, Irani do të nisë sulme shkatërruese ndaj Izraelit!

22:35 : 14/06/2025

Tragjedia e Air India/ Gabimi në kabinën e pilotit, që mund të ketë kushtuar 241 jetë

22:15 : 14/06/2025

Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren që do shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut Erion Veliaj

21:50 : 14/06/2025

Përplasen dy mjete në Karbunarë, një i plagosur

21:27 : 14/06/2025

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

21:02 : 14/06/2025

Do të luajnë në shtator dhe në tetor, Kombëtarja kuqezi drejt 2 miqësoreve

20:58 : 14/06/2025

Itali/ Shkoi për të kontrolluar shtëpinë, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

20:27 : 14/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com