• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lubonja për nismën e Ramës për konsultimin kombëtar: Ky është qëllimi i vërtetë i kryeministrit

17:52 : 06/01/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Analisti i njohur Fatos Lubonja ka analizuar situatën brenda Partisë Demokratike, por edhe nisëm që prezantoi dje publikisht kryeministri Edi Rama, që për çështje kombëtare të pyesë qytetarët.

Duke u ndalur te nisma në fjalë, për formularin e Këshillit Kombëtar, Lubonja tha se sipas tij kjo gjë mund të bëhet vetëm në një vend qesharak, ndërsa shtoi se është tipike e regjimeve autoritare.

Në një intervistë përmes skype për rubrikën ‘Opinion’ në ‘Neës24’, Lubonja tha se qëllimi i Ramës është që të mbajë lidhje direkte me popullin dhe të shmangë institucionet.

“Kjo nuk është kështu, që të jemi optimist. Pse?! Kjo është metodë e qartë, e njohëse. Nuk vijnë nga ishull i izoluar. Kemi përvojë, njohim se si veprojmë regjimet autoritare. Një nga format që përdorin autoritaristës është mënjanimi i institucioneve dhe kjo quhet lidhje direkte me popullin. Rama dje erdhi aty dhe ngriti disa probleme dje. Në vend që të bënte një konferencë shtypi, ku të kishte dialog, ai përzgjidhte ata që e shanin. Duke e përgjithësuar dialogun me gjithë popullin, ti nuk di më se cili thotë kështu dhe ashtu.”, tha Lubonja.

Për analistin Lubonja, Basha po mban selinë me idenë që kësaj selia kanë për t’ju bashkuar të gjithë.

Lexo edhe:

Erion Alibej: Kërkova ndihmë… nga vrasësi i vëllait, nuk e dija se ma ekzekutuan miqtë tanë

“Premtoi shumë, por nuk bëri asgjë”, Bardhi: Dumani na zhgënjeu me task-forcën për zgjedhjet

“Këta kanë vrarë njëri-tjetrin. Imagjinoni se çfarë nevojash ka Shqipëria, por këta vrasin njëri-tjetrin. Tani gjendjen e partisë e kemi parë prej kohësh. Ne jemi një popull që jetojmë me përditshmëri. Kur PD doli nga parlamenti, kandidatët i kishte zgjedhur Basha me Berishën dhe të gjithë, tani kjo është situata dhe ne ndaj ne jemi kështu. Janë zhytur se kush do të marrë timonin e anijes. Unë mendoj që Shqipëria kishte nevojë që Basha dhe shumë të tjerë të ndërtonin një shpresë por, kanë sjellë tashmë konfliktin mes tyre. Ai kërkon të mbajë zyrën, pronën, si një familje që ka një vilë të trashëguar. Por ajo që do të ndodhë është se partia do të vijojë në këtë gjendje. Normalisht do të jetë një humbje e PD-së në zgjedhjet e tjera. Basha nuk ka kuptuar një gjë të rëndësishme, ai po përdor metodat e Ramës, pra duke mos përfillur demokracinë, por mban institucionet dhe ka policisë. Nesër Rama do ta përdorë kundër Bashës edhe këtë fakt. Duhet të ishte një parti e hapur. Këtu tashmë ikën çdokush sepse kjo situata konfliktuale tërheq vetëm radikalët’, tha Lubonja.

Sipas tij, mes Bashës dhe Berishës, po luftohet për një anije, se kush të marrë drejtimin e timonin, pavarësisht se ky mjet lundrimi sipas tij po mbytet.

“Paqja dhe zgjidhja janë të dyja që nuk përjashtojnë njëra-tjetrën. Varet se për çfarë zgjidhje e keni fjalën. Zgjidhja është siç e shoh situatën unë, për fat të keq, jo një marrëveshje mes dy palëve demokratike, me kompromiset e rastit, me aftësinë për ta parë anijen e PD-së jashtë saj. Pra, për të parë e ku po noton kjo anije. Ata janë zhytur aty se kush do të marrë timonin e anijes në luftë, pra se kush do të rrijë timonier. Ndërkohë anija është duke u mbytur. Aftësia e të dyja palëve do të ishte; dale se po luftojmë për timonin, por uji ka hyrë në anije dhe po mbytemi. Kjo është fatkeqësia. Kur i bëjmë analizën, s’e na takon që të japim ndonjë mendim, por nuk e kontrollojmë dot historinë, e cila shkon dhe ndonjëherë atje nuk duam ne. E shoh se këtë do të vazhdojnë konfliktin dhe do të jetë i gjatë, dhe nëse do të zgjidhet, ndoshta me zgjedhjet lokale, kur të marrë një goditje të tillë PD, që mos të ketë kuptim më fare.”, tha ai.

Gjatë intervistës, Lubonja gjithashtu tha se zgjidhja demokratike do të ishte alternativa më e mirë, pasi sipas tij Partia Demokratike duhet të jetë e hapur.

Analisti Lubonja tregoi se ishte i prekur nga Covid, por fatmirësisht ka pasur simptoma shumë të lehta, ndërsa bëri me dije se ka bërë dy doza të vaksinës Pfizer.

Ndërsa foli për situatën e COVID, Lubonja tha se është parë që Omicron është më i lehtë.

“Unë jam i karantinuar dhe nuk dal dot sepse mund të infektoj të tjerë. Këtu Omicron nuk trajtohet si një grip i zakonshëm. Në Itali ka ende alarm të madh. Debati është i hapur dhe janë marrë disa vendime. Ndaj ne duhet të ruhemi. Por duhet shtruar pyetja se sa jemi të shqetësuar në si popull dhe alarmi që është këtu është se kanë respekt për jetët njerëzore, ndërsa tek ne duket se nuk ka respekt për jetët njerëzore. Unë mendoj që duhet insistuar tek vaksinimi, dhe duke parashtruar tezën se vaksina të ndihmon për ta kaluar më lehtë”, tha më tej Lubonja.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Erion Alibej: Kërkova ndihmë… nga vrasësi i vëllait, nuk e dija se ma ekzekutuan miqtë tanë

21:32 : 17/09/2025
AKTUALITET

“Premtoi shumë, por nuk bëri asgjë”, Bardhi: Dumani na zhgënjeu me task-forcën për zgjedhjet

21:32 : 17/09/2025
AKTUALITET

Pogradec/ Drejtuesi i një motori gjendet i rrëzuar në rrugë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

21:20 : 17/09/2025
AKTUALITET

“Kodi Zgjedhor më i keq se ai i 2021-shit”, Bardhi pendohet: Kemi gabuar që e kemi votuar

21:08 : 17/09/2025
SPORT

Champions League/ Slavias së Pragës “i rrëshqet” fitorja nga duart, zhgënjen Olimpiacos

21:05 : 17/09/2025
AKTUALITET

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, makina del nga rruga dhe përmbyset

20:59 : 17/09/2025
Para

Inceneratorët/ Ekspertët: Të pezullohet kontratat e koncensioneve, nuk dihet ku shkojnë paratë

TË GJITHA

Erion Alibej: Kërkova ndihmë… nga vrasësi i vëllait, nuk e dija se ma ekzekutuan miqtë tanë

21:32 : 17/09/2025

“Premtoi shumë, por nuk bëri asgjë”, Bardhi: Dumani na zhgënjeu me task-forcën për zgjedhjet

21:32 : 17/09/2025

Pogradec/ Drejtuesi i një motori gjendet i rrëzuar në rrugë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

21:20 : 17/09/2025

“Kodi Zgjedhor më i keq se ai i 2021-shit”, Bardhi pendohet: Kemi gabuar që e kemi votuar

21:08 : 17/09/2025

Champions League/ Slavias së Pragës “i rrëshqet” fitorja nga duart, zhgënjen Olimpiacos

21:05 : 17/09/2025

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, makina del nga rruga dhe përmbyset

20:59 : 17/09/2025

Historiku/ Tirana pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të 10-ta lokale që nga viti 1992

20:58 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com