• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Atentati në Don Bosko ishte i parapërgatitur, ja pista kryesore

09:33 : 06/01/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Atentati i pasdites së të martës në Tiranë vazhdon të jetë i mbuluar me mister. Autoritetet nuk kanë asnjë person të dyshuar në lidhje me atentatin me armë zjarri që i mori jetën 35- vjeçarit Erion Çela dhe la të plagosur vëllanë dhe dajën e tij dhe dy persona të tjerë. Ngjarja e rëndë u regjistrua në një lokal në zonën e “Don Boskos”, ku ndaj grupit të burrave që ishin ulur në një tavolinë u derdhën breshëri kallashnikovi.

Ajo që fillimisht u duk si një konflikt i çastit brenda lokalit, në të vërtetë rezultoi të jetë një atentat i parapërgatitur. Dyshimet se kemi të bëjmë me atentat të parapërgatitur vijnë nga fakti se targat e automjetit tip “Benz”, me të cilin erdhën atentatorët në vendin e ngjarjes, rezultojnë të vjedhura prej të paktën dy muajsh. Targat i përkasin një automjeti të llojit “Smart” dhe rezultojnë të jenë vjedhur në zonën e Vorës në Tiranë. Ndaj, hetuesit kanë dyshime të forta se ka qenë pikërisht kjo periudhë kur kanë nisur përgatitjet për atentatin, shënjestër e të cilit dyshohet të jetë shtetasi Edmond Crroj, i cili ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rënduar në Spitalin e Traumës në Tiranës, ku u transportua menjëherë pas ngjarjes, shkruan Panorama.

Nga të shtënat me breshëri kallashnikovi mbeti i plagosur edhe Blerim Çela, Arben Dani, si dhe 19- vjeçari Azbi Selimaj, i cili nuk ka lidhje farefisnore me personat e tjerë. Deri pasditen e djeshme, organet e hetimit kanë si pistë kryesore të shkuarën e Edmond Crrojit, i cili rezulton person me precedentë penalë në fushën e narkotikëve në Itali.

Erion Çela, i cili rezulton të ketë ndryshuar edhe emrin pasi më parë quhej Adriatik, kishte një dyqan cigaresh fare pranë lokali ku ndodhi atentati dhe ku kaloi momentet e fundit të jetës së tij. Ai ishte ulur në një tavolinë afër pjesës së jashtme të lokalit nga ku mund të shikonte edhe dyqanin e tij për ndonjë blerës të mundshëm përpara se të vritej me disa plumba. Por tragjedia mund të ishte më e rëndë, pasi në të njëjtën tavolinë ka pasur pak minuta më herët edhe gra, të afërme të viktimës dhe dy të të plagosurve. Pasi ato janë larguar nga lokali, grupi prej tre personash kanë ardhur pranë lokalit dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash, duke shkaktuar ngjarjen e rëndë në një nga zonat më të populluara në kryeqytet.

Pista kryesore e hetimit mbetet e shkuara e 41- vjeçarit Edmond Crroj dhe që lidhet me prishjen e pazareve të drogës në Itali. Megjithatë, hetuesit nuk përjashtojnë edhe mundësinë e konflikteve të personave të tjerë që ishin shënjestër e atentatit me armë zjarri. Viktima, Erion Çela, nuk rezulton të jetë person me precedentë penalë të paktën në Shqipëri. Hetuesit kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së lokalit dhe kamerat e tjera në zonë. Në atentat, e faktuar edhe nga dëshmitarët, kanë marrë pjesë tre persona, ku vetëm njëri prej tyre ka qëlluar me armë automatike. Ata kanë ardhur nga Spitali i Traumës drejt lokalit dhe janë kthyer gjithashtu në të njëjtin drejtim, çka do të thotë se kanë pasur dijeni për vendndodhjen e shënjestrës së tyre.

Lexo edhe:

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

Menaxheri i lokalit: Autorët qëlluan me breshëri, pa paralajmërim

Menaxheri i lokalit ku ndodhi atentati në zonën e “Don Boskos”, që la pas një të vrarë dhe katër të plagosur, ka parë të gjithë skenën e krimit të rëndë. Daniel Lika thotë se sulmi ka ndodhur në mënyrë të papritur, duke konfirmuar se midis atentatorëve dhe viktimës apo të plagosurve nuk ka pasur ndonjë konflikt, çka shton dyshimet se ka qenë një atentat i parapërgatitur. Menaxheri konfirmon faktin se Erion Çela, vëllai i tij dhe daja po konsumonin kafe me gratë e tyre dhe se këto të fundit ishin ngritur nga lokali 5 minuta para se të qëllohej me breshëri kallashnikovi.

“Unë kam qenë te lokali brenda, ka ardhur një makinë tip ‘C Class’ dhe kanë gjuajtur në drejtim të lokalit, në drejtim të tavolinës ku kanë qenë ulur personat dhe aty kanë qenë 4-5 persona. Më parë kanë qenë gratë e tyre, rreth 5 minuta më vonë kanë ikur gratë dhe kanë ardhur disa persona të tjerë që kanë gjuajtur në drejtim të atyre. Për pjesën e lokalit, nga stafi nuk është dëmtuar asnjë, siç flitet që një 19-vjeçar është dëmtuar. Nga pjesa e stafit nuk është asnjë i dëmtuar. Erdhi ambulanca. Ambulanca ka kaluar rreth 20 minuta, 30 minuta gati që Ushtaraku është afër, ka ardhur pas gjysmë ore gati. Kurse trupi i pajetë ka ngelur atje për gati 1 orë, 1 orë e ca. Në lokal nuk ka ndodhur asnjë problem, edhe neve na ka ardhur papritur. Kanë qenë klientë të përhershëm, kanë këtë tabakinon këtu”, tha Lika.

Lajme të lidhura

SPORT

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025
SPORT

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025
RAJONI

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025
BOTA

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025
AKTUALITET

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025
Para

Arrestohet adoleshenti, plagosi me thikë dy të rinj/ Detajet

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com