• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gazi lotsjellës në PD/ Lorenc Panganika nuk është “bufon”. Ai po fsheh autorët e krimit (shpjegimi ligjor)

16:44 : 08/01/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryepolici i Tiranës, Lorenc Panganika, mori rolin e bufonit politik, kur mohoi publikisht se kishte dijeni për përdorimin e lëndëve lakrimogjene paraditen e së Shtunës në selinë e Partisë Demokratike në Tiranë nga persona civilë dhe të paautorizuar, ndërkohë që pamjet e tymosjes së protestuesve me gaz lotsjellës u prezantuan direkt në mediat shqiptare.

Panganika u shfaq në oborrin e selisë së PD-së duke deklaruar se “nuk e dimë se kush e ka hedhur gazin lotsjellës, do hetojmë”.

Deklaratat e drejtorit të Policisë së Tiranës nuk janë butaforike, por, me shumë mundësi, një mekanizëm për të shmangur nga përgjegjësia ligjore personat që e përdorin gazin lotsjellës, në shkelje flagrante të Kodit Penal.

Për të kuptuar qartë përdorimin politik të kryepolicit të Tiranës, mjafton që të lexohen parashikimet ligjore për përdorimin e gazit lotsjellës në ambjente të hapura.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e hënë 30 Qershor 2025

Zjarr në zonën e Malit me Gropa, digjet një sipërfaqe e madhe me pemë ahu

Në nenin 99 të ligjit “Për Policinë e Shtetit” parashikohet se: “Punonjësi i policisë ka të drejtë të mbajë armë. Llojet e armatimit, të lëndëve neuroparalizuese dhe të mjeteve të tjera të përdorimit të forcës nga policia përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”.

Llojet e armatimit, lëndët neuroparalizuese dhe mjete të tjera të përdorimit të forcës nga strukturat e Policisë së Shtetit, janë të miratuara me VKM Nr.293, dt. 08.04.2015 “Për miratimin e llojeve të armatimit, të lëndëve neuroparalizuese dhe të mejeteve të tjera të përdorimit të forcës nga Policia e Shtetit”, sipas lidhjes që i është bashkëlidhur këtij vendimi.

Më konkretisht, në pikën 2/b parashikohet se strukturat e Policisë së Shtetit pajisen me:

“Municione me lëndë irrituese në formë pluhuri, lëngu me përbërje CS; CN; OC; që hidhen me shotgun, me granatë dore, pajisje hedhëse, sprajt ose tubet, për mbrojtjen, menaxhimin dhe kontrollin e turmave”.

Në çdo rast, legjislacioni flet për përdorimin e lëndëve lakrimogjene (gazit lotsjellës) vetëm nga Policia e Shtetit dhe vetëm në raste specifike, pavarësisht se efektivët e Policisë nën mandatin e ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, e përdorën pa kriter kundër protestuesve opozitarë.

Por, në situatën e ndodhur këtë të Shtunë në selinë e Partisë Demokratike, gazi lotsjellës që dëmtoi shëndetin e protestuesve dhe përfaqësuesve të medias që ishin të pranishëm, u përdor fillimisht nga persona civilë, të paidentifikuar deri më tani dhe, natyrisht, edhe pa asnjë autorizim.

Pra, situata ligjore duket e qartë-gazi lotsjellës, i cili konsiderohet “armë” nga ligji, është përdorur nga persona të paautorizuar për të mbajtur këtë “armë”.

Kodi Penal, në paragrafin e parë të nenit 278, parashikon se: “Mbajtja e armëve, e armëve shpërthyese ose e lëndëve plasëse në automjete apo në çdo mjet tjetër të motorizuar, në mjedise publike ose në mjedise të hapura për publikun, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet”.

Pra, personat civilë që përdorën gaz lotsjellës nga brenda selisë së Partisë Demokratike kundër grupit të madh të qytetarëve që ishin në oborrin e selisë së subjektit politik, kanë kryer vepër penale dhe rrezikojnë të dënohen deri në 7 vjet burg.

Ndaj, kryepolici i Tiranës, Lorenc Panganika, nuk u tregua thjesht bufon politik. Ai, me qëllim ka fshehur publikisht krimin (veprën penale) dhe kjo e ngarkon edhe atë vetë me përgjegjësinë e “Shpërdorimit të detyrës”.

Por, shefat politikë të Policisë gjatë qeverisjes së Edi Ramës e kanë shndërruar në mënyrë normale komunikimi mashtrimin për ngjarje të qarta në dritën e diellit.

Ish-kryepolici i vendit, Ardi Veliu, mashtroi hapur dhe pa iu dridhur qerpiku për ngjarjen në Elbasan, ndodhur pak ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit 2021, kur mohoi se në disa mjete të eksponentëve të Partisë Socialiste në pushtet nuk kishte materiale zgjedhore, ndërkohë që kishin gjetur karta identiteti të personave të ndryshëm e shuma parash.

 

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e hënë 30 Qershor 2025

22:56 : 29/06/2025
AKTUALITET

Zjarr në zonën e Malit me Gropa, digjet një sipërfaqe e madhe me pemë ahu

22:52 : 29/06/2025
AKTUALITET

Siguria në verë/ Softa: Në plazhe nuk ka roje dhe mjete të nevojshme për garantuar siguri

22:40 : 29/06/2025
AKTUALITET

Varrezat e Elbasanit të mbuluar nga barishtet, Llatja i Elbasanit në “gjumë”

22:27 : 29/06/2025
AKTUALITET

Merr flakë makina në ecje në Rrugën e Arbrit, brenda saj udhëtonin 4 pasagjerë

22:08 : 29/06/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Durrës, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

22:00 : 29/06/2025
Para

Adoleshenjta zhduket nga shtëpia, policia: Iku me dëshirë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 30 Qershor 2025

22:56 : 29/06/2025

Zjarr në zonën e Malit me Gropa, digjet një sipërfaqe e madhe me pemë ahu

22:52 : 29/06/2025

Siguria në verë/ Softa: Në plazhe nuk ka roje dhe mjete të nevojshme për garantuar siguri

22:40 : 29/06/2025

Varrezat e Elbasanit të mbuluar nga barishtet, Llatja i Elbasanit në “gjumë”

22:27 : 29/06/2025

Merr flakë makina në ecje në Rrugën e Arbrit, brenda saj udhëtonin 4 pasagjerë

22:08 : 29/06/2025

Aksident i rëndë në Durrës, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

22:00 : 29/06/2025

Gjokutaj nxjerr dokumentin: Drejtësi me regji politike kundër Sali Berishës

21:40 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com