Përmbytjet e mëdha që ndodhën javën e kaluar në Toulouse të Francës ishin të rënda.
E teksa banorët vendas përpiqen të marrin veten, mbështetur maksimalisht nga strukturat lokale apo qeveritare, një tjetër realitet shfaqet buzë një lumi në lagjen Empalot, ku 15 azilkërkues shqiptarë janë duke kaluar një situatë tepër të vështirë.
Dalja e lumit nga shtrati ka përmbytur edhe barakat ku jetonin azilkërkuesit shqiptarë, kryesisht të komunitetit rom dhe tashmë atyre u duhet të jetojnë në këto kushte, në temperatura që arrijë deri në -1 gradë Celcius.
Të zhgënjyer nga vendi i tyre, kërkuan një jetë ndryshe, por tanimë atyre u mbetet të mbijetojnë në këtë mënyrë.
Nga ana tjetër, shërbimet shtetërore mbajnë në mbikëqyrje situatën, ndërsa prefektura kujton se këta persona janë larguar nga kampi i azilkërkuesve në datën 9 janar, për të zgjedhur të jetonin buzë lumit dhe prej asaj kohe, nuk kishin bërë asnjë kërkesë për strehim.