• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dhuna për kontrollin e Partisë Demokratike dhe marrëzia kolektive e varësisë së huaj

18:04 : 12/01/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Shpallja non-grata e doktor Berishës dhe përplasja e tij me Bashën për kontrollin e PD-së është e zhytur jo vetëm në krizën e përfaqësisë së partive politike shqiptare por në diçka më thelbësore: mungesën e përgjegjësisë së shoqërisë shqiptare për të kontrolluar fatet e saj.

Përplasja e dhunshme e 8 janarit për kontrollin e Partisë Demokratike ishte përfundimi logjik i doktrinës së marrjes së pushtetit me forcë, parimi mbizotërues i politikës shqiptare. Përplasja nuk ishte thjesht një marrëzi e izoluar brenda një partie politike shqiptare. Përkundrazi, ajo tregon shkallën e dëshpërimit, përhumbjes, si dhe të mungesës së pjekurisë së shoqërisë shqiptare për të kontrolluar fatet e saj. Këta faktorë kanë prodhuar formacione politike të cilat mungesën e legjitimitetit demokratik e kompensojnë me mbështetjen e fuqive të huaja.

Procedurailiteti në funksion të pushtetit personal

Kuvendet dhe anti-kuvendet e mbajtura për të legjitimuar pozicionin e secilës palë – të Berishës dhe të Bashës – shfaqin qartazi përdorimin e procedurave institucionale brenda partisë për të justifikuar kontrollin e partisë. Të dyja palët në konflikt pretenduan se vepronin në përputhje me dispozitat e statutit të partisë për thirrjen e dy kuvendeve kombëtare dhe mbledhjen e firmave të delegatëve të partisë. Por mbështetësit e fraksioneve dhe vendimet e marra në secilin prej dy kuvendeve u përdorën si dekore proceduriale për të dhënë përshtypjen e demokracisë së brendshme të një partie të ndarë në dysh.

Demokracia partiake nuk është në fakt shqetësim i asnjërës prej palëve. Nëse do ishte, nuk do të kishte patur dy kuvende kombëtare – të organizuara tinëzisht e formalisht – që e çanë partinë në dysh dhe nuk do të kishte pasur një përplasje të dhunshme për të treguar se cili ishte fraksionin i vërtetë që përfaqësonte Partinë Demokratike. Mbështetësit e secilit fraksion dhe këto veprime treguan se e rëndësishme nuk është demokracia partiake, por pushteti personal i Bashës dhe Berishës.

Lexo edhe:

Horoskopi, e martë, 22 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Edi Rama gjen një tjetër mënyrë për të paguar mikun e tij Tony Blair

Për Berishën, kjo do të thotë rimarrja e kontrollit të partisë për të mbrojtur veten dhe familjen e tij prej trysnisë së mundshme të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj organeve ligjzbatuese shqiptare për ta hetuar. Sigurisht që ky qëllim u mbështjellë nën petkun e mbrojtjes së sovranitetit të vendit dhe pavarësisë së vendimmarrjes brenda partisë, nisur nga trysnia e Ambasadës mbi Lulzim Bashën për të aneksuar politikisht Berishën fillimisht duke e pezulluar atë nga grupi parlamentar i PD-së.

Për Bashën, rëndësia e pushtetit personal është i ngjashëm me atë të Berishës – pra ruajtja e pozitave udhëheqëse në partinë më të madhe opozitare shqiptare për të qenë faktor politik në vend. Ajo çka i jep kurajo politike dhe personale Bashës është mbështetja e Shteteve të Bashkuara. Kjo mbështetje është thelbësore për të pasi i jep mundësinë të delegjitimojë fraksionin e Berishës si anti-amerikan dhe ta paraqesë veten si shpëtimtar të marrëdhënieve strategjike të partisë dhe të vendit me amerikanët.

Nevoja ekzistenciale për një kumbar

Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë bërë tanimë ekzistenciale për politikanët shqiptarë që shpresojnë të kenë vazhdimësi në pushtet. SHBA-ja nuk është më thjesht një partner strategjik apo arbitër ndërkombëtar që ruan neutralitet relativ me faktorët e politikës së brendshme, por ka marrë haptazi funksionin e kumbarit – ose legjitimuesit – të elitave politike shqiptare dhe të institucioneve dhe proceseve të reformimit të qeverisjes së vendit. Ky funksion është shprehur sa herë ka patur debate për ecurinë e procesit të reformës në drejtësi, zgjedhjeve parlamentare të prillit 2021, dhe – së fundmi – edhe në lidhje ndikimin mbi vendimmarrjen e Partisë Demokratike. Funksioni qendror i legjitimuesit është ruajtja e stabilitetit politik dhe institucional, ndonëse mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë për më shumë se dy vite dhe destabiliteti politik që prej shkurtit 2019 – kur opozita parlamentare dogji mandatet – tregon për mungesë mjeshtërie në kryrjen e këtij funksioni.

Pas bojkotit të gjithanshëm institucional pas shkurtit 2019 të opozitës të udhëhequr nga PD-ja, kryeministri Rama mori rolin e faktorit të vetëm të qëndrueshëm në politikën shqiptare në sytë e ambasadorëve të vendeve perëndimore, ndërkohë që Berisha u pa si promotori kryesor i strategjisë së bojkotit. Mbështetja ndaj qeverisë Socialiste nën udhëheqjen e Edi Ramës, njohja e zgjedhjeve parlamentare të prillit 2021 – pavarësisht përplasjeve të armatosura në Elbasan dhe ngritjes së një infrastrukture të mbikëqyrjes dhe kontrollit politik nga Partia Socialiste – dhe shpallja non-grata e Berishës janë veprime të Shteteve të Bashkuara që legjitimojnë pushtetin e Ramës dhe Bashës. Duke mbështetur politikanë afër pikëpamjeve të tyre, amerikanët besojnë se janë duke formësuar kësisoj marrëdhënie të qëndrueshme institucionale e politike që i shërbejnë përmbushjes së interesave të tyre strategjike.

Rama po e shpagon mbështetjen e pakursyer të amerikanëve duke ndjekur linjën amerikane në çështje me rëndësi për SHBA-në – prej sanksioneve ndaj diplomatëve rusë dhe pjesëmarrjën në nismën ‘The Clean Network’ te strehimi i qytetarëve afganë në Shqipëri pas mësymjes së Talebanë. Ndërkohë Basha është duke korrur mbështetjen amerikane si rrjedhojë e përkeqësimit të përplasjes me Berishën pas përjashtimit të udhëheqësit historik të PD-së nga grupi parlamentar i partisë.

Miti i stabilitetit politik dhe defaktorizimi politik i qytetarëve shqiptar

Paradoksi i këtyre dinamikave është se ndërhyrja e drejtpërdrejtë e aspak elegante amerikane në proceset poltike të brendshme të Shqipërisë për hir të stabilitetit të vendit nuk ka prodhuar më tepër stabilitet politik, mirëqenie dhe drejtësi sociale. Krejt e kundërta është duke ndodhur: autokracia e qeverisë është në rritje, zgjedhjet janë veç farsa të shitura nga partnerët ndërkombëtarë si procese në thelb demokratike po me problemet e natyrshme të shoqërive në tranzicion, ndërkohë që tendenca e korrupsionit madhor është në rritje.

Ndërkohë, për shkak se mbështetja amerikane për Ramën dhe Bashën është burimi kryesor i legjitimitetitit të tyre politik, qytetarët shqiptarë dhe anëtarësitë e partive politike efektivisht janë defaktorizuar. Rrjedhimisht, dhuna, korrupsioni, keqqeverisja, mungesa e drejtësisë sociale dhe e demokracisë nuk trajtohen nëse Shtetet e Bashkuara – si dhe vende të tjera partnere – nuk i detyrojnë politikanët shqiptarë që t’i trajtojnë ato. Dhe nuk kanë pse ta bëjnë këtë gjë përsa kohë interesat e tyre nuk dëmtohen.

Kjo situatë është krijuar për shkak të bindjes tonë naive se SHBA-ja dhe vendet e tjera perëndimore do na shpëtojnë. Dita-ditës kjo tezë po duket qartë se është e dështuar, por ne ende nuk po gjejmë kurajon e mjaftueshme për t’ia drejtuar gishtin vetes e për t’i marrë nën kontroll fatet e jetëve tona. /BIRN/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e martë, 22 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 21/07/2025
AKTUALITET

Edi Rama gjen një tjetër mënyrë për të paguar mikun e tij Tony Blair

23:01 : 21/07/2025
NDRYSHE

Uji ju tërheq me forcë? Ja teknikat e shpëtimit që duhet t’i dini

22:55 : 21/07/2025
AKTUALITET

“Më kanë përdhunuar”/ Dëshmia: Ende e mbaj mend fytyrën e Goranit

22:42 : 21/07/2025
BOTA

Pse Moska është e sigurt se do kemi një takim Putin-Trump në Pekin

22:41 : 21/07/2025
AKTUALITET

Kush mund ta zëvendësojë Dumanin në krye të SPAK? Klodiana Lala zbulon disa emra

22:31 : 21/07/2025
Para

Basha: Berisha donte të na vriste me 8 janar

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 22 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 21/07/2025

Edi Rama gjen një tjetër mënyrë për të paguar mikun e tij Tony Blair

23:01 : 21/07/2025

Uji ju tërheq me forcë? Ja teknikat e shpëtimit që duhet t’i dini

22:55 : 21/07/2025

“Më kanë përdhunuar”/ Dëshmia: Ende e mbaj mend fytyrën e Goranit

22:42 : 21/07/2025

Pse Moska është e sigurt se do kemi një takim Putin-Trump në Pekin

22:41 : 21/07/2025

Kush mund ta zëvendësojë Dumanin në krye të SPAK? Klodiana Lala zbulon disa emra

22:31 : 21/07/2025

Testi i dytë miqësor, Teuta barazon pa gola me Llapin

22:31 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com