• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjedhjet e 6 marsit, shansi për Bashën e Berishën dhe testimi për Ramën

15:34 : 21/01/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Gjergji Koja

Më 6 mars do të mbahen zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki, tre prej të cilave, Lushnja, Shkodra dhe Durrësi, të kategorisë së parë, mund të jenë prova reale për lidershipin politik në vend.

Rezultati i zgjedhjeve në këto 6 bashki, ku përfshihen edhe Rrogozhina, Dibra e Vora, ka peshë për Berishën dhe Bashën, që duket se do të garojnë me kandidatë respektivë, ndërsa Edi Rama si Kryeministër ka shansin që të tregojë se mund të organizojë zgjedhje të pranueshme, në mos të lira.

Zgjedhjet e 25 prillit kanë damkën e manipulimit dhe tjetërsimit të votave, jo thjesht përmes shitblerjes, një fenomen që tashmë përsëritet, por edhe sistemit të patronazhistëve apo përdorimit të parave të buxhetit dhe fondeve të rindërtimit si një instrument për të siguruar vota në favor të Qeverisë.

Rama e di shumë mirë se kryebashkiakët e 6 qyteteve, edhe nëse fitohen nga kandidatët e opozitës, nuk do të mund të bëjnë asgjë kur këshillat bashkiakë i kanë kundër 100 %, dhe nëse Qeveria nuk do të tregohet zemërgjerë për ti trajtuar me respekt.

Lexo edhe:

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

Ndaj ai ka luksin që në 6 mars thjesht të tregojë se me qeverisjen e tij mund të mbahen zgjedhje të pranueshme, që votat e atyre qytetarëve do të lexohen drejt dhe që nuk do të ketë tentativa për tjetërsim. Janë zgjedhje mazhoritare, ku në lojë krahas emrit të kandidatit do të jetë edhe fytyra e formacionit politik që do i mbështesë ato që do të garojnë.

Gjithashtu ai mund të luajë në prapaskenë, mund të mbështesë cilindo nga kandidatët e opozitës dhe të shtojë sherrnajën në kampin opozitar, duke fundosur njërin apo tjetrin, ose ndoshta të përdorë shprehjen që ka shumë për zemër “kokat hëngshi”, dhe të rrëmbejë edhe këto bashki, të cilat si me kryetar si pa to, i komandon përmes këshilltarëve bashkiakë.

Në anën tjetër Lulzim Basha në 6 mars teston mbështetjen qytetare për të gjitha veprimet e tij, pavarësisht se një justifikim për çdo rezultat negativ e ka gati: do akuzojë Berishën se përçau votat e opozitës. Kjo ka nisur të thuhet që sot nga të emëruarit e Bashës në atë që ai e konsideron Partia Demokratike.

Shansi që ka ai në këto zgjedhje është që ambasadorja amerikane Yuri Kim të bëjë një apo dy deklarata qartazi në mbështetje të emrave që do të hedhë në fushë Lulzim Basha, si për të treguar se qytetarët duhet të zgjedhin pikërisht këta kandidatë, përballë atyre që do të kenë edhe mbështetjen e Berishës.

Por a është e mjaftueshme kjo ndihmë? Kutitë nuk mund të mbushen as me deklaratat e Kim dhe as me vlerësimet se Basha është më i mirë se Berisha, për të cilin paraardhësit e Yuri Kim janë shprehur me superlativa duke e cilësuar edhe “burrë shteti”.

Lulzim Basha dhe emrat që ai do të caktojë si kandidatë duhet të bindin qytetarët, por në rradhë të parë demokratët për ti mbështetur dhe votuar. Zgjedhjet e 6 marsit do të tregojnë sa efikase kanë qenë të gjitha lëvizjet politike, vendimmarrjet apo zigzaget e Lulzim Bashës, jo vetëm në 3-4 muajt e fundit. Prej vitit 2017, kohë kur ngriti çadrën përballë Kryeministrisë, Lulzim Basha kishte si pikësynim elektoratin gri, gjë që nuk arriti ta merrte as në zgjedhjet e atij viti, as në 2021. Sot ndoshta me largimin e Berishës nga PD, ai shpreson që të ketë ngjitur te këta votues. Thjesht fare, me 6 mars Basha do testohet nëse ka bindur elektoratit gri, përveç votave të PD-së, apo ka humbur edhe votat e demokratëve.

Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit të PD gjithashtu e kanë 6 marsin një testim, për të treguar se ata kanë shumicën jo vetëm të demokratëve, por edhe kanë zgjuar një lloj reagimi qytetar ndaj arrogancës dhe keqqeverisjes së Edi Ramës. Ky proces do të tregojë nëse në 4 muaj Berisha ka zgjuar ndonjë shpresë me lëvizjen e tij, apo thjesht ka shërbyer si një zgjim te militantët demokratë të zhgënjyer nga Basha.

Më 6 mars, Berisha ka mundësinë që të bëjë realitet premtimin se mund të ndalojë apo minimizojë manipulimet zgjedhore, të cilat i ka përmendur gjatë Foltoreve, ose në rastin më të keq të faktojë se ka pasur manipulim, duke bërë një dallim të madh me Lulzim Bashën, që mjaftohet thjeshht duke akuzuar Ramën për vjedhje votash.

Berisha, armën më të fortë që mund të luajë në 6 mars ka krijimin e një koalicioni të gjerë, me aktorë dhe faktorë politikë, për të treguar se mbetet mjeshtër në këtë drejtim dhe di të vlerësojë peshën e çdo vote. Basha nuk arriti kurrë të krijonte koalicione të qenësishme, madje me qëndrimet e tij politike, i dha Edi Ramës mundësinë që të fshijë ligjërisht krijimin e koalicioneve parazgjedhore, duke fragmentarizuar votat kundër qeverisë.

Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit nuk janë larg, prej tyre mund të kuptojmë se kush do drejtojë opozitën, bazuar në votat që do të marrin kandidatët e saj, por edhe nëse në këtë vend mund të mbahet një proces larg manipulimit.

Lajme të lidhura

SPORT

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025
SPORT

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025
SPORT

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025
SPORT

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025
Para

Një humbje jete dhe rreth 3,000 raste të reja me koronavirus në Kosovë

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com