• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Brataj tregon simptomat: Si të dalloni nëse jeni të prekur me “Omicron” apo “Delta”

12:27 : 20/01/2022
në AKTUALITET, SHENDETI

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaron se varianti Omicron i ka çuar shifrat e infektimeve në rekord. Por në ndryshim nga viti i kaluar, sipas Bratajt është ulur me rreth 50% numri i të shtruarve në spitale.

“Jemi në fazën ngjitëse të infeksioneve nga vala e katërt e Omicron, gjë e cila duket nga shifrat se 2800 të infektuar nuk kanë qenë në asnjë periudhë nga nisja e pandemisë. Ndryshimi eshte nga te shtruarit ne spital”, u shpreh ai këtë të Enjte.

Në një lidhje me “Skype” për “News24“, Brataj tregoi edhe ku ndryshon varianti Omicron nga ai Delta, teksa ky i fundit bën një formë më të rëndë të koronavirusit.

“Nëse Delta kishte 40-50% humbjen e shijes dhe nuhatjes, Omicroni e ka 10%. Omicroni ka bllokim hundësh e sekrecione, që ishin më të rralla te Delta. Omicroni është më i ngjashëm me gripin”.

Rrezikun më të madh sipas Bratajt, e kanë të pavaksinuarit.

Lexo edhe:

Evakuimi i fëmijës 1-vjeçar nga Gaza/ Brataj: Dridhej nga frika, mendonte se do ndodhin bombardime

Vrasja në Pogradec/ VIDEO që “rrëzon” Bratajn, sa kohë duhet nga spitali për te vendi i krimit

“Klinika është e varur me Omicron, me moshë, nga gjenetika, nga vaksinimi. Do i gjejë të gjithë që janë të vaksinuar e të pavaksinuar, sigurisht cmimin më të lartë do e kenë të pavaksinuarit”.

“Omicroni është gjithmonë koronavirusi, pavarësisht se virulenca ka ndryshuar, mënyra e sjelljes së tij sa i perket kohës së ekspozimit, inkubacionit në 24-48 ore nëse je infektuar shfaqet simptomatologjia, kohëzgjatja e simptomave që për fatin e mirë në pjesën më të madhe zgjat 3 deri në 5 ditë. Edhe në javën e dytë Omicron jep komplikacione sidomos të aparatit respirator e të pulmoneve”, tha ai.

Brataj theksoi se ka edhe shume femije qe po shfaqin shenja te koronavirusit.

“Po të shohim sot kemi famije të tëra, nëse zë njërin zë 4-5 pesë, pra nëse ke simptoma izolohu menjëheë sidomos kush ka fëmiijë të vegjel se janë të pavaksinuar dhe po përhapet shumë infeksioni edhe tek fëmijët, duket nga numri i fëmijëve me shenja apo simptoma që paraqiten tek mjeku apo në spital”.

Intervista

Si është situata?

Në një situatë të tillë, ku të gjithë parametrat kanë ndryshuar dhe për fatin e mirë jo të gjithë janë përkeqësuar, numri i të shtruarve në spitale është thuajse konstant, dhe rreth 50% më pak se vitin e kaluar. Tipike është fakti i numrit të vizitave, që është disi i rritur, në krahasim me vitin e kaluar. 434 vizita në banesë kemi në 24 orët e fundit, dhe mbi 200 kemi konsulta me mjekun e familjes. Nga këto, vizita për Covid janë 87, pra janë dyfishuar në krahasim me dhjetorin.

Vijon të jetë në qarkullim varianti Delta?

Sigurisht që është akoma në qarkullim. Jemi në fazën ngjitëse të infeksioneve nga vala e katërt e Omicronit, pasi kemi shifra të larta infektimi. Por ndryshimi është te numri i të shtruarve në spital, se kemi më pas, krahasuar me vitin e kaluar.

Sa qëndrojnë në shtëpi pacientët me Omicron?

Klinika është e varur me gjendjen shëndetësore, me moshën, vaksinimi, etj. Do t’i gjejë të gjithë, edhe të vaksinuarit, edhe të pavaksinuarit, por çmimin më të lartë do ta kenë të pavaksinuarit.

Cilat janë benefitet e një të vaksinuari të prekur nga Omicroni?

Të pavaksinuarit rrezikun e kanë shumë herë më të madh, sepse Omicroni është gjithmonë koronavirus. Nëse zgjat më shumë se 5 ditë, kujdes sepse edhe Omicron jep shenja të pulmoneve. Ka shumë asimpomatikë dhe që e kalojnë lehtë, por nëse kalon një javë dhe keni probleme me frymëmarrjen, duhet t’i drejtoheni spitalit, sidomos kur oksigjeni bie poshtë 90.

Kush e ndan nëse është Delta apo Omicron dhe a ka raste në spital me Omicron?

Sekuencimi nuk bëhet. Tamponi tregon nëse je pozitiv ose jo. Nëse format shfaqen 5-6 ditë më vonë, është Delta, nëse shfaqet 2-3 ditë, është Omicron. Nëse Delta kishte 40-50% humbjen e shijes dhe nuhatjes, Omicroni e ka 10%. Omicroni ka bllokim hundësh e sekrecione, që ishin më të rralla te Delta. Omicroni është më i ngjashëm me gripin.

A mbron ende maska?

Masat janë të shkruara në gur, nuk ndryshojnë. Maska ka 100 e ca vite që mbrojnë. Nuk ndryshojnë rregullat në asnjë mënyrë. Maskat duhen mbajtur, sidomos kush ka fëmijë të vegjël, sepse janë të pavaksinuar.

Etiketa: Skënder Brataj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Evakuimi i fëmijës 1-vjeçar nga Gaza/ Brataj: Dridhej nga frika, mendonte se do ndodhin bombardime

21:47 : 17/01/2025
AKTUALITET

Vrasja në Pogradec/ VIDEO që “rrëzon” Bratajn, sa kohë duhet nga spitali për te vendi i krimit

17:22 : 15/08/2024
AKTUALITET

Vrasja në Pogradec/ Brataj merr në mbrojtje Urgjencën: Ambulanca shkoi në vendngjarje për 7 minuta

13:22 : 14/08/2024
AKTUALITET

18 aksidente në ditë, shefi i Urgjencës Kombëtare: Kujdes alkoolin, vendosni rripat

20:30 : 20/07/2024
AKTUALITET

Shpërthimi, Brataj: Deputeti Çela e 4 të plagosurit e tjerë nuk kanë dëmtime serioze

19:50 : 01/03/2024
AKTUALITET

Brataj: Në Shqipëri dominon COVID-i, pastaj gripi sezonal, do rriten shifrat

14:26 : 11/01/2024
Para

Fund i tmerrshëm apo tmerr pa fund

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com