Problemet e konstatuara ditët e fundit me produktin “Kos” të kompanisë “Gjirofarm”, nxorrën në pah punën skandaloze të Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Ushqimore në raport me detyrat ligjore që ka, si dhe me mbrojtjen e konsumatorit.
Pikërisht në ditën që “qante” Bordin e ri, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit hedh “vjedhurazi” në ëeb-in e saj zyrtar (megjithëse legjithime si zgjidhje), njoftimin se “paskan rezultiuar me ngarkesës të Përgjithshme Mikrobike (NPM) enterobakter, produktet e kompaqnisë “Gj”, si dhe se “paska marrë mostra salce kosi dhe kosi”. Masës së konsumatorëve që nuk ka shumë informacion mbi këto detaje, AKU mund t’ju “hedhë hi syve” sa herë të dojë, porn ë të vërtetë, ky nuk është komunikimi i riksut dhe as mbrojtja e konsumatorit.
Por, gjumi letargjik, mungesa e kontrolleve apo ryshfeti që bëjnë të precipitojnë situate të tilla jo rralë, nuk nisin këtu, duke evidentuar shkeljet në vijim të AKU, sektorëve apo drejtorive respective.
Konretisht, në lidhje me kompaninë Gjirofarm, kosin e të cilin e konsumuan shqiptarët, apo kushedi prej sa kohësh e konsumonin me entereobaktere, e thënë më shqip, me fekale, e ka lejuar pikërisht AKU, me dijeni të plotë. Kohë më parë, kompania në fjalë dërgoi në ISUV një mostër kosi për autokontroll. E çuditshme, sepse që në tetor 2018, me urdhër të ministrit të asaj kohe Çuçi, nuk dërgohen më mostra për analiza për autokontroll dhe asgjë jashtë planin zyrtar të monitorimit të vetë ISUC apo AKU. Megjithatë, mostra u pranua, u realizua analiza e cila rezultoi me ngarkesë. Përveç faktit se, sipas Ligjit “Për Ushqimin”, përgjegjësinë e mban OBU, faji kryesor është i AKU. Kjo, sepse subjekti ka qenë i detyruar ligjërisht që mostrat t’i dërgojë për analizë dhe rezulktatet t’ia vendosë në dispozicion AKU para hedhjes në treg të produktit dhe AKU e ka lejuar këtë. Pra, produkti ishte në treg, AKU nuk kishte asnjë dijeni për përbërjen e tij, përveçse çfarë kishte deklaruar vullnetarisht në etiketë prodhuesi. Megjithëse, jo i gjithë prodhimi mund të ketë qenë i kontaminuar, por një sasi, edhe nëse do ishte i gjithi dhe të gjitha produktet e kësaj kompanie që vijnë në tryezat tona, nëse do të ishte për AKU, konsumatorët mund të kishin ngrënë dhe cianur. Fatmirësisht vetëm fekale!!!
Shkelja e dytë e AKU ka të bëjë me faktin se nuk i kërkoi kompanisë “Gjirofarm” ndalimin e tregtimit të produktit dhe tërheqjen nga tregu që në rezultat e para të ISUV, por mori edhe vetë mostër, e dërgoi sërish në këtë laborator deri në dalje të përgjigjes. Pra, AKU vonohej, ndoshta dhe me dashje, në bllokimin e prodhimit të kompanisë pa gjetur ku qëndron problem, tërheqjen nga tregu dhe njoftimin e konsumatorit.
Shkelja te tretë ka të bëjë me datën 13 janar 2022, kur në faqen zyrtare të AKU, në web-in e saj publikohet një njoftim “sakat”, duke tentuar të thonë se “jemi në rregull me komunikimin e riskut për konsumatorin”. Por, AKU nuk ka publikuar emrin e kompanisë. Iniciali “Gj” nuk tregon asgjë, mund të ketë shumë baxho, punishte që fillojnë me këtë germë.
Dhe, kjo ndoshta vetëm për të mbrojtur prodhuesin, jo për të mbrojjtur konsumatorin. Madje, nuk e kishin publikuar as në rrjetet sociale zyrtare, siç publikojnë çdo njoftim, edhe kur ndezin makinat e punës. Gjithashtu, AKU nuk ka sqaruar në njoftim se cilat lloje kosi/produkti kanë rezultuar me ngarkesë, si dhe cilat janë lotet e tyre, të shoqëruara me data prodhimi e skadence, që e informojnë më së miri konsumatorin, që atë produkt të mos e blejnë, nëse e gjejnë në ngarkese, ose nëse e kanë në shtëpi, të mos e konsumojnë. Ndërkohë, që AKU, e cila vetëm me ushqimin dhe sigurinë ushqimore nuk merret, nuk bën të ditur nëse nga kjo kompani ka marrë mostra tjera, p.sh qumështi, sepse ndodh që kosi bëhet edhe nga qumështi, djathi, gjalpi etj.
Në këto kushte, Ministrja e Bujqësisë Znj.Frida Krifca, bashkë me Kryeministrin Rama, le të mos merren me Bordin e AKU, i cili nuk dihet nëse ka të t’u mbledhur më, siç ka ndodhur dhe më herët, e madje dhe kur mbliedheshin, nuk paguheshin, por t’a shkrijnë AKU. Ta ndërtojnë nga e para, sepse edhe fëmijët e tyre ndodh që mund të ushqehen me këto produkte. Le të mos mjaftohen e kenaqen kur stafet e AKU iu bëjnë “share” në rrjete sociale postimeve të tyre. Nuk paguhen për këtë punë, por me këto lajka e like mbajnë vendet e punës (siç ka dhe inspektorë shumë të zotët e shumë profesionistë, që janë në minorancë dhe nuk lejohen të punojnë)!!!
Fati i keq i Gjirofarm në këtë rast, që risolli në vëmendje edhe se si miratohen etiketat në AKU, vetëm nëse janë të dizenjuara bukur e konfom VKM-së respective, por nëse produkti i mban brenda deklarimet, nuk ka problem, atë mund ta konstatojë inspektori pas 2 vjetësh, nëse mendon se duhet marrë ndonjë mostër nfa raftet e marketeve, për t’u analizuar! /Alert.al/