• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen 5 persona! Emrat

17:26 : 06/01/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Policia ka arrestuar pesë persona në 24 orët e fundit, pasi ishin shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të policisë, i arrestuar ka përfunduar Bilbil Lluka, që është arrestuar në Hungari për interes të vendit tonë, Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, më datë 25.01.2021 i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Po ashtu, në pranga ka përfunduar edhe shtetasi italian Eduardo Di Francesco, 56 vjeç. Kjo sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 14.02.2019, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Ky person rezulton i ekstraduar në PKK Rinas, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Lexo edhe:

No Content Available

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar.

Gjatë 24 orëve të fundit vihen në pranga 5 persona në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve u bë e mundur kapja e dy shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimi i tyre drejt Shqipërisë.

Gjithashtu, nga strukturat e Policisë së Shtetit, në kuadër të plan-operacionit për kapjen e personave në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i 3 shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar.

Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Hungaria drejt vendit tonë, i shtetasit në kërkim ndërkombëtar Bilbil Lluka, 36 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, më datë 25.01.2021 i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Kapja e këtij shtetasi u bë e mundur në bashkëpunim me Zyrën Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, në bazë të informacioneve për vendndodhjen e tij në shtetin e Hungarisë.

Po nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë, i shtetasit italian Eduardo Di Francesco, 56 vjeç. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 14.02.2019, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Personi i ekstraduar në PKK Rinas, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Gani Abazi, 61 vjeç, banues në Tepelenë, i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal”. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 8 vite burgim.

Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore se në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, ndodhej një person i shpallur në kërkim, organizuan punën dhe bënë të mundur kapjen e shtetasit Viktor Gaço, 38 vjeç, banues në Gjirokastër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, në bazë të urdhrit të ndalimit të lëshuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Shtetasi V. G. iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të metejshme.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Altin Koçeku, 30 vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Autostrada”, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim. Ky shtetas dyshohet se është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kryente vjedhje të kasafortave në biznese dhe vila në autostradën Tiranë-Durrës. Në kuadër të operacionit të zhvilluar më 12 dhjetor u arrestuan në flagrancë 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë.

Etiketa: olicia arrestime boldnew shost domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para
Foto: Partizani.al

Video/ Dështoi te Partizani, Hasani prezantohet si "hero" te Shkëndija

TË GJITHA

”Zona e Vorës ka të meta të mëdha”, Alimehmeti kritikon organet ligjzbatuese

13:46 : 12/05/2025

Aksident i rëndë në aksin Himarë-Qeparo, motori me dy turistë përplaset me një makinë

13:39 : 12/05/2025

Përfundon procesi i numërimit në Delvinë, fiton PS

13:16 : 12/05/2025

Pse u rrit Rama?

13:14 : 12/05/2025

Përmet/ 47-vjeçari hyn me dhunë në banesën e një gruaje dhe e ngacmon seksualisht

12:56 : 12/05/2025

Si ndahen votat në rang vendi deri më tani, projeksionet e mandateve për secilin Qark

12:51 : 12/05/2025

Shpërndanin lëndë narkotike në doza, arrestohen babë e bir në Shkodër

12:47 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com