Nga Adriana Kalaja
Dje shërbëtori i regjimit të Ramës, Gazment Bardhi, deklaroi se nuk i lejohej hyrja në Godinën e Partisë Demokratike EDHE e gazëtarëve (e anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit jo e jo), pasi aty po bëhej rikonstruksion dhe punime të ndryshme të brendshme.
Këtij dashnorit të llozave dhe bravave i kujtoj se VKM-ja Nr.408 datë 13.05.2015 ‘Për miratimin e rregullores së zhvillimit të tërritorit’, ndryshuar me VKM-në Nr.271 datë 06.04.2016 dhe Nr.231, datë 21.03.2017, detyron çdo subjekt pajisjen me leje nga organet e Pushtetit Vendor, ose ndryshe Bashkia që drejtohet nga miku i deputetit Basha dhe i z. Kunat.
Çfarë parashikon neni 7 i VKM-së Nr.408 dat 13.05.2015?
Pa përjashtuar detyrimin e respektimit të dispozitave ligjore të parashikuara nga kuadri ligjor në fuqi për veprimtaritë ndërtimore, përfshirë, në mënyrë të veçantë, sa i përket qëndrueshmërisë antisizmike, mbrojtjes kundër zjarrit, ruajtjes së sigurisë dhe higjienës shëndetësore, punimet e mëposhtme kryhen pa pajisjen me leje ndërtimi, pas njoftimit të deklaratës paraprake të fillimit të punimeve pranë autoritetit kompetent të planifikimit dhe zhvillimit:
i) Punime të jashtme, si:
– ndërhyrjet e mirëmbajtjes së zakonshme kur sjellin ndryshime të karakteristikave, formave dhe ngjyrave ekzistuese;
– punimet mirëmbajtëse për mbulesat;
– vendosja e shtresave për rritjen e efiçencës energjetike të ndërtesave ekzistuese.
ii) Punime të brendshme, si:
– përforcimi i strukturave mbajtëse të brendshme;
– hapja dhe mbyllja e dyerve të brendshme;
– krijimi, eliminimi ose ndryshimi i mureve ndarëse (jombajtëse) të brendshme, i mjediseve për shërbime higjienike;
– realizimi i impianteve të reja higjieno-sanitare dhe të ngrohjes/ftohjes;
– punimet për ndërtimin e rampave për përshtatjen e ndërtesave për personat me aftësi të kufizuara;
– struktura që instalohen për nevoja të çastit dhe të përkohshme, pa themele dhe që hiqen në çdo rast brenda një afati kohor maksimal 150-ditor;
– vendosja e paneleve diellore, fotovoltaike, në shërbim të ndërtesave, jashtë zonave të trashëgimisë historike, kulturore apo zonave të mbrojtura mjedisore, ku vendosja e tyre është e ndaluar;
– etj., etj….
Në këto kushte, a është bërë deklarata paraprake dhe kush është dokumentacioni që shoqëron këtë deklaratë në zbatim të nenit 8 të po kësaj VKM-je?
Çfarë thotë neni 8 i VKM-së Nr.408?
1. Dokumentet që duhet të depozitojë personi i interesuar, në letër dhe CD (format pdf), për njoftimin e deklaratës paraprake për kryerje punimesh janë:
a) Formulari i deklaratës, sipas shtojcës D, të kësaj rregulloreje, në dy (2) kopje, dhe, sipas rastit;
b) Dokumenti që vërteton pronësinë e tij apo të drejta të ligjshme për pasuri private apo publike për strukturën që ka në përdorim, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
c) Projekti teknik i realizimit të punimeve, i firmosur nga projektues të licencuar.
2. Dokumentet, sipas pikës 1, të këtij neni, janë dokumentet e vetme që duhet të paraqesë aplikuesi për kryerjen e punimeve.
3. Autoriteti i planifikimit dhe zhvillimit nënshkruan formularin e deklaratës sipas pikës 1, të këtij neni.’.
Po kështu, nga kush është bërë deklarata paraprake për kryerjen e punimeve dhe a është miratuar ajo nga autoriteti i planifikimit dhe i zhvillimit, kjo sipas pikes 3., të nënit 8?
Natyrshëm pyesim:
– Kur është bërë deklarata?
– Kush e ka firmosur projektin teknik të realizimit të punimeve?
– Kush e ka firmosur formularin e deklaratës?
– Kur është dhënë miratimi nga organet kompetente vendore?
Ashtu siç është e kuptueshme, jo vetëm që nuk është bërë aplikimi me formular për deklaratën e kryerjes së punimeve pranë pushtetit lokal, por nuk ka jo vetëm asnjë projekt teknik të realizimit të punimeve por edhe asnjë miratim nga organet e pushtetit vendor.
Sipas ndryshimeve që i është bërë VKM-së Nr. 408, me VKM Nr.271 datë 06.04.2016, është ndryshuar neni 8 të paraqitur më sipër, ku sipas pas pikës 3., shtohet pika 4 dhe 5 si më poshtë:
4. Brenda 5 ditëve nga dorëzimi i deklaratës paraprake për kryerje punimesh, nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, autoriteti vendor përgjegjës kryen verifikimet e nevojshme dhe, në rast se konstaton mosrespektimin e kushteve dhe kërkesave ligjore që rregullojnë deklaratën paraprake të punimeve, e kundërshton atë me vendim të arsyetuar.
5. Në mungesë përgjigjeje nga autoriteti vendor përgjegjës, brenda afatit 5-ditor, sipas pikës 3 të këtij neni, konfirmimi konsiderohet i dhënë në heshtje dhe sistemi gjeneron aktin përkatës e njofton deklaruesin për mundësinë e fillimit të punimeve.
A janë respektuar kërkesat e ktyre dispozitave ligjore nga dashnori i llozave dhe i shulave Gazment Bardhi?
Mbase ‘rastësia’ në vakinë në Golem, mund t`ja ketë lehtësuar punën deputetit Basha që nëpërmjet mikut të tij Veliaj, të jetë aprovuar leja e restaurimit dhe e rikonstruksionit.
Mbase….
Mbase ka ndërhyrë edhe znj. Yuri Kim (sepse nuk është ambasadore), pasi gojët e liga thonë se po mbështet fuqimisht bunkerizimin e Selisë së PD-së, pasi EDHE kjo i ka fiksim llozat dhe shulat në dyert e blinduara.
Mbase…..
Koha do ta vërtetojë se çfarë punimesh po bëhen brënda Selisë së PD-së dhe mbi të gjitha kush është INVESTITORI i tyre, por një gjë nuk tejkalohet dot me procedurë pasi ndërtimi pa leje është kriminalizuar dhe se sipas nenit 199/a dhe 199/b ligjvënësi ka parashikuar dënime penale për shkelësit e ligjit në këtë fushë.
Në këto kushte, duke qënë se i qan zemra ‘për të bërë shtet’, i bëj thirrje Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Bashkisë Veliaj të ndalojnë këtë ndërtim pa leje dhe të referojnë pranë Organeve Ligjzbatuese rastin konkret.
Po kështu, i bëj thirrje Organit të Akuzës të hetojë lidhur më këtë çështje, në pikat kryesore si:
– Kush është deklaruesi punimeve?
– Kush është projektuesi i punimeve?
– Kush është aprovuesi i deklaratës së punimeve?
– Kur është bërë deklarata (nëse është bërë) dhe kur kanë filluar punimet?
– Kush është INVESTITORI i këtyre punimeve?
Për sa kohë më qindra qytetarë janë proceduar dhe dënuar për vepra penale të ngjashme ose më të lehta se kjo që sapo paraqita, mosreagimi nga ana e Organeve Ligjzbatuse dhe e Organit të Akuzës, është haptazi tallje me qytetarët dhe konsumim i veprës penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’.
Ps: Gazeta Shqip si shërbëtore e paepur e regjimit dhe e KIM-it edhe mund ta shpërndajë shkrimin tim, por jo ta VJEDHË, siç bëri dje me denoncimin e Portit të Ri të Durrësit, sepse unë nuk bëj pjesë te ato njerëz që shantazhohem si Lulzimi dhe Gazmenti.