• Kontakt
Wednesday, September 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria vazhdon të kontrollojë axhendën e Kuvendit, vlerëson raporti

22:06 : 25/01/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, pavarësisht rikthimit të opozitës dhe një funksionimi formal, nuk ka arritur ende të luajë rolin e një parlamenti normal, të kontrollojë ekzekutivin dhe të ndërmarrë nisma që sjellin reforma – vlerëson një raport monitorimi i punës 3-mujore të Kuvendit të Shqipërisë, i kryer nga Instituti i Studimeve Politike, ISP.

“Ndonëse shënoi disa elementë pozitivë progresi, Kuvendi ende nuk ka arritur të forcojë rolin kushtetues të kontrollit mbi pushtetin ekzekutiv dhe ekziston perceptimi i gjerë se qeveria vijon të ketë ndikim dhe kontroll si në axhendën parlamentare, ashtu edhe në vendimmarrjet e tij,” thekson raporti.

Gjatë periudhës shtator-dhjetor 2021, rreth 94 për qind e nismave ligjore kanë mbërritur nga ekzekutivi, ndërkohë që vetë kryeministri Edi Rama votoi vetëm 59% të akteve të propozuara nga qeveria e tij.

Një tjetër problematikë ka të bëjë me përfaqësimin politik të opozitës, e cila, sipas raportit të monitorimit, është ndikuar nga konflikti i brendshëm politik për shkak të shpalljes “non-grata” e ish-kryeministrit Sali Berisha nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë Berisha praktikisht nuk e ka ushtruar detyrën e deputetit në këtë legjislaturë, pasi ka shkuar vetëm në një seancë, atë të betimit.

Lexo edhe:

Hakeri 33-vjeçar nga Kosova deklarohet fajtor, rrezikon 10 vite burg federal në SHBA

Këta janë dy inspektorët e AKU që lejuan eksportimin e domateve me pesticide të “EraFruit” në Kroaci

“Ndikimet e disa zhvillimeve të brendshme në PD dhe votat në bllok të mazhorancës për çdo akt në shqyrtim, e dobësuan funksionalitetin dhe pluralitetin e Kuvendit. Gjithsesi, legjislatura aktuale shfaqet më cilësore sesa në vitet 2019-2021,” vlerëson raporti.

Raporti i monitorimit të ISP bën vlerësimin e performancës parlamentare për çdo deputet, ndërsa sheh si shqetësues fjalorin politik të deputetëve.

“Ligjërimi politik parlamentar vijon të jetë i ngarkuar dhe i personalizuar, në disa raste edhe denigrues mbi bazë gjinore, moshore dhe politike, duke mbetur një pengesë serioze në qëllimin e Kuvendit për rritjen e besimit publik, të integritetit dhe të llogaridhënies,” thuhet aty.

Drejtori ekzekutiv i ISP, Afrim Krasniqi, i tha BIRN se deputetët më aktivë vijojnë të jenë disa që i njohin dhe i përdorin praktikat parlamentare, ndërsa deputetët më të dobët janë ata që përfaqësojnë biznesin dhe vazhdojnë të zgjidhen pa pasur kontribute parlamentare. Sipas tij, sistemi i zgjedhjes së deputetëve është për ata që fitojnë vota dhe jo për ata që përfaqësojnë më shumë zgjedhësit”.

“Parlamenti ka bërë hapa në kuadër të transparencës edhe falë donacioneve të huaja, por mbetet shqetësues ligjërimi politik, i cili është denigrues, fyes mbi krahinat, grupet e zërat kritikë, duke sjellë shembuj negativë dhe duke përçuar konflikt në shoqëri, kur duhej të ishte e kundërta,” tha Krasniqi.

ISP risjell në vëmendje se ka ende probleme me transparencën për median dhe publikun, pavarësisht praktikës së mbledhjeve të komisioneve online. ”Vonesa në publikimin e procesverbaleve dhe mangësitë në procesin e konsultimeve publike mbeten një shqetësim i vazhdueshëm,”thuhet në raport.

Në performancën e deputetëve vihet re që gratë deputete kanë qenë më aktive sesa deputetët meshkuj (+3% në nivel krahasues në parlament). Nga ana tjetër, deputetët e vjetër ishin +7% më aktivë sesa deputetët e rinj, prurje nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Opozita dominoi me 52% të diskutimeve, por në kohë diskutimi mazhoranca ishte dominuese.

Bazuar në fjalimet e mbajtura në Kuvend dhe diskutimet në komisionet parlamentare, deputetët më aktivë janë vlerësuar Jorida Tabaku e PD-së dhe Erion Braçe i PS-së. Ndërkohë, raporti vë në dukje se 18 deputetë nuk ishin aktivë në komisione dhe as në seanca plenare, duke mos lënë gjurmë të aktivitetit të tyre parlamentar.

ISP ka tentuar gjithashtu të masë zbatimin e rekomandimeve të Kuvendit për institucionet që kontrollohen prej tij, por 10 institucione nga 24 gjithsej nuk kanë dhënë informacion të mjaftueshëm apo nuk janë përgjigjur kërkesës së Institutit.

“Deri në këto momente është konstatuar fakti se, referuar përgjigjeve të dhëna, në tërësi evidentohet një nivel nën mesatar i përmbushjes së rekomandimeve,” thuhet në raport. /BIRN/

Lajme të lidhura

BOTA

Hakeri 33-vjeçar nga Kosova deklarohet fajtor, rrezikon 10 vite burg federal në SHBA

19:21 : 10/09/2025
AKTUALITET

Këta janë dy inspektorët e AKU që lejuan eksportimin e domateve me pesticide të “EraFruit” në Kroaci

19:08 : 10/09/2025
BOTA

Dronët rusë në Poloni, presidenti i Italisë: Kështu nisi edhe Lufta e Parë Botërore

19:05 : 10/09/2025
Shkrime promocionale

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

18:54 : 10/09/2025
BOTA

Nepal/ Ministrin e Financave e zhveshin dhe e hedhin në lumë, turma e ndjek nga pas (Video)

18:47 : 10/09/2025
AKTUALITET

Boçi: Largimi nga Kuvendi nuk sjell të mira për opozitën, humb besueshmërinë e ndërkombëtarëve

18:44 : 10/09/2025
Para

Emri/ Arrestohet personi që vendosi lëndë plasëse te banesa e Armando Dukës

TË GJITHA

Hakeri 33-vjeçar nga Kosova deklarohet fajtor, rrezikon 10 vite burg federal në SHBA

19:21 : 10/09/2025

Këta janë dy inspektorët e AKU që lejuan eksportimin e domateve me pesticide të “EraFruit” në Kroaci

19:08 : 10/09/2025

Dronët rusë në Poloni, presidenti i Italisë: Kështu nisi edhe Lufta e Parë Botërore

19:05 : 10/09/2025

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

18:54 : 10/09/2025

Nepal/ Ministrin e Financave e zhveshin dhe e hedhin në lumë, turma e ndjek nga pas (Video)

18:47 : 10/09/2025

Boçi: Largimi nga Kuvendi nuk sjell të mira për opozitën, humb besueshmërinë e ndërkombëtarëve

18:44 : 10/09/2025

Egli Tako pjesë e ‘E diell’, Xheneta Fetahu thumbon: Një kopje me dy fytyra

18:36 : 10/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com