• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lufta për godinën dhe parcelat me bar

12:09 : 05/01/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Gjergji Koja

Partia Demokratike ka hyrë në një cikël përplasjesh jo më për burimet njerëzore, por për godinën, selinë e saj qendrore, e cila dita ditës po trajtohej si një “tokë e xanun”.

Lulzim Basha po sillet si një qiraxhi, të cilit i kërkohet të dalë nga banesa pasi i ka përfunduar kontrata, por ai nuk del dhe fiton kohë për tu shpallur pronar, pa pasur dokumentet si i tillë, dhe kur I ka mbaruar edhe koha e legalizimit.

Nga momenti i parë dhe deri më sot, Basha ka arritur që përplasjen në Partinë Demokratike t´a trajtojë në çdo formë, por jo në atë që është realja, fryma politike. Basha e trajtoi si një proces ligjor, për të cilin duhej të shprehej gjykata, pastaj e trajtoi si një proces inatesh dhe mllefesh nga ata që i kërkonin të linte postin e Kryetarit, më pas si çështje vule, dhe tani si çështje godine.

Në fakt e gjithë përplasja në PD ka të bëjë me humbjen e besimit të anëtarëve të kësaj partie ndaj tij si lider, i cili si askush tjetër më pare, arkivoi humbje të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale, qofshin edhe të pjesshme, një dorëzim pa kushte të 100 % të pushtetit vendor dhe një djegie mandatesh deputetësh, që ende ka një kosto për PD në raport me ndërkombëtarët.

Lexo edhe:

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

Me apo pa zgjuarsi, Basha arriti që të gjithë debatin e nisur prej muajsh ta trajtojë si çështje procedurash, duke futur në kurth edhe ata që sot i ka përballë si Komision Rithemelimi. Dhe pasi përfundoi edhe procedura me Kuvend e referendum, me shprehje vullneti me votë nga delegatë dhe anëtarë, Basha e ka zhvendosur sërisht vëmendjen nga thelbi, duke e trajtuar si një çështje godine. Këtë të fundit ka vendosur ta kthejë në një kullë, me dallimin e vetëm që në vend të frengjive, të ketë dritare me hekura dhe dyer të blinduara.

Pra në më shumë se 5 muaj, Lulzim Basha ka arritur me sukses që Partinë Demokratike të mos e trajtojë as si frymë dhe as si një grupim njerëzish, por thjesht si një vulë, të cilën mund ta mbajë në xhep apo si një godinë të trashëguar, me të cilën mund të bëjë ç’të dojë.

Ndaj dhe në ditët e para të 2022 ai u kujdes ta blindojë në aspektin e sigurisë, të vendosë rregulla se kush mund të hyjë e dalë, kush mund të parkojë ose jo makinën në oborrin e saj, duke e shndërruar nga një seli në një rezidencë të mirëfilltë, ku Basha është pronari dhe të tjerët rreth e rrotull janë mazhordonët. Madje nuk është çudi që të shikojmë personazhet që e mbështesin duke u kujdesur edhe për barin rreth e rrotull godinës, pasi roli i kujdestarit të parkimit, tashmë është caktuar.

Gjithashtu në ditët në vijim mund të njoftohet edhe për hapjen e tuneleve nga brenda godinës, njëlloj si vietkongët e dikurshëm në luftën e Vietnamit, të shpërndahen madje edhe gaveta me supë për ato që do të qëndrojnë në seli, brenda dyerve të blinduara apo dritareve me kangjella, të këndohen edhe këngë partizane apo ndizen zjarre.
Imagjinata e Bashës për të mbrojtur godinën nuk ka kufi, përsa kohë ai nuk e sheh si krizë politike.

Nga shtatori deri më sot, Basha humbi mbështetjen direkte të Berishës, pra me pak fjalë humbi mbështetësit që për 8 vjet e mbajtën në postin e kryetarit të PD. Ai humbi mekanizmin që e legjitimonte qoftë edhe formalisht si kryetar, çka do të thotë se ka humbur partinë, si frymë dhe burime njerëzore.

Kjo iu provua me Kuvendin e 11 dhjetorit dhe një javë më pas, më 18 dhjetor, ia provoi edhe anëtarësia, kur 44 mijë persona, i votuan kundër, vota këto që Basha nuk arriti kurrë ti marrë “pro” edhe në ditën më të mirë të jetës politike.

Tashmë atij i ka mbetur godina, parkimi dhe disa parcela me bar, të cilat duket se i ka si opsion për tu ushqyer, nëse do të vijojë të sillet si qiraxhi pa kontratë.

Lajme të lidhura

SPORT

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025
SPORT

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025
SPORT

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025
SPORT

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025
Para

Sabien Lilaj rikthehet në kampionatin shqiptar, ja ku do të aktivizohet

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com