• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nano porosi Policisë së Elbasanit: Zero tolerancë, të zbardhen ngjarjet kriminale

17:07 : 19/01/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka marrë pjesë në analizën vjetore të punës së strukturave të Drejtorisë së Policisë në Elbasan.

Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka falënderuar drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe efektivët në varësi, për rezultatet e arritura gjatë vitit 2021, dhe është ndalur në perceptimin që është krijuar në komunitet, për shkak të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë.

Në lidhje me këtë perceptim, Drejtori i Përgjithshëm Nano ka garantuar qytetarët se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan janë tërësisht të angazhuara për të vijuar punën, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, krijimin e një ambienti sa më të sigurt, si dhe për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, kapjen e autorëve dhe të personave në kërkim.

Po në këtë kuadër, Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano ka kërkuar angazhim akoma më shumë nga strukturat e Policisë, si dhe ka kërkuar nga qytetarët, besim dhe mbështetje për të ndihmuar shërbimet e Policisë, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe ndryshimin e këtij perceptimi që është krijuar kohë më parë në këtë rajon.

Më pas, gjatë zhvillimit të analizës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka kërkuar strukturave vendore, rritjen e forcës goditëse dhe zbuluese, zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë dhe kapjen e autorëve, parandalimin e kultivimit të kanabisit, duke treguar zero tolerancë në parandalimin e krimit dhe goditjen me ashpërsinë e ligjit, të atyre që ushtrojnë veprimtari kriminale në çdo fushë, duke sjellë pasoja për jetën dhe pronën e qytetarëve.

Lexo edhe:

No Content Available

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm u ka kërkuar strukturave vendore që të grumbullojnë informacion, duke bashkëpunuar me qytetarët, për vendndodhjen e personave në kërkim dhe me ndihmën e Forcave Operacionale në PSH, të realizohet kapja e tyre.

Nano ka siguruar strukturat se do të kenë në dispozicion ekspertët më të mirë të hetimit të krimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me qëllim bashkërendimin e punës dhe me Prokurorinë e Rrethit, për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë.

Drejtor Nano u ndal dhe te gjenerata e re e Policisë. Ai u ka kërkuar drejtuesve të strukturave policore që punonjësit e rinj që kanë filluar punë të mos lihen me shërbim nëpër Komisariate dhe Drejtori, por brezi i ri të aderohet dhe të planëzohet me shërbime në terren, me qëllim rritjen e performancës së Policisë, pasi brezi i ri është i mirëpritur, krijon një impakt shumë pozitiv dhe rrit besimin te qytetarët për një Polici më profesionale dhe më të aftë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike

Etiketa: policia elbasan boldnews nhsot domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Ja shteti europian që ka hequr pasaportën e vaksinimit

TË GJITHA

Zaptoi një hapësirë publike në Vlorë, procedohet 44-vjeçari! E pëson edhe drejtori i Policisë Bashkiake

15:08 : 29/06/2025

Zbulohet komploti ndaj Mike Pompeos, Irani planifikoi vrasjen e ish-sekretarit amerikan të Shtetit

15:04 : 29/06/2025

Moto GP/ Marquez fiton në Holandë dhe shkëputet në renditje, dy italianë ngjiten në podium

14:53 : 29/06/2025

SKANDALI/ FNSH Tiranë pa ujë në 2025! Elita e Policisë mbush bidonë për tualetet dhe dhomat

14:45 : 29/06/2025

Drejtonte trafikun e kokainës në 3 kontinente, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm (Emri)

14:36 : 29/06/2025

Kontroll blic në burgun e Drenovës, Laert Haxhiu kapet me telefon në qeli

14:33 : 29/06/2025

EMRI/ I dënuar me 21 vite burg për vrasje dhe krime të tjera, arrestohet 41-vjeçari

14:14 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com