• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Merhaba Sulltan Erdogan, merhaba Pasha Edi

19:53 : 16/01/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Piktor “Pashai” mund ta shohë veten para pasqyrës duke bërë prova sesi do përshëndesë dhe presë “Sulltanin” në vizitën që do të zhvillohet më 17 janar. Si fillim duhet siguria, ku “asqerët” e armatosur nën uniformën blu dhe me komandat e policisë së pushtetit, do shfaqen jo vetëm për sigurinë, por edhe në dekor. Rrugët do të bllokohen për mikun Erdogan, që i ka qëllimet fort të qarta, pasi me tulla dhe llaç falas për “pashain” e nënshtruar me dëshirë, ka shtruar ndikimin e frikshëm të një neootomanizmi të hershëm.

Kjo do të jetë vizita e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në vendin tonë. Agjenda është përcaktuar ku ceremonia shtetërore do të nisë që nga Aeroporti i Rinasit për të vijuar më pas edhe në takimin me kreun e qeverisë Edi Rama. Merhaba “Sulltan”, -Merhaba “Pasha”! E gjithë vizita po paraqitet si një marrëdhënie strategjike dhe vllazërore, duku futur në mes ndjeshmërinë nga pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019. Qeveria turke, nën ndikimin e drejtëpërdrejtë të Erdogan, mori përsipër ndërtimin e 500 shtëpive. Tashmë ata janë gati me çelësat që vijnë që nga Turqia.

Përtej anës humane, në Tiranën zyrtare rëndësi ka shfaqja dhe ndihma që vjen nga “qendra e Stambollit”. Qeveria turke ka shtrirë ndikin e saj në Shqipëri dhe jo vetëm, duke përdorur liderë autoritarë që për të mbajtur pushtetin nuk e kan si gajle që të nxjerrin në tregun e “Milotit” interest kombëtare. Në agjendën e ngjeshur të Erdogan parashikohet jo vetëm ceremonia në dhënien e shtëpive të ndërtuara nga qeveria turke, por edhe inagurimi i xhamisë së Ethem Beut, monument kulture dhe kulti njëkohësisht.

Ajo është rikonstruktuar me fondet por edhe frymën e qeverisë turke, duke fshehur edhe nuancat e neootomanizmit. Rama nga ana tjetër, si një Pasha që pushtetin dashuron më shumë se gjithçka, është gati që të kthehet në vasal të interesave personale, duke vënë në kandar pa pikën e drojës interesin kombëtar.

Lexo edhe:

No Content Available

Batihava e ka vënë çmimin, duke e barazuar me disa shtëpiza të falura që nuk janë strehë për të prekurit nga tërmeti, por jetëgjatësi e një “Pashai lokal”, i cili arrin të trazojë prej varrit edhe eshtrat ende të pagjetura të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Pikërisht më 17 janar 1468 Skënderbeu ndërroi jetë, pas 25 vitesh luftë me Perandorinë Osmane. Ai nuk do të kujtohet me ceremoni shtetërore, sepse dita e Pasha piktorit, është e ngjeshur në pritjen e Erdoganit.

Sot askush nuk kërkon “luftë”, as të gërmojë thellë rrënjët e historisë, por paksa moral, qoftë edhe për imazh i duhej vendit. Vizita më 17 janar e Erdogan nuk mund të jetë fare rastësi. Pashai lokal është fuqizuar së tepërmi dhe po mundohet të luajë në dy porta që i konsideron si të mëdha… Njëra është në Ankara dhe tjetra në Beograd.

Pak ditë më parë priti me nderime mikun Vuçiç, ndërsa më 17 janar mikun e “miqve” Rexhep Taip Erdogan. Ajo që i bashkon është autoritarizmi, por ndryshe nga “Sulltani modern” që kërkon ndikimin sa më të madh të shtetit të tij, Pashai lokal është gati të nënshtrojë edhe moralisht kombin e tij në interesin personal. Merhaba!

Etiketa: erdogan edi rama boldnews host domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Borë dhe ngrica/ I ftohti ‘pushton’ SHBA-në

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com