• Kontakt
Tuesday, September 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rimëkëmbja ekonomike, KE: Konsumi i familjeve shqiptare dhe investimet mbeten të dobëta

18:11 : 21/01/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Rimëkëmbja ekonomike në rajonin e Ballkanit Perëndimor ngadalësoi ritmin në tremujorin e tretë të 2021, por megjithatë mbeti e fortë, konstatoi Komisioni Europian në raportin e tremujorit të katërt 2021 për vendet kandidate dhe potenciale kandidate. Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i rajonit u zgjerua me 8.6% me bazë vjetore, krahasuar me 14.5% në tremujorin e mëparshëm.

Pavarësisht nga efektet e dobësimit të bazës, rritja vjetore e prodhimit u nxit nga kërkesa e fuqishme e brendshme dhe e jashtme. Në përputhje me performancën e fortë ekonomike, rritja e punësimit u përshpejtua në tremujorin e tretë të 2021, në raport me periudhën përkatëse të vitit të mëparshëm dhe normat e papunësisë ranë në shumicën e vendeve, ndërkohë që pjesëmarrja në fuqinë punëtore u rrit. Deficiti i llogarisë korente të rajonit u ngushtua ndjeshëm në 3.9% të PBB-së në katër tremujorët deri në shtator, niveli më i ulët në dhjetë vitet e fundit, i ndihmuar nga eksportet e larta, shtimi i flukseve të remitancave, të cilat përgjithësisht tejkaluan rritjen e deficitit të tregtisë së mallrave. Rimëkëmbja ekonomike mbështeti rritjen e të ardhurave buxhetore dhe reduktimin e deficiteve fiskale në të gjithë Ballkanin Perëndimor në njëmbëdhjetë muajt e parë të 2021-s, ndërkohë që raporti i borxhit publik ndaj PBB-së ra në shumicën e vendeve në krahasim me fundin e 2020-s.

Raporti konstaton se në Shqipëri rimëkëmbja e aktivitetit ekonomik humbi disi vrullin në tremujorin e tretë të 2021 me PBB-në reale që u zgjerua me 7,0% me bazë vjetore, pas një rritjeje prej 18,4% në tremujorin e mëparshëm. Zgjerimi u nxit kryesisht nga kërkesa e jashtme dhe rritja e ndjeshme e konsumit publik, ndërkohë që investimet dhe konsumi i familjeve u rritën vetëm në mënyrë të moderuar.

Rritja e inflacionit në 2.4% në tremujorin e tretë u shkaktua kryesisht nga luhatjet e forta të çmimeve të ushqimeve dhe transportit, ndërkohë që në nëntor rritja e çmimeve të energjisë e shtyu normën e inflacionit për herë të parë në vite mbi objektivin e inflacionit prej 3%. Megjithatë, Banka e Shqipërisë (BSH) i konsideroi presionet inflacioniste kryesisht si kalimtare dhe ripohoi në dhjetor qëndrimin e saj të politikës lehtësuese monetare për periudhën afatmesme, duke mbajtur normën e saj në nivel të ulët rekord në 0.5%, si dhe normat e depozitave dhe kredive njëditore në përkatësisht 0.1% dhe 0.9%.

Raporti e vë theksin në uljen e kredive me probleme (6.2% në nëntor), përshpejtimin e kredisë në sektorin privat, rritjes së investimeve të huaja, rritjes së fortë të eksporteve, përmirësimit të sektorëve prodhues, rimëkëmbjes së tregut të punës dhe rikthimit të besimit të bizneseve dhe konsumatorëve në nëntor, pas një rënieje prej disa muajsh. Në raport me PBB-në, kredia për sektorin privat u rikthye në nivelin e saj para pandemisë prej 39.6%.

Lexo edhe:

Horoskopi, e martë, 30 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

“Takimi i Arubës nisi për një kullë”, Alba Kepi: Shqetësuese fakti që Artur Shehu vijon të ketë biznese

Sipas raportit, në dhjetor 2021, qeveria rriti parashikimet për shpenzimet kapitale në rishikimin e pestë të buxhetit 2021, megjithëse deri në nëntor 36% e buxhetit kapital nuk ishte shpenzuar ende dhe deficiti fiskal ishte 1.8% e PBB-së, më pak se një e treta e plani i fundit. Në periudhën janar-nëntor, rritja e të ardhurave tatimore me 19.3% në vit ka tejkaluar planin e vitit 2021 si dhe nivelin e vitit 2019 në të gjitha kategoritë, përveç tatimit mbi fitimin dhe të ardhurat personale. Shpenzimet korente u rritën me 6.7% në terma vjetorë, të nxitura nga sigurimet shoqërore dhe mirëmbajtja, ndërsa shpenzimet kapitale u rritën fuqishëm me 33% me bazë vjetore (pjesërisht për shkak të punimeve të rindërtimit pas tërmetit) nga rritja e lartë në 2020. Borxhi publik qëndroi në 73.9% të PBB-së , me ulje me 1.8 pikë përqindje krahasuar me fundin e 2020-n, konstaton Komisioni Europian./Monitor

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e martë, 30 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 29/09/2025
AKTUALITET

“Takimi i Arubës nisi për një kullë”, Alba Kepi: Shqetësuese fakti që Artur Shehu vijon të ketë biznese

22:55 : 29/09/2025
AKTUALITET

Bushati: Raporti ndërkombëtar dëshmon se në Shqipëri demokracia ka vdekur

22:44 : 29/09/2025
BOTA

E plotë/ Ja plani 20 pikësh i Donald Trump për paqen në Gaza

22:39 : 29/09/2025
AKTUALITET

Shpërthim në Fushë Krujë, i vendoset tritoli “Range Rover-it” të administratorit Ilir Loci

22:36 : 29/09/2025
AKTUALITET

“U përplas me Zani Çaushin dhe u largua në SHBA”/ Gazetari: Artur Shehu kishte shumë skafe për dorgë

22:27 : 29/09/2025
Para

Emri/ Tjetër shqiptar drejt Seria A, ja skuadra që e kërkon

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 30 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 29/09/2025

“Takimi i Arubës nisi për një kullë”, Alba Kepi: Shqetësuese fakti që Artur Shehu vijon të ketë biznese

22:55 : 29/09/2025

Bushati: Raporti ndërkombëtar dëshmon se në Shqipëri demokracia ka vdekur

22:44 : 29/09/2025

E plotë/ Ja plani 20 pikësh i Donald Trump për paqen në Gaza

22:39 : 29/09/2025

Shpërthim në Fushë Krujë, i vendoset tritoli “Range Rover-it” të administratorit Ilir Loci

22:36 : 29/09/2025

“U përplas me Zani Çaushin dhe u largua në SHBA”/ Gazetari: Artur Shehu kishte shumë skafe për dorgë

22:27 : 29/09/2025

Do të mungojë 3 javë, sulmuesi i Tiranës humbet derbin ndaj Partizanit

22:24 : 29/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com