• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shashkat tymuese dhe beteja e vërtetë

11:25 : 27/01/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Mes tymnajës dhe sherrnajës politike, ka pak vend për diskutim të legjislacionit, diskutim të politikave publike, debat mbi zhvillimin ekonomik, debat konstruktiv dhe teknik mbi shifrat e borxhit, apo varfërisë që është ulur këmbëkryq në familjet shqiptare. Të dhënat janë shqetësues, duke nisur nga niveli i varfërisë relative që ka arritur në mbi një të tretën e popullatës, ku plot 37 përqind e familjeve shqiptare vuajnë ndër të tjera nga varfëria energjitike, ku kemi numrin më të lartë të fëmijvë të varfër në Ballkanin Perëndimor dhe 50 mijë familje janë fshirë nga ndihma ekonomike nga një qeveri e majtë. E cila çuditërisht është mjaft bujare në shpërndarje llokmash përmes partneriteteve pirat-plaçkitëse, të cilat kanë arritur në fiks një të tretën e prodhimit të përgjithshëm bruto apo thënë ndryshe ekonomisë shqiptare, ku niveli i shërbimit të borxhit dhe interesave që paguhen mbi të ka arritur nivele shqetësuese etj.

Në kuadër të një lufte që zhvillohet më tepër me mjete anti-politike ose në rastin më të mirë para-politike, ka pak vend për politikën si përfaqësim të halleve, problemeve dhe interesave të qytetarëve. Të cilët janë shumica e heshtur përtej militantëve të zhurrmshëm të secilës nga tre palët e politikës shqiptare në këto momente. Ka pak vend për diskutim racional mbi çështje të tilla si më poshtë. Për shembull, nëse diskutohet zgjatja e mandateve të vetingut, a është bërë ndonjë analizë pse është stërgjatur në kohë duke thyer çdo kohëzgjatje normale dhe shpërdoruar qindra milionë euro të taksapaguesve europianë? Apo çfarë nevoje ka për shashka tymuese konsultimesh gjasme popullore të stilit maocedunian, për të kamufluar vendim-marrje të gatshme nga ana e një qeverie me arka të zbrazura, ndërkohë që kjo qeveri ka marrë një mandat të plotë bazuar mbi një program elektoral më pak se një vit më parë? Çfarë bilanci paraqiti kjo qeveri në krye të 100 ditëve? A ka përgjegjësi politike, përvec asaj penale për aferën e pistë të incineratorëve dhe ku shkon kjo përgjegjësi?

Nga ana tjetër, flitet për zgjedhje lokale dhe kandidatë deri tani thuajse të konfirmuar nga ana e mazhorancës por asnjë gjysëm fjale se pse shumë nga kandidatët e mëparshëm i kapi ose rrjeta e kriminalizimit (Shkodër, Vorë) ose ajo e korrupsionit (Lushnje). Për mos të folur për Vangjush (non-gratën) e Durrësit që vijon ende të jetë ai që lëviz fijet në prapaskenën elektorale dhe jo vetëm.

Natyrisht ka shumë për të bërë dhe për të kontribuar, kryesisht nga ana e opozitës, por edhe aktorë të rëndësishëm të shoqërisë civile në formën e propozimeve, amendamenteve, projekt-ligjeve dhe debateve konstruktive për të vënë me shpatulla pas muri një mazhorancë të korruptuar që rrëshqiti edhe një vend më poshtë në raportin e Transparency International për matjen e perceptimit mbi korrupsionin, ndërkohë që Republika e Kosovës u ngjit plot…, 17 vend më sipër në mënyrë befasuese dhe përgëzuese.

Lexo edhe:

Arben Malaj: Rama qeveris me autoritarizëm! Veprimi në Vlorë, antiligjor

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

Duhet një orë e më parë të diskutohet dhe të ngrihen grupet e punës me miksim politik dhe teknik për reformën administrative-territoriale dhe gjithashtu ndryshime kushtetuese dhe në kodin zgjedhor për të pasur më së fundmi një reformë zgjedhore të pakontestuar dhe që krijon kushte të barabarta për aktorët në proces. Kjo do të sillte ndoshat për herë të parë zgjedhje të pakontestuara dhe fillimin e demokratizimit të partive politike.

Duhet gjithashtu një orë e më parë një veting në kuadër të dekrimininalizimit të organeve ligjvënënëse dhe ligjzbatuese në nivel qëndror dhe lokal, një Autoritet Qëndror për Anti-Korrupsionin, një luftë sistemike dhe e pandërprerë ndaj burimeve të paligjshme të financimit të krimit dhe pastrimit të produkteve financiare kriminale në ekonomi.

Kjo kërkon padiskutim vullnet shtetëror që për momentin Shqipëria nuk e ka. Vetëm një qeveri që e kupton, e dëshiron, di ta bëjë dhe ka vullnet për ta kryer një proces të tillë, do të ishte ogur i mirë për një rifillim ndryshe. Natyrisht kjo kërkon një zë opozitar sa më të unifikuar në qëllime dhe mendësi, një front opozitar që lë mënjanë ndarjet meskine dhe luftërat për pushtet personal, një shoqëri civile më dinamike dhe një media më kritike. Fatkeqësisht do të kërkojë kohë…., ndërkohë që Shqipëria vijon e zbrazet.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arben Malaj: Rama qeveris me autoritarizëm! Veprimi në Vlorë, antiligjor

22:05 : 05/07/2025
AKTUALITET

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

21:55 : 05/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:41 : 05/07/2025
RAJONI

Maqedonia e Veriut do vendosë taksë beqarëve? Mickoski: Më shumë vdekje se sa lindje

21:30 : 05/07/2025
RAJONI

Kuvendi i Kosovës dështon sërish konstituimin

21:17 : 05/07/2025
AKTUALITET

Çudit deputetja e re e Ramës: Çfarë ka Zelensky më shumë se Zegjineja…

21:12 : 05/07/2025
Para
Foto: Instagram

Xhemi Shehu rikthehet në Top Channel, ja emisioni i ri ku do e shohim

TË GJITHA

Arben Malaj: Rama qeveris me autoritarizëm! Veprimi në Vlorë, antiligjor

22:05 : 05/07/2025

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

21:55 : 05/07/2025

EMRI/ Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:41 : 05/07/2025

Maqedonia e Veriut do vendosë taksë beqarëve? Mickoski: Më shumë vdekje se sa lindje

21:30 : 05/07/2025

Kuvendi i Kosovës dështon sërish konstituimin

21:17 : 05/07/2025

Çudit deputetja e re e Ramës: Çfarë ka Zelensky më shumë se Zegjineja…

21:12 : 05/07/2025

Infeksionet bakteriale dhe virale/ Mjeku Ilir Alimehmeti paralajmëron për rreziqet e verës

20:49 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com