• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Papa Françesku paralajmëron mbi rrezikun e ‘infodemisë’

11:12 : 29/01/2022
në BOTA
Papa Francesku

Papa Francesku

Lexo edhe:

Masat të larta sigurie gjatë konklavës, të ngjashme me ato të funeralit të Papës

A do të jetë pasardhësi i Papa Françeskut një hungarez?

Papa Françesku denoncoi të premten lajmet e rreme të lidhura me COVID-19-n dhe vaksinat, duke kritikuar atë që e quajti shtrembërim i realitetit bazuar në frikë. Ai bëri thirrje gjithashtu që ata që besojnë gënjeshtra të tilla, të ndihmohen për të kuptuar faktet e vërteta shkencore.

Papa Françesku u takua me gazetarë katolikë të cilët kanë krijuar një rrjet që synon kontrollin e fakteve, në një përpjekje për të luftuar dezinformimin rreth pandemisë. Papa ka bërë shpesh thirrje për një gazetari të përgjegjshme, në kërkim të së vërtetës, e në respekt të individët, dhe takimi i tij me konsorciumin mediatik katolik, e përcolli më tej këtë mesazh.

“Është e pamundur të mos vësh re se këto kohë krahas pandemisë, po përhapet një ‘infodemi’, shtrembërim i realitetit i bazuar tek frika, i cili në shoqërinë tonë globale çon në një shpërthim komentesh mbi lajme të falsifikuara, apo të sajuara”, tha Papa Françesku.

Ai tha se qasja tek informacioni i saktë, bazuar në të dhëna shkencore, është një e drejtë që gëzon çdo njeri, e që duhet të garantohet veçanërisht për ata që kanë më pak mundësi për të kuptuar mes rrëmujës së dezinformatave dhe komenteve të maskuara si fakte, të cilat janë të disponueshme në internet.

Në të njëjtën kohë, Papa Françesku kërkoi një qasje të mëshirshme e misionare ndaj atyre që bien pre e shtrembërimeve të tilla, në mënyrë që ata të ndihmohen të kuptojnë të vërtetën, sikurse tha ai.

“Lajmet e rreme duhet të përgënjeshtrohen, por çdo person duhet të respektohen gjithmonë, sepse ai beson shpesh pa vetëdije”, tha ai. “Realiteti është gjithmonë më kompleks se sa mendojmë dhe ne duhet të respektojmë dyshimet, shqetësimet dhe pyetjet që ngrenë njerëzit, pa i nënvleftësuar kurrë”, shtoi Papa.

Disa përfaqësues të kishës katolike, përfshirë disa peshkopë dhe kardinalë konservatorë të Shteteve të Bashkuara, thonë se vaksinat e bazuara në kërkime që përdorin qeliza të marra nga fetuset e abortuara, ishin të pamoralshme dhe kanë refuzuar të vaksinohen.

Por Zyra e Doktrinës në Vatikan, ka thënë se është moralisht e pranueshme për katolikët që të marrin vaksina kundër COVID-19, përfshirë dhe ato të bazuara në kërkime që përdorën qeliza të marra nga fetuset e abortuara. Papa Françesku dhe Benedikti XVI janë imunizuar plotësisht me vaksina të Pfizer-BioNTech-ut.

Papa Françesku ka qenë një nga udhëheqësit fetarë më të zëshëm që ka folur në favor të vaksinave dhe respektimit të masave për të luftuar pandeminë. Ai ka lënë të kuptohet se njerëzit kanë një detyrim moral për të siguruar kujdesin shëndetësor për veten dhe të tjerët. Kohët e fundit Vatikani i kërkoi gjithë anëtarëve të personelit që të vaksinohej ose të paraqisnin prova se e kishin kaluar COVID-19, si kusht për shkuar në punë./VOA

Etiketa: infodemipapa francesku

Lajme të lidhura

BOTA

Masat të larta sigurie gjatë konklavës, të ngjashme me ato të funeralit të Papës

22:39 : 30/04/2025
BOTA

A do të jetë pasardhësi i Papa Françeskut një hungarez?

17:39 : 27/04/2025
BOTA

FOTO/ Trump theu kodin e veshjes në funeralin e Papa Françeskut

22:18 : 26/04/2025
BOTA

Thuajse 9 dekada, jeta e Papa Françeskut përmes imazheve

11:14 : 26/04/2025
BOTA

Drejton funeralin e Papa Françeskut, kush është kardinali 91-vjeçar Giovanni Battista Re?

10:55 : 26/04/2025
BOTA

Donald Trump dhe Zonja e Parë e SHBA-së, mbërrijnë në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan

10:17 : 26/04/2025
Para

Borxhi publik/ Meta: Përkeqësimi në vend nuk ndalet, domosdoshmëri reflektimi i menjëhershëm

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Dëshmitë e Dumanit, SPAK dërgon për gjykim bandën e Suel Çelës, Vis Martinajt dhe Çapjan

11:23 : 15/05/2025

“Mos luaj me dy porta”/ Rama e kërcënoi, SPAK i sekuestron celularin kryebashkiakut të PS (VIDEO)

11:11 : 15/05/2025

Policia refuzon kërkesën e opozitës për protestë në Tiranë, në të njëjtën kohë me samitin e BE-së

11:05 : 15/05/2025

Kryeministri britanik nis vizitën në Tiranë, takohet me presidentin Begaj

10:54 : 15/05/2025

Denoncon e ëma, një 3-vjeçar dhunohet në një çerdhe në Shkodër

10:39 : 15/05/2025

Altin Goxhaj denoncon skandalin: Votova dy herë! Pajisa e identifikimit, e manipulueshme

10:35 : 15/05/2025

Në PD-në e Korçës akuza ndaj kandidates së listës së mbyllur: Nuk çirrej për partinë, por për…

10:23 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com