• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prishjet te ‘5 Maji’/ PD dorëzon kërkesën për seancë urgjente dëgjimore në Komisionin e Ligjeve

19:23 : 19/01/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

8 deputetë të Partisë Demokratike në Komisionin e Ligjeve kërkojnë zyrtarisht seancë dëgjimore për çështjen e shtëpive tek zona e “5 Majit”.

Në përpjekje për t’u ardhur në ndihmë banorëve që sipas tyre, nuk kanë asnjë përgjigje nga asnjë institucion dhe që ndodhen nën presionin e policisë për prishjen e shtëpive, deputetët e PD-së i dërguan Kryetares së Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka një kërkesë për seancë dëgjimore të premten.

Deputetët Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj, Dhurata Çupi, Saimir Korreshi, Greta Bardeli, Dashnor Sula, Elda Hoti, Bledion Nallbati vënë në dukje detyrimin e këtij komisioni për të mbrojtur të drejtat e njeriut, posaçërisht të drejtën e pronës për rastin e familjeve në zonën e “5 Majit”.

Në seancë dëgjimore, përves një përfaqësie nga banorët, janë thirrur edhe përfaqësues nga disa institucione:

  1. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj;
  2. Drejtori i IMT pranë Bashkisë Tiranë;
  3. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano;
  4. Avokati i Popullit, Erinda Ballanca

Deputetët e PD-së kërkojnë gjithashtu edhe paraqitjen nga institucionet të dokumentacionit të plotë mbi projektin dhe veprimtarinë e institucioneve mbi pronën e qytetarëve.

Lexo edhe:

Në kërkim të “armëpushimit” në Partinë Demokratike

Zgjedhjet e 25 prillit/ Dalin emrat e kandidatëve të PD në Kukës, Dibër, Berat, Shkodër e Elbasan

KËRKESA E PLOTË

KUVENDI

Nr. _______Prot. Tiranë, më 20.01.2022

KËRKESË

DREJTUAR: ZONJËS KLOTILDA BUSHKA

Kryetare e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

KËRKUES: 1/3 E ANËTARËVE TË KOMISIONIT

OBJEKTI: 1) Thirrjen e mbledhjes së Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

2) “Zhvillimin e një seance dëgjimore publike lidhur me problematikën e krijuar në Lagjen “5 Maj”, Bashkia Tiranë, ku është urdhëruar prishja e banesave të qindra familjeve

BAZA LIGJORE: Neni 7 i Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, si dhe nenet 32 dhe 36 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

E nderuar znj. Kryetare e Komisionit,

Ne deputetët e opozitës kemi ndjekur me në vijimësi dhe me shqetësim problematikën në shembjen e banesave të ndodhura në Njësitë Administrative nr. 8 dhe nr. 4, zona “5 Maji”, Tiranë, nga ndërhyrja e strukturave të IMT pranë Bashkisë Tiranë në zbatim të vendimit nr. 533, datë 22.09.2021 të Këshillit të Ministrave “Për shpronësimin për interes publik, në funksion të procesit të rindërtimit për zhvillimin e zonës së re, në përputhje me planin e detyruar vendor, përmes kompensimit me shkëmbim për të gjitha pasuritë që preken nga realizimi i projektit “Për zonën e re për zhvillim një njësinë administrative nr.4 dhe 8, zona “5 Maj”, Bashkia Tiranë”. Problematika është bërë prezent nga një grup banorësh të Njësisë Administrative nr. 8 dhe nr. 4 Tiranë për prishje të banesave të tyre, në media dhe pranë institucioneve përgjegjëse. Duke qenë se cështja është me natyrë urgjente, prek një të drejtë themelore siç është e drejta e pronës, gjykojmë se Komisioni ynë, si Komision përgjegjës për të drejtat e njeriut duhet të marrë në trajtim menjëherë shqetësimin e shprehur nga banorët.

Në këto kushte, në përputhje me pikën 2 të nenit 32 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, ku parashikohet se: “Mbledhjet e komisionit të përhershëm thirren edhe me kërkesën e jo më pak se ¼ së anëtarëve të Komisionit, duke përcaktuar në kërkesë dhe çështjet që do të diskutohen në mbledhje”, si dhe nenit 36 të saj, ku parashikohet se: “Komisioni është i detyruar të zhvillojë seanca dëgjimore publike me anëtarë të Këshillit të Ministrave, në rast se një e treta e të gjithë anëtarëve të komisionit e kërkon atë në mënyrë të motivuar me shkrim”, me qëllim marrjen e një informacioni të plotë mbi situatën, veprimet e institucioneve përgjegjëse, shqetësimit të qytetarëve, dhe respektimit të të drejtës së pronës,

KËRKOJMË:

“Thirrjen e mbledhjes së Komisionit për për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ditën e premte, datë 21.01.2022, ora 11:00, me këtë rend dite:

“1. Zhvillimin e një seance dëgjimore publike me:

  1. a) Kryetarin e Bashkisë së Tiranës z. Erion Veliaj;
  2. b) Drejtorin e IMT pranë Bashkisë Tiranë;
  3. c) Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit z. Gledis Nano;
  4. d) Avokatin e Popullit znj. Erinda Ballanca
  5. e) Përfaqësues të banorëve të prekur nga projekti.
  6. Paraqitja nga institucionet të dokumentacionit të plotë mbi projektin dhe veprimtarinë e institucioneve mbi pronën e qytetarëve”.

Kjo kërkesë e një grupi deputetësh, që përbëjnë 1/3 e anëtarëve të Komisionit, bazohet edhe në nenin 7 të Kushtetutës, ku sanksionohet parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Nën dritën e këtij parimi, merr përparësi funksioni i kontrollit parlamentar, i cili nënkupton të drejtën e pushtetit legjislativ për t’u informuar dhe për të realizuar mbikëqyrjen për zbatimin e ligjeve nga organet e pushtetit publik, brenda kufijve të përcaktuar nga Kushtetuta, me qëllim marrjen e masave të domosdoshme për parandalimin e paligjshmërisë si dhe nxjerrjen e përgjegjësive, sipas rasteve konkrete. Të gjitha çështjet që përmbajnë në vetvete një interes publik përfshihen brenda funksionit të kontrollit parlamentar. Respektimi i të drejtave themelore të njeriut dhe respektimi i parimeve të shtetit ligjor,është cështje me interes madhor publik.

Pë sa më lart, lutemi thirrjen e mbledhjes së Komisionit në orën dhe datën e propozuar nga ana jonë, për të diskutuar mbi çështjen objekt të kësaj kërkese.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin,

ANËTARËT E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJET LIGJORE, ADMINISTRATËN PUBLIKE DHE TË DREJTAT E NJERIUT:

GAZMENT BARDHI

ENKELEJD ALIBEAJ

DHURATA ÇUPI (TYLI)

SAIMIR KORRESHI

GRETA BARDELI

DASHNOR SULA

ELDA HOTI

BLEDION NALLBATI

Etiketa: pd boldnew shsot domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Në kërkim të “armëpushimit” në Partinë Demokratike

22:18 : 29/09/2021
AKTUALITET

Zgjedhjet e 25 prillit/ Dalin emrat e kandidatëve të PD në Kukës, Dibër, Berat, Shkodër e Elbasan

21:16 : 08/03/2021
Para

Goditet banda e trafikut të drogës dhe e armëve në Gjermani, arrestohen 12 persona, midis tyre edhe shqiptarë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

FOTO/ Vota e diasporës! Emigranti lë shënimin epik: Mungonte fleta e votimit

14:30 : 18/05/2025

Dhunë ndaj ish-partneres në Zvicër? Jozi: Shpifje ndaj meje, duhen prova

14:28 : 18/05/2025

Bonucci po mendon punën si trajner, tregon klubin ku ëndërron të punoj

14:20 : 18/05/2025

Shkeli protokollin, Papa Leon XIV përqafon vëllain e tij gjatë ceremonisë së inaugurimit

14:11 : 18/05/2025

Reijnders drejt Man.City-t, zbulohet shifra që kërkon Milani për mesfushorin

13:48 : 18/05/2025

E rëndë në Roskovec/ Shembet muri dhe zë poshtë një të mitur, humb jetën 4-vjeçarja

13:48 : 18/05/2025

Tiranë/ Rriten kërkesat për blerjen e apartamenteve në periferi

13:29 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com