• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ministrja gjermane e Evropës bën vizitën e parë në Shqipëri

15:17 : 17/01/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Ministrja gjermane e Evropës, Anna Lührmann, viziton për herë të parë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Siç bëhet e ditur nga një njoftim të ministrisë së jashtme gjermane, politikania e gjelbër do të takohet të hënën (17.01)  në Shkup me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Perandovski, kryeministrin e emëruar, Dimitar Kovaçevski (LSDM), zëvendëskryeministrin e emëruar, Bojan Mariçiq, ministrin e jashtëm, Bujar Osmani (BDI), si edhe me përfaqësues të shoqërisë civile. Në Shqipëri, ministrja e re gjermane do të takohet të martën (18.01) me kryeministrin Edi Rama (PS) dhe me zëvendësministren e jashtme, Megi Fino. Veç përfaqësuesve të shoqërisë civile, ministrja do të takohet edhe me Albert Hanin, kryetarin e Byrosë Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO).

Vijimësi me fokus të ri

Në qendër të bisedimeve do të jetë integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në rajon si edhe reformat e brendshme. Sipas një deklarate të ministrisë së jashtme gjermane, Lührmann u shpreh para nisjes për çeljen e negociatave: “Të dyja vendet i kanë plotësuar kushtet, prandaj duhet të fillojnë menjëherë konferencat ndërqeveritare. Ne e mbajmë fjalën. Për vijimin e rrugës drejt BE-së mbetet vendimtare që të vijojnë reformat dhe mirëqeverisja”, citohet në njoftimin e lartëpërmendur të ketë thënë ministrja të dielën (16.01.) në mbrëmje në Berlin. Në Tiranë, ministrja gjermane do të bisedojë edhe për rolin e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Lührmann mbetet kështu tërësisht në vijën e paraardhësit të saj, Michael Roth, nga Partia Socialdemokrate, i cili tashmë është kryetar i Komisionit Parlamentar për çështje të Bashkimit Evropian, Roth ia dorëzoi postin Lührmann-it, pas formimit të koalicionit të ri, kur Ministria e Jashtme gjermane kaloi në dorë të të Gjelbërve.

Ashtu sikurse paraardhësi i saj, edhe Lührmann pritet të jetë avokate e fortë e rajonit në BE, por edhe të adresojë në biseda dypalëshe problemet e mundshme. Një nga çështjet që do të jetë temë e bisedimeve me shoqërinë civile në Tiranë është mbrojtja e klimës, i thanë DW burime të Ministrisë së Punëve të jashtme të Gjermanisë.

Lexo edhe:

Republika Srpska shpall person non grata ministren gjermane

​Ministrja gjermane për Evropën viziton sot Tiranën

Albanien | Fierza hydropowerHidrocentrali i Fierzës në Shqipëri – Një nga temat e politikës së jashtme të Gjermanisë do të jetë edhe mbrojtja e klimës

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë dy vendet e para, pas Francës në dhjetor, që ministrja gjermane e Evropës i viziton që kur ka ardhur në detyrë në dhjetor të vitit të kaluar. Një dëshmi kjo, që qeveria e re mes të gjelbërve, socialdemokratëve dhe liberalëve, sikurse e ka shprehur dhe në marrëveshjen e koalicionit, e merr seriozisht perspektivën evropiane të rajonit. Qysh në pjesëmarrjen e saj të parë në takimin e rregullt të Këshillit të Ministrave të Evropës, që u mbajt në 14 dhjetor në Bruksel, Lührmann kërkoi fillimin e konferencave ndërqeveritare me dy vendet.

Politikë që në moshën 10-vjeçare

Anna Lührmann është 38 vjeçe dhe emërimi i saj në postin e Ministres së Evropës, një post ky pa portofol, ishte vendim i ministres së Jashtme Annalena Baerbock. Më parë ajo ishte profesore në Gëteborg, por politikën e ka nisur qysh në moshë të re. Në vitin 2002, në moshën 19-vjeçare, ajo ka qenë deputetja më e re në moshë e Bundestag-ut Gjerman. Në një intervistë të asaj periudha ajo kishte thënë se kishte marrë pjesë në diskutime politike qysh në moshën 10-vjeçare.

Anna Lührmann, ka qenë në vitin 2002, deputetja më e re e Bundestagut Lührmann e ka filluar karrierën politike që në moshë të re, dhe në vitin 2002, në moshën 19 vjeçare ajo ka qenë deputetja më e re në moshë e Bundestag-ut Gjerman.

Pas dy legjislaturash të suksesshme për partinë e gjelbër, në njërën prej të cilave si anëtare e Komisionit Parlamentar për Çështje të Jashtme, në vitin 2009 ajo shkoi në Sudan, së bashku me të bijën dhe të shoqin, i cili është ambasador. Në këtë periudhë iu përkushtua më shumë karrierës shkencore, si politologe. Ndër të tjera doktoroi në Universitetin e Gëteborgut, në institutin “Varieties of Democracy” (V-Dem), ku më pas do të merrte edhe titullin profesore junior dhe docente.

/DW/

Etiketa: Anna LührmannMinistrja gjermane e Evropës

Lajme të lidhura

BOTA

Republika Srpska shpall person non grata ministren gjermane

20:29 : 04/04/2025
AKTUALITET

​Ministrja gjermane për Evropën viziton sot Tiranën

08:33 : 18/01/2022
Para

Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, 229 prona mund të preken nga ndërtimi

TË GJITHA

Media italiane: Asllani ka marrë vendimin pë t’u larguar nga Interi

16:12 : 10/05/2025

A e ka gjoksin të bërë apo jo? Olta Gixhari shuan kureshtjen e ndjekësve

16:09 : 10/05/2025

Vizita e Vuçiç në Moskë, Gjuriç: Nuk do të ketë sanksione nga BE

15:56 : 10/05/2025

Skandali/ “Giro d’Italia” dhe policia e Ramës detyrojnë qytetarët të kalojnë poshtë urës së Lanës

15:52 : 10/05/2025

U denoncua nga një qytetar se i kërkoi votën në derën e shtëpisë, Policia çon në Prokurori Gjin Gjonin

15:31 : 10/05/2025

E rëndë në qytetin shqiptar/ Vëllai qëllon motrën me armë, e reja përfundon në spital

15:29 : 10/05/2025

Xhelal Mziu: Rilindja në terren me administratën dhe grupet kriminale! Janë dhunaur 2 persona/ VIDEO

15:18 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com