• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pak fjalë për filozofinë politike të Aristotelit për antarë të FRESH-it

22:17 : 15/01/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Artan Fuga

Në asnjë vend Aristoteli nuk ka thënë se njeriu dallohet nga kafsha sepse njeriu merret me politikë dhe kafsha nuk merret me politikë.

Kurrë. Sepse kjo do të thoshte se njerëzit që nuk merreshin me politikë Aristoteli do t’i kishte quajtur kafshë! Mos o Zot! Do të quante Demokritin, Euklidin, Platonin, Homerin si kafshë!!!

Bergsoni ka shkruar se njeriu dallohet nga kafsha sepse është i zoti të bëjë komedi, të gajaset, të qeshi, kurse kafsha nuk qesh kurrë!

Mos na bëni të qeshim tani!

Lexo edhe:

Zgjedhjet e 6 Marsit/ Ja kë sheh favoritë Artan Fuga

Artan Fuga: Partitë shqiptare organizata private që përfaqësojnë vetëm drejtuesin

Kurse Hanah Arendt shkruante se njeriu dallohet nga kafsha sepse di të gënjejë, kurse kafsha nuk di!

Tani nuk duhet pranuar çdo rrenë që na thuhet!

Cfarë domethënë që njeriu dallohet nga kafsha sepse njeriu merret me politikë dhe kafsha jo? Mos do të thotë se të gjithë ata që nuk duan t’ja dinë për politikën sot janë kafshë? Njerëz janë vetëm deputetët, dhe ata që janë në komisione votimi?

Aristoteli ka thënë se njeriu është “zoon politikon”, pra është kafshë që jeton në bashkësi. Sepse në përkthimet më të mira të veprës së Aristotelit fjala “polis” nuk do të thotë thotë “qytet”. Por do të thotë bashkësi me institucione politike.

Qyteti është krejt koncept tjetër!

Se njeriu dallohet nga kafsha nga shumë anë të tjera. Madje ka politikanë që janë kafshë, pikërisht sepse merren me politikë! Varet se çfarë politike!

Mos kujtoni se është e vërtetë që sa herë të rinjtë që merren me politikë masivisht aq më e mirë bëhet politika! Harrojeni! Hitleri afroi në politikën naziste të rinj, por nga kjo politika e tij nuk u bë fare më e mirë!

Mos e neglizhoni kështu historinë!

Palé të thuash se njeriu nis të shkëmbejë me njeriun kur nisi të merret me politikë. Shikoni për të mirën tuaj e kam! Mos shkoni në ndonjë provim dhe thoni këto gjëra se do të ngeleni në klasë. Me mua e sigurt njëherë.

Nuk ka antropolog që nuk e di se njeriu jetoi me qindra e mijëra vjet në bashkësi që nuk ishin fare bashkësi politike, nuk e njihnin politikën. Mos e hani atë koqe ulliri të thoni se politika dhe shteti e bëri njeriun njeri! Eshtë gafë e madhe!

Aristoteli mendonte se politika është e disa llojeve, ka demokraci, ka kaos, ka aristokraci, ka tirani, etj. Nuk ka thënë kurrë Aristoteli që njerëzit duhet të merren me politikë! Po fare!

Madje ka thënë që në rregjime monopolistike, oligarkike qytetari nuk bashkohet me kësilloj politikash por bën çfarë është e mundur t’i çmontojë këto rregjime oligarkike dhe të shkojë në demokraci. Por, as aty nuk gjen rehat sepse Aristoteli shpjegonte se në një demokraci politikanët korruptohen! Cdo e mirë ka edhe të keqen e vet!

Aristoteli shkruante se në Tirani dhe Oligarki edhe sikur qytetari të dojë të merret me politikë, i thonë: Shko ore zagar, se do hash ndonjë shkelm a ndonjë shkop bejsbolli kokës!!!

Prandaj kujdes kur të dëgjoni leksione për Aristotelin! Kërkoni referencat, tekstet, bëni pyetje dhe mos e hani sapunin për tavë me kos!

Mbi të gjitha pranoni leksione nga njerëz specialistë të fushave përkatëse. Se poqese vjen puna që filozofinë politike të Aristotelit ta shpjegojë një politikan, atëhere dijeni që politika ka zaptuar dijen, historinë, akademinë, universitetet, dhe gjithçka është kthyer përmbys.

Nuk ishte Aleksandri i Maqedonisë që shpjegonte Aristotelin, por ishte Aristoteli që shpjegonte Aleksandrin!

Sot ndjej se Aristoteli është rrotulluar në varr!

Etiketa: fuga boldnew shost domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet e 6 Marsit/ Ja kë sheh favoritë Artan Fuga

20:18 : 15/02/2022
AKTUALITET

Artan Fuga: Partitë shqiptare organizata private që përfaqësojnë vetëm drejtuesin

21:41 : 23/05/2021
Lajmet e Dites

Fuga: Politika është si deti, të nxjerr në breg nëse nuk noton!

20:12 : 01/05/2021
AKTUALITET

Fuga: Qeveria po bën fushatë vaksorale

23:02 : 28/03/2021
AKTUALITET

‘Trajneri e nxjerr në çast lojtarin nga loja’/ Artan Fuga: Skuadra është një tjetër metaforë diktatoriale e politikës

19:19 : 22/03/2021
Para

Protesta e 8 janarit/ Berisha: Basha u mbrojt nga Rama, u zotova të hyja në seli por dyert nuk hapen me duar

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com