• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mallkimi i “5 Majit” për Veliajn: Tu thaftë betoni në duar

18:02 : 20/01/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Mbi 100 shtëpi, ku asnjëra nuk i kalonte tre kate, ranën nën këmbët e qindra efektivëve të policisë, bashkiake dhe të rendit që nuk ngurruan të shtynin e palosnin në tokë burra e gra, ashtu si fadroma banesat. Për bashkinë dhe qeverinë është vetëm një statistikë, për banorët e prekur është mundi, djersa, kujtimi dhe shpirti i një jete të vështirë që me shumë përpjekjeu kthye në një banesë. Gati si me gomë lapsi shtëpitë u fshinë nga toka, pasi në truallin e tyre do lartësohen pallate shumëkatëshe dhe qendra biznesi për oligarkinë ende të etur, edhe pse ka përpirë në tetë vite buxhetin e shtetit që majmet me taksat e qytetarëve.

Në emër të strehimit u bë një padrejtësi mbi të drejtën e pasjes së një strehe. Banorët e prekur nga tërmeti do të vendosen në këtë lagje, por me frikën e madhe të një mallkimi që vjen nga lotët e qindra banorëve të tjerë që mbetën pa strehë. Kur vjen fjala për beton dhe kulla, Erion Veliaj merr hov. Është ushqimi i përditshëm për të, është goja që bluan oligarkia e ndërtimit.

Dje ishte akti i fundit i episodit të tragjedisë që po ndodh në lagjen “5 Maji” në Tiranë. Nëpërmjet një vendimi të Këshillit të Ministrave më 2020 dhe me propozim të Bashkisë së Tiranës, u vendos që lagjja e re të ndërtohej në zonën e “5 Majit”. Si për ironi, 5 maji është dita e dëshmorëve, por dëshmorët e ditëve të sotme që u “pushkatuan” pa gjyq dhe u vranë në shpirt janë qindra qytetarë që panë sesi kursimet e 30 viteve të hedhura në ndërtimin e shtëpive të bienin brënda pak minutash.

Dhuna policore nuk mungoi, fyerjet gjithashtu jo dhe mbi të gjitha cinizmi i kreut të bashkisë së Tiranës që zaptoi televizionet duke justifikuar batërdinë që po ndodhte. Nuk është hera e parë që banorët nxirren dhunshëm nga banesat, nuk do të jetë as e fundit, pasi oligarkia e betonit, që ka gjetur një dorë që vetëm firmos e vulos nga dyshja Rama-Veliaj, po bëjnë gosti në qindra milionë euro.

Lexo edhe:

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

Vetëm emrin e kanë qytetarë, por si të tillë nuk po trajtohen. “Kush tenton të pengojë zhvillimin, do të shoqërohet në polici”-tha Rama, teksa u pyet për tragjedinë që po luhet me regjinë e tij dhe skenarin e Veliajt në lagjen “5 Maji”. Betonieret vetëm gjëmojnë rrugëve të kryeqytetit dhe rrotullojnë betonin që i jep frymë pushtetit, qondror apo lokal në emër të gjoja zhvillimit.

Pushteti u tregon forcën dhe jo arsyen. U kujton dhunën jo vetëm të shpirtit por edhe ata fizike duke i mbajtur gjithnjë të nënshtruar. Nga ana tjetër, kryebashkiaku Erion Veliaj me sytë e errësuar sheh vetëm një realitet: Kulla, qendra biznesi, pallate dhe beton kudo. Asgjë tjetër nuk ekziston për të, duke pasur me vete edhe buldozierin e propagandës ku veten e kthejnë në hero, ndërsa viktimën qytetar në kriminel që “pengon zhvillimin”.

Po kush nga ata banorë mjeranë ka mundësi të blejë apartamente në kullat e oligarkisë? Ndonjë patronazhist e napunës i pushtetit që pati shtëpi në zonën e “5 Majit” me siguri e ka marrë legalizimin dhe po trajtohet ndryshe nga fqinji i tij, edhe pse një gardh i ndan. Mallkimi më i madh që del nga banorët e prekur është që Veliajt t‘i ngrijë betoni në duar. Ndoshta kështu mund të kthehet në një “statujë”, por sërish firmën do e hedhë për leje ndërtimi kullash e vulën do e verë.

Lajme të lidhura

SPORT

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025
SPORT

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025
SPORT

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025
SPORT

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025
Para
Getty Images

Hernandez: Milani është ekipi qe kam ëndërruar, te Reali më mungonte besimi

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com