• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Escobar dhe Lajçak në Prishtinë dhe Beograd për rinisjen e Dialogut, BE fajëson Kosovën për ngecjen

08:40 : 26/01/2022
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha dje se javën e ardhshme i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, do të qëndrojnë në Prishtinë dhe në Beograd në një përpjekje për të ripërtërirë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve.

Ai e bëri këtë paralajmërim gjatë një konference me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç në Bruksel, duke hedhur fajin për ngecjen e procesit të bisedimeve te autoritetet në Kosovë, njofton Zeri i Amerikes.

“Dua t’ia bëj të qartë Kosovës se nuk zhvillohen vetëm për hir të bisedimeve, por për shkak se janë thelbësore për përparimin në rrugëtimin evropian. Së bashku me (Mirolav) Lajçakun, do të vazhdojmë të përgatisim takimin e radhës të udhëheqësve, por kjo do të ndodhë vetëm nëse të dyja palët merren vesh rreth rezultateve pozitive dhe konkrete. Prandaj unë dhe Lajçaku do të vazhdojmë të angazhohemi me palët, e posaçërisht me Kosovën, e cila po dëshmon më shumë jogatishmëri për t’u ulur në tryezë”, tha Borrell, duke nënvizuar se javën e ardhshme zoti Lajcak bashkë me të dërguarin amerikan do të qëndrojnë në Prishtinë prej nga më pas do të shkojnë në Beograd.

Takimi i fundit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është mbajtur në korrik të vitit 2021 pa ndonjë përparim dhe qëndrimet tërësisht të kundërta të palëve detyruan BE-në të heq dorë në fund të vitit të kaluar që të organizojë një takim të ri.

Mospajtimet më të thella kanë të bëjnë me asociacionin e komunave me shumicë serbe, meqë Beogradi ngulë këmbë që kjo është çështja kryesore, ndërsa Prishtina kërkon që çështje tjera më të ngutshme si ndriçimi i fatit të personave të zhdukur, të hidhen në tryezë.

Lexo edhe:

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

Më herët gjatë këtij muaji Beogradi reagoi me zemërim ndaj vendimit të Prishtinës për të mos lejuar mbajtjen e nje referendumi të Serbisë në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë. Qeveria e Kosovës refuzoi thirrjet e diplomatëve perëndimor për të lejuar një gjë të tillë duke theksuar se kjo bie ndesh me kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Zoti Borrell të martën ritheksoi kërkesën që palët të zbatojnë marrëveshjet e arritura në procesin e bisedimeve, ndërsa i tha kryeministres serbe se përparimi në fushën e sundimit të ligjit, të drejtave themelore dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën do të përcaktojnë ritmin e negociatave për anëtarësim të Serbisë.

“Duke folur për normalizimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të mirë fqinjësor në mënyrë më të zgjeruar, më lejoni të theksoj këto në vazhdim: Nuk ka vend në Evropë për mohuesit e gjenocidit, nuk ka vend për glorifikimin e krimeve dhe kriminelëve të luftës si dhe tolerimin ose përkrahjen publike për ata që mohojnë gjenocidin, madhërojnë krimet e luftës ose ata që cenojnë tërësinë tokësore të vendit të tyre, jo vetëm që kërcënojnë qëndrushmërinë rajonale dhe pajtimin rajonal, por po ashtu nuk janë në pajtim me me vlerat dhe aspiratat evropiane”, tha zoti Borell.

Më herët gjatë këtij muaji Bashkimi Evropian paralajmëroi udhëheqësit e serbëve të Bosnjës se mund të përballen me sanksione dhe me rishqyrtim të ndihmës evropiane, nëse nuk i japin fund nxitjes së tensioneve dhe retorikës nxitëse ndërmjet komuniteteve.

Paralajmërimi pasoi kremtimin e ditës së Republikës Serbe, një nga dy entitetet e Bosnjës. Nëntë janari është dita kur në vitin 1992 serbët e Bosnjës shpallën pavarësinë nga pjesa tjetër e vendit, gjë që u pasua me një luftë të përgjakshme, e cila la pas vetes 100 mijë të vrarë.

Përgjatë kremtimit u shënuan incidente gjithandej Republikës Serbe, thirrje në mbështetje të kriminelëve të luftës dhe kërcënime ndaj myslimanëve boshnjakë.

BE-ja shprehu keqardhjen edhe për mbështetjen e dhënë nga partnerët e tjerë për demonstrative të tilla, që kërcënojnë qëndrueshmërinë rajonale dhe ndikojnë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Përfaqësues të qeverisë nga Beogradi, ishin pjesë e kremtimeve.

Me 5 janar, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja ndaj udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, për korrupsion dhe kërcënim ndaj qëndrueshmërisë dhe tërësisë tokësore të Bosnjës. Bashkimi Evropian ende nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim.

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025
AKTUALITET

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025
RAJONI

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025
SPORT

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025
AKTUALITET

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025
AKTUALITET

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025
Para

I mituri 5 vjeçar gjendet i vdekur brenda shtëpisë, policia arreston një grua për vrasje

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com