• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ngujimi

12:49 : 11/01/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Luçiano Boçi

Ngujimi ndodhi. Së prapthi. Selia u shndërrua në kullë e të ngujuarit në personazhe që shtynë me forcë një lloj vetëgjyqësie të çartur. Me shpresën për të marrë në opinion pozën e viktimës, por duke dhunuar ligj e kanun, gra e burra, të rinj e të moshuar, anëtarë të thjeshtë të familjes së madhe, larg çdo kërkese për t’i thirrur arsyes.

Askush nuk e mendonte të ndodhte ai ngujim aq i izoluar, i blinduar e aq shumë agresiv e mizor ndaj atyre që kërkonin thjesht marrëveshjen, ndaj anëtarëve të thjeshtë të selisë. E në vend të marrëveshjes, të ngujuarit i përplasën atyre në fytyrë derën e blinduar.

Ishte një ngujim absurd, pa arsye, fyes, cinik, arrogant dhe ngacmues deri në padurim.

Ishte një pabesi e strukturuar mirë ditë më parë, nëpërmjet mohimit dhe ndalimit të hyrjes, nëpërmjet veprimit e deklaratave mashtruese.

Lexo edhe:

Trump bën thirrje për arritje të marrëveshjes për përfundim të luftës në Gazë

Napoli refuzon ofertën e Liverpool për Osimhen, kërkon 75 milionë euro

Sepse ajo që kërkonin të arrinin të ngujuarit nuk ishte marrëveshja nën besën e votës, por provokimi i reagimit të zemërimit dhe fabrikimi i akuzës.

Për më tepër, askush nga pala “kundërshtare” nuk ia imponoi, apo shtyu ngujimin absurd këtyre të ngujuarve me vullnetarizëm.

Më shumë në fakt ai ishte një vetëngujim. Vetëngujim i pakërkuar nga nderi e burrnia. Por i ardhur nga nën ndërgjegjja e thellë, i nxitur nga gjurma e kryerjes së një “vrasje” në shpinë dhe nga instinkti për të mbrojtur fajësisë e provuar. Aspak për të mbrojtur kullën-seli, tashmë të përdhosur me dyer prej burgu e as moralin e humbur demokratik.

Disa nga të ngujuarit, i çuan atë ditë aty vetë këmbët e tyre, me idenë e mbrapshtë e të pandodhur më parë, për ta shndërruar selinë në kullë e më pas kullën në kasaphanë. Këta ishin autorët e ngujimit.

Disa të tjerë, shumica, të ngujuarit e pastër, u thirrën nën ngujim nga autorët vetëm për mburojë.

Që me qashtërsinë e profaninë e tyre politike të mund të ndërtonin murin e shfajësimit publik të linçimit fizik të anëtarëve.

Ndërsa pjesa e zezë e të ngujuarve, të ardhur me entuziazëm, të ngujuarit e zinj të veshur me të zeza por jo vetëm, ishin pjesa e azapëve, e grupeve të sulmit që do ta shndërronin sipas dëshirës së urdhëruesit, kullën e ngujimit në kullë kurthi e turpi njëherazi.

Mercenarëve të shpëlarë trush, të armatosur dhe të pajisur me mjete luftarake e rrethanore, detyra e të cilave ishte ruajtja e territorit të kullës e jo ajo e integritetit moral të selisë e anëtarësisë, u ngjante vetja si heronj-kalorës të zinj.

Misioni ishte i qartë-goditja e anëtarëve të selisë me çdo mjet e mënyrë, gaz, shkopinj, tavolina, karrike, hekur, bomba shurdhuese, për t’i vrarë gjënë e fundit që kishin marrë me vete atë ditë- Shpresën. Dhe në fund për t’i ngritur gishtin e akuzës atyre si shpellarë e vandalë.

Por nuk mbaronte me kaq.

Jashtë, i strukturuar me blinda uji dhe batare gazi lotsjellës, ishte instaluar “Hjekësi”, i veshur me uniformë polici, i gatshëm të vepronte egërsisht sapo grupet e sulmit të mos ia dilnin dot zemërimit të anëtarëve.

Pas ngujimit e bashkë me ngujimin absurd kjo ngjau.

Mercenarët u përpoqën pa ia dalë.

Tentativës së anëtarëve për të hyrë në shtëpinë e tyre me mjete naive, për të kërkuar marrëveshjen për besën e votës, ata iu përgjigjen me gaz, tym, dhe plasëse.

Kur inati i anëtarëve mori para gjithçka bashkë me derën e blinduar, vendi u ndez gjak, tym e flakë nga “Hjeksi” me një ngazëllim e ndjenjë hakmarrje të paparë ndaj demokratëve.

Më djegës dhe më i hidhur se atë ditë ai gaz nuk kishte qenë kurrë më parë.

Tek shihja ata që na kishin dhënë gjithçka nga vetja, mes mijëra sakrificash, të shembur në tokë nga gazi e spray verbues, të gjakosur nga goditjet por më shumë të përkulur nga dhimbja e zhgënjimi që këtë “dhuratë” e kishin nga të vetët, ulërima ime ishte e aq e madhe sa më dilte pa zë.

“Hjeksit” i kishte ardhur dita.

Anëtarët u shpërndanë. Me vete morën e strukën dhe njëherë Shpresën për ta mbrojtur për në rikthimin e radhës.

Pas disa orësh retë e tymit dëshpërimsjellës u shpërndanë.

Të vetëngujuarit lanë kullën bosh e shpërthyen në festë komike e thirrje histerike.

Ata me “Hjeksin” e tyre kryeministror kishin përzënë me dhunë përkohësisht nga shtëpia e tyre demokratët e kishin shkelmuar besën e votës.

Ndërsa muzgu po binte, mbi kullën e vetëngujimit varej pyetja:

Kush fitoi?!!

….pas disa minutash “Hjekësi” njoftoi se do bënte një bashkëbisedim online me demokratët për t’i shpjeguar atyre se ç’është demokracia!?

Ngujimi vazhdon!

Lajme të lidhura

BOTA

Trump bën thirrje për arritje të marrëveshjes për përfundim të luftës në Gazë

15:28 : 29/06/2025
SPORT

Napoli refuzon ofertën e Liverpool për Osimhen, kërkon 75 milionë euro

15:28 : 29/06/2025
AKTUALITET

“Vdiq se s’mori ndihmë mjekësore”/ Pushuesi humbi jetën, dëshmitarët: Ambulanca u vonua (VIDEO)

15:23 : 29/06/2025
AKTUALITET

Zaptoi një hapësirë publike në Vlorë, procedohet 44-vjeçari! E pëson edhe drejtori i Policisë Bashkiake

15:08 : 29/06/2025
BOTA

Zbulohet komploti ndaj Mike Pompeos, Irani planifikoi vrasjen e ish-sekretarit amerikan të Shtetit

15:04 : 29/06/2025
SPORT

Moto GP/ Marquez fiton në Holandë dhe shkëputet në renditje, dy italianë ngjiten në podium

14:53 : 29/06/2025
Para

Tiranë/ Adoleshentja denoncohet e zhdukur nga familjarët

TË GJITHA

Trump bën thirrje për arritje të marrëveshjes për përfundim të luftës në Gazë

15:28 : 29/06/2025

Napoli refuzon ofertën e Liverpool për Osimhen, kërkon 75 milionë euro

15:28 : 29/06/2025

“Vdiq se s’mori ndihmë mjekësore”/ Pushuesi humbi jetën, dëshmitarët: Ambulanca u vonua (VIDEO)

15:23 : 29/06/2025

Zaptoi një hapësirë publike në Vlorë, procedohet 44-vjeçari! E pëson edhe drejtori i Policisë Bashkiake

15:08 : 29/06/2025

Zbulohet komploti ndaj Mike Pompeos, Irani planifikoi vrasjen e ish-sekretarit amerikan të Shtetit

15:04 : 29/06/2025

Moto GP/ Marquez fiton në Holandë dhe shkëputet në renditje, dy italianë ngjiten në podium

14:53 : 29/06/2025

SKANDALI/ FNSH Tiranë pa ujë në 2025! Elita e Policisë mbush bidonë për tualetet dhe dhomat

14:45 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com