Punimet në stadiumin e ri të Partizani po ecin në mënyrë të kënaqshme dhe synohet që të jetë gati deri në datën 4 shkurt.
Ka nisur shtrimi i tapetit dhe në ditët në vijim pritet të përfundojë, në mënyrë që ekipi të zhvillojë stërvitjen e parë në shtëpinë e re. Kanë përfunduar ndërkohë dhomat e zhveshjes së lojtarëve.



