• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

LSI: Qeveria financon tendera sekretë

14:28 : 29/01/2022
në AKTUALITET, POLITIKE, SHENDETI

Lëvizja Socialiste për Integrim, akuzoi qeverinë se nuk ka rimbursuar barnat për qytetarët e infektuar me Covid-19.

Sekretari për Çështjet e Shëndetësise në LSI, Besnik Jakaj, i kërkoi drejtësisë të hetojë  aferat korruptive dhe tenderat  sekretë që janë dhënë gjatë periudhës së pandemisë.

“Vetëm periudha dhjetor-janar referuar statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë ka rreth 60 mijë raste të infektuar me covid. Në fakt të infektuarit realë janë disa herë më shumë.
Dhe po t’i referohemi trajtimit bazik të tyre në bazë të udhëzimit të qeverisë vetëm për rimbursimin e barnave do të kërkoheshin mbi 20 milionë dollarë. Siç është bërë publike, LSI ka paraqitur në Parlament një amendament për një shtesë në buxhetin e shëndetësisë prej rreth 20 milionë dollarë për të përballuar këtë fazë të re të pandemisë. Në mënyrë që t’ju vihet në ndihmë familjeve në nevojë që do përballen me infektimin. Qeveria e kundërshtoi në mënyrë të papërgjegjshme këtë nevojë tejet të domosdoshme dhe deputetët e rilindjes nuk e miratuan atë. Këto para qeveria nuk i dha tek familjet e varfra.
Të atyre që janë pa punë, të atyre që kanë humbur vendet e punës për shkak të pandemisë. Të atyre që kanë humbur vendet e punës për shkak të keqqeverisjes. Ndërkohë qeveria vetëm 2 muaj më parë mori 700 milionë euro borxh për të mbuluar aferat e saj korruptive. Ndërsa para për ilaçet e qytetarëve të varfër në pandemi nuk ka?
Dy muaj më parë qeveria mori 200 milionë euro borxh për të mbuluar korrupsionin e saj në OSHEE. Ndërsa para për rimbursimin barnave të qytetarëve të varfër në pandemi nuk ka?
Vetëm dy ditë më parë qeveria mori edhe 50 milionë euro borxh të tjera gjoja për energjinë. Ndërsa para për rimbursimin e ilaçeve të qytetarëve në pandemi nuk ka?
Qeveria vazhdon paguan korrupsionin e inceneratorëve pronarët e të cilave janë shpallur në kërkim ndërkombëtar. Por para për shëndetin e jetën e qytetarëve tanë nuk ka?
Qeveria ka para për të financuar tenderat sekret në shëndetësi me 10 fishin e çmimeve ndërkombetare. Por para për shendetin e qytetarëve të varfer nuk ka”, u shpreh ai.

“Të dashur qytetarë, ne jemi përballur si asnjë vend tjetër me këtë pandemi të tmerrshme pa asnjë ndihmë nga qeveria jonë. Por jemi detyruar ta zgjidhim vetë hallin që na ka rënë me mënyrën tonë me parat tona e në shumë raste duke paguar me shëndetin e jetën e njerëzve tanë. Po të shikojmë në farmacitë tona ka me dhjetëra qytetarë që në pa mundësi ekonomike për të marrë një terapi të plotë mjekimi kërkojnë përgjysmimin e saj vetëm për një ditë ose duke prerë blisterat e ilaçeve me gëshërë për të marrë një ose dy tableta aq sa para kanë. Në këtë mënyrë duke ju nënshtruar me dhimbje sëmundjes e fatit të tyre se qeveria nuk denjon t’i mbështesë në këtë hall të madh. I bëjmë thirrje drejtësisë të zbardhë në mënyrë urgjente aferat korruptive të qeverisë në këtë kohë pandemie dhe të verë para përgjegjësisë personat përgjegjës. Qeveria të thjeshtojë në maksimum procedurat për rimbursimin e barnave për të infektuarit, që po trajtohen në banesë si dhe të marrë masa për ofrimin e asistencës infermierore për rastet kur kanë nevojë për bërjen e injeksioneve dhe të terapive në kushtet e shtëpisë. Këto masa duhen zbatuar menjëherë. Shqiptarët nuk mund të paguajnë më me jetën dhe shëndetin e tyre korrupsionin e qeverise”, shtoi.

Lexo edhe:

“Inceneratori Fier më ka 180 mijë euro borxh”/ Gjykata rrëzon ish-deputetin e LSI: Faturat e parregullta

Skandal në Kadastër/ Martin Kala fshin transkriptin kundrejt pagesës, kalon kontratën pa afat te firma tjetër

Etiketa: Besnik Jakajlsi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Inceneratori Fier më ka 180 mijë euro borxh”/ Gjykata rrëzon ish-deputetin e LSI: Faturat e parregullta

15:56 : 20/07/2025
AKTUALITET

Skandal në Kadastër/ Martin Kala fshin transkriptin kundrejt pagesës, kalon kontratën pa afat te firma tjetër

15:24 : 15/07/2025
AKTUALITET

Meta: Zbulimi i kartës së Monikës, ngjarja më shokuese e jetës! Çfarë më tha Braimllari në Jalë

18:01 : 30/06/2025
AKTUALITET

“Palaço e regjimit”, PL vijon akuzat për mashtrim ndaj Braimllarit. Publikon dokumentin e SPAK

21:13 : 21/06/2025
AKTUALITET

Lobimet e LSI/ Meta ia “faturon” Endrit Braimllarit: E vërteta nuk fshihet më!

14:05 : 21/06/2025
AKTUALITET

Rama vazhdon sulmin ndaj partive të reja: Mos t’i lemë të mbijnë farërat e këqija, janë të tërë bufa

12:31 : 03/05/2025
Para

Teuta zyrtarizon Jahmir Hykën

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e shtunë 26 Korrik 2025! Ja çfarë thonë yjet për secilën shenjë

22:57 : 25/07/2025

Zjarri përfshin nënstacionin e Ibës, ndërpritet energjia në disa zona të Tiranës

22:50 : 25/07/2025

Skandal në Britani/ Ylli i “Top Boy” akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual

22:39 : 25/07/2025

Zyrtare/ Vora transferon një brazilian, Vinicius firmos për debutuesit e Superiores

22:38 : 25/07/2025

Sekuestrimi i pasurive/ Ish-ambasadori Edmond Çaça bleu truall 2.1 mln euro tek “Jordan Misja”

22:29 : 25/07/2025

Polemika në MLS, Messi ndëshkohet për mospjesëmarrjen në All-Star Game

22:26 : 25/07/2025

Temperaturat në Greqi arrijnë në gati 46 gradë Celsius

22:17 : 25/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com