• Kontakt
Tuesday, August 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pse po mërdhinë Edi Rama?!

16:53 : 11/01/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Erl Kodra

Shumëkush nga analistët e politikës – disa nga padija dhe disa nga dashakeqsia, po thonë se pas ngjarjeve në Partinë Demokratike, Edi Rama është përfituesi më i madh, dhe se largimi i tij nga pushteti tashmë do të jetë i pamundur. Në fakt, largimi i tij nga pushteti ka hyrë në fazën përmbyllëse. Dhe ja pse.

Problemi më i madh i shoqërisë ka qenë dhe mbetet lloji i shtetit që kemi ndërtuar këto 30 vite pluralizëm. Të dalë nga një sistem totalitar – ku partia shtet kontrollonte edhe zogjtë e malit – shoqëria shqiptare mbeti peng i metodave të njëjta të drejtimit, e mbytur nga korrupsioni, krimi dhe nepotizmi i të gjitha qeverive. Ne ndërtuam një shoqëri të egër klanesh dhe tarafesh, pa programe dhe ide zhvillimi të ekonomisë kombëtare, sipas parimit “peshku i madh e ha të voglin”. Partitë politike për shkaqe të njohura pushuan së qeni organizata politike, duke i ngjarë çdo ditë e më shumë organizatave sindikale. Shembulli më domethënës i këtij modeli organizimi dhe drejtimi është Partia Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama. Ai drejton Shqipërinë njësoj sikur po drejton një organizatë kriminale, ku zyrtari i shtetit sillet si bandit në ofiqin që ia ka besuar shefi i madh. Mjafton të kujtojmë Lefter Kokën dhe Saimir Tahirin – dy legjendat e  Kryeministrit Rama – që u bënë kurban për të shpëtuar shefin e madh. Me përjashtime të papërfillshme, të gjithë në atë parti janë ushtarët e Ed Chapos.

Në thelb – kështu kaluam 30 vite tranzicion të lodhshëm – të paaftë të shkëputemi dhe të prodhojmë diçka të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Dhe faji nuk është i popullit, por i elitës politike, që u bë njësh me “elitën” ekonomike të vendit.

Ka diçka që duhet të thuhet pamëdyshje, se kjo lloj politike e ka çuar vendin buzë greminës. Shqipëria rrezikon seriozisht të kthehet në një shtet të dështuar, të paaftë të përmbushë funksionet bazë të shtetit ligjor, që lehtësisht mund të rrëshqasë në autokraci dhe anarki të plotë. Në këto rrethana – mjeti i vetëm politik mbetet opozita.

Lexo edhe:

No Content Available

Hmm, opozita?!

Domethënë e njëjta opozitë, me të njëjtat figura, me të njëjtat kontribute (lexo korrupsion) – të lidhur duar këmbë me të njëjtën masë oligarkësh – që ndërton pallate dhe la para droge prej tre dekadash? Domethënë, të përsërisim të njëjtën gjë që kemi bërë këto 30 vjet, duke alternuar një pushtet që nuk largon dhe ndëshkon të korruptuarit, të asnjërës palë? Për të ruajtur të njëjtën status-quo, të njëjtin standard, të njëjtat metoda? Dhe kështu të presim t’i japim fund korrupsionit, pandëshkueshmërisë dhe pushtetit të krimit të organizuar?! Me një reformë drejtësie të dështuar, të paaftë të përmbushë detyrat që ia ngarkon ligji? Që të përsërisim të njëjtën gjë – pambarimisht – deri në vitin 2050?!

Kjo ishte alternativa e opozitës?!

Që një shoqëri të ndryshojë, së pari duhet të ndryshojë opozita – në qasjen publike, në burime njerëzore, në programe dhe ide politike. Shqipëria nuk ka kohë për të humbur për hir të askujt, për më tepër për interesa të të njëjtëve, që vazhdojnë ta konsiderojnë PD-në pronë private. Partitë politike janë asete të gjithë shoqërisë, një parti politike nuk mund të trashgohet, as nuk mund të shitet, as të blihet. Ajo ngrihet mbi ide, jo mbi aksione. Vetëm organizatat kriminale trashgohen, ato janë pronë e klanit, familjes.

Prandaj ndryshimi ishte i domosdoshëm – sepse ky ndryshim i duhej Shqipërisë.

Edi Rama e di mirë se çfarë ka ndodhur dhe po ndodhë në Partinë Demokratike. Ai e ndjenë se ndryshimi i opozitës është prova se ajo po përgatitet për të ardhur në krye të punëve. Ai është i tmerruar nga bjerrja e pushtetit dhe prishja e status-quos në opozitën shqiptare. Ai e sheh se agallarëve të tij lokal po u bien kokat njëri pas tjetrit, të mbytur nga krimi dhe korrupsioni. Të gjitha shenjat tregojnë se fundi i tij është afër, dhe se deti i elektoratit gri po egërsohet, për të përmbytur anijen e shpartalluar nga krimi dhe korrupsioni.

Shpresa e fundit e tij është diversioni, dhe mesazhet e koduara. Për të penguar ndryshimin që po ndodhë në Partinë Demokratike. Prandaj nuk është aspak çudi lufta e pisët që zhvillohet në të gjitha frontet kundër Partisë Demokratike – për të penguar ndryshimin – për të ruajtur pushtetin politik dhe ekonomik.

Një popull i vogël dhe i varfër – me një elitë të korruptuar – e ka të vështirë ndryshimin – por jo të pamundur. Duket se Shtetet e Bashkuara e kanë kuptuar në kohë se ky vend nuk ka nevojë kreshnikë dhe demagogë, por për politikanë që për herë të parë të sillen si njerëz. Prandaj ata inicuan ndryshimet tek Partia Demokratike, si mundësia më e mirë që t’i jepet fund tranzicionit, dhe vendi të futet në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm.

Sigurisht që ka edhe arsye të tjera – të lidhura kryesisht me arsye të gjeopolitikës rajonale, por për këto një herë tjetër.

Etiketa: erl kodra boldnew shsot domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

U arratisën nga burgu duke lidhur çarçafët, kapet nga policia shqiptari

TË GJITHA

“Nuk doja të ikja”, flet nga spitali banori i Skënderbegasit: Është djegur çdo gjë

22:18 : 12/08/2025

Madonna kërkesë Papa Leonit XIV: Vizito Gazën para se të jetë vonë!

22:11 : 12/08/2025

Donnarumma i jep lamtumirën PSG-së, sulmon trajnerin Enrique

21:57 : 12/08/2025

VIDEO/ Pamjet apokaliptike! Zjarri rrethon Delvinën, nis heqja e bombolave të oksigjenit nga spitali

21:53 : 12/08/2025

VIDEO/ Greqia përfshihet nga flakët, urdhër evakuimi për mbi 7,500 banorë

21:45 : 12/08/2025

Zjarri në Delvinë del jashtë kontrollit, flakët u afrohen edhe më shumë puseve të naftës

21:30 : 12/08/2025

Trump nesër do të zhvillojë bisedime me Zelenskyn dhe liderët evropianë

21:28 : 12/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com