• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Goxhaj: Luli i Sorosit duhet hedhur në Lanë më 8 janar, në të kundërt Komisioni i Rithemelimit shkrihet

09:50 : 05/01/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Avokati Altin Goxhaj përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se afati i fundit që Komisioni i Rithemelimit të marrë selinë e PD është mesnata e 8 janarit, në të kundërt, sipas tij, ai duhet të shkrihet dhe Kuvendi i Partisë Demokratike duhet të ngrejë një tjetër Komision.

“Nëse deri në mesnatë në dt 8 Janar 2022 në Selinë e PD nuk valëvitet përfundimisht flamuri i ri i PD (me logon e vjetër të pishtarit si flamur dhe jo ajo e kërmillit që mban Basha dhe Soros) i miratuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit 2021, G29 duhet të japë dorëheqjen dhe të miratohet një Grup tjetër rithemelues nga një Kuvend i Ri, që të përbëhet nga ata që kanë zotësi, motivim dhe të çojnë përpara vendimet e Kuvendit.

Aty duhet të marrin pjesë ata që kanë zotësi, motivim por edhe interes për të bërë atë që nuk bënë ata të G29 së miratuar në 11 Dhjetor 2021”, shkruan Goxhaj.

Sipas tij, nëse këta të G29 nuk nxjerrin dot nga zyra për të hedhur në Lanë Lulin e Sorosit, si do rithemelojnë një parti që do nxjerrë nga zyra dhe do hedhin në Lanë Ramën e Sorosit???

Postimi nga Altin Goxhaj

Lexo edhe:

Akuzat e PS për mospublikimin e rezultatit të Vorës, Celibashi: Është projekt pilot

Diaspora/ Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë! Balla kërcënon komisionerin

Një mesazh për Grupimin Rithemelues të PDsë (G29) tani që u mbarua dhe bakllavaja e Vitit të Ri

NËSE DERI NË DT 8 JANAR NUK NGRIHET NË SELINË E PD FLAMURI I RI I PD, DUHET TË DORËZOJNË MANDATIN E DHËNË NË 11 DHJETOR!

Nëse e mbaj mend mirë, në 11 Dhjetor 2021, Kuvendi Kombëtar i PDsë mandatoi me votim të hapur të mbi 4.934 anëtarëve të Kuvendit, një listë me 29 veta (G29) që të rithemelonin PD të cilët u mandatuan dhe morën vendim për të kry punë.

Unë u propozova publikisht 1 javë para Kuvendit që ata ta përdornin avantazhin politik, mediatik, atë në opinion dhe disavantazhin katastrofë të Bashës të 11 Dhjetorit 2021, për të marrë selinë e partisë brenda dt 12 Dhjetor 2021 nën pretekstin e “festimeve” të Festës së 31 vjetorit të PDsë me fuqinë fizike të pjesmarrjes së anëtarësisë kur Lylit i kishte mbetur veç Bardhi.

Propozova në të njëjtën mënyrë siç kam bërë 8 vjet që propozoj dhe denoncoj publikisht por askush nuk pranon të më dëgjojë. Ua thashë se çdo ditë që do të kalonte thjesht do të avantazhonte Bashën në Misionin e tij për shkretimin e Opozitës dhe mbajtjen në pushtet të Ramës.

Por mos kryerja e këtij plani të propozuar nga unë, ishte vendimi i G29! Punë e tyre.

Por edhe përgjegjësi e tyre në raport me vendimin e mandatimit të tyre nga Kuvendi!

Në 18 Dhjetor 2021 ata kryen punë po me fuqinë e votës të mbi 43.835 anëtarëve edhe me shkarkimin e Kryetarit nëpër kafe private dhe salla publike por jashtë selive lokale të partisë (me përjashtime të vogla siç ishte rasti i Degës 8 në Tiranë).

Ky ishte një hap i tepërt dhe i panevojshëm i G29 në ato kushte pasi Kuvendi kishte kryer punë por kjo i dha një avantazh logjistik Bashës që të inskenonte një gjoja Kuvend me kukulla dhe mercenarë, kamarierë dhe sanitar, e cila u përdor për të treguar se Basha ishte në detyrë dhe ai e injoronte vendimin e Kuvendit të 11 Dhjetorit.

Që nga ajo ditë kemi parë një rrugëtim kërmijsh duke avantazhuar Bashën çdo ditë duke i risjellë çdo ditë avantazhe krejt absurde që as në ëndërr s’do i kishte parë.

Sot është data 4 Janar dhe G29 Rithemeluese ka dështuar në çdo hap për të fillu kryerjen e punës.. deri tani.
Nëse në dt 8 Janar 2022 ata nuk arrijnë të marrin Selinë qëndrore të PDsë, kjo do të thotë që G29 ka dështuar në detyrën e ngarkuat nga Kuvendi i 11 Dhjetorit 2021.

Nëse kanë dështuar kjo nuk u shkaktua as nga fuqia dhe zotësia e Lulit të Soros dhe as nga pamundësitë e tjera teknike, juridike apo logjistike, por thjesht nga rruga që zgjodhën për të zbatuar vendimin e Kuvendit dhe të anëtarësisë.

Dhe nga shurdhëria e tyre ndaj këshillave të atyre që kanë 8 vjet që u thonë të vërtetën dhe ata jo vetëm që injorojnë por edhe i kanë sulmuar me çdo mjet siç më ka ndodhur me mua me Bylykbashërat, GentStrazimirat, EnnoBozdërat apo GencPollorërat, etj etj, ndërsa sot bëjnë sikur persona si puna ime as nuk ekzistojnë.

Në dt 8 Janar 2022 kanë deadline, ditën e fundit fare për të ekzekutuar Vendimet e Kuvendit dhe Referendumit, dhe plotësuar misionin e mandatit që u është dhënë!

Nëse deri në mesnatë në dt 8 Janar 2022 në Selinë e PD nuk valëvitet përfundimisht flamuri i ri i PD (me logon e vjetër të pishtarit si flamur dhe jo ajo e kërmillit që mban Basha dhe Soros) i miratuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit 2021, G29 duhet të japë dorëheqjen dhe të miratohet një Grup tjetër rithemelues nga një Kuvend i Ri, që të përbëhet nga ata që kanë zotësi, motivim dhe të çojnë përpara vendimet e Kuvendit.

Aty duhet të marrin pjesë ata që kanë zotësi, motivim por edhe interes për të bërë atë që nuk bënë ata të G29 së miratuar në 11 Dhjetor 2021.

Unë e di që brenda G29 ka njerëz që kanë zotësi, motivim por edhe interes për të ekzekutuar vendimet e Kuvendit të 11 Dhjetorit 2021 por po aq shumë mirë e di që ata nuk janë ata që rizgjodhën Bashën në 13 Qershor 2021 por janë ata që sollën në G29 frymën luliste të kërmijve 8 vjeçarë në Opozitë!

Shkurt e shkurt, nëse këta të G29 nuk nxjerrin dot nga zyra për të hedhur në Lanë Lulin e Sorosit, si do rithemelojnë një parti që do nxjerrë nga zyra dhe do hedhin në Lanë Ramën e Sorosit???

Pra që ta qartësojmë:

Nëse G29 e mandatuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit 2021 nuk ngre para mesnate të dt 8 Janar 2022 flamurin e ri të PDsë në Selinë e Partisë Demokratike, misioni i tyre i ka dështuar ndërsa Misioni i Soros i Bashës çohet deri në fund dhe Shqipëria nuk ka më pluralizëm, mbetet në duart e Ramës, dhe shqiptarët veç të bëjnë gati valixhet!

Ndaj ta kuptojnë se po dështuan në dt 8 Janar 2022 ne nuk kemi më punë me Bashën, por me G29 në dt 9 Janar 2022!
Prandaj ju kam thënë se një pjesë e G29 është e interesuar që lufta me Lulin të vazhdojë ,e zvarritje sa më gjatë sepse ata janë në drejtim të PD veç për rolin e tyre në raport me Bashën sepse në aspektin elektoral kur të mbarojë çështja Basha, ata nuk i hyjnë në punë as dreqit madje janë të dëmshëm në raport me llojin e Opozitës që duhet të mundi Ramën!

P.s.
Në çdo manual luftarak dhe politik, ekziston një kapitull historik ku tregohet se si dështoi 2000 vjet më parë Hanibali në Gadishullin Italik kur megjithëse mund ta fitonte kollaj luftën me Romën, u humbi se vendosi që në kulmin e avantazhit ushtarak, të zvarriste çdo aksion dhe të futej në çdo libër historie si dështaku më i madh i luftërave.. për mëndjen e kokës së vet!!!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Akuzat e PS për mospublikimin e rezultatit të Vorës, Celibashi: Është projekt pilot

23:56 : 11/05/2025
AKTUALITET

Diaspora/ Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë! Balla kërcënon komisionerin

23:47 : 11/05/2025
AKTUALITET

PD zbuloi zyrën e ‘patronazhistëve’, policia: Nuk gjetëm materiale të paligjshme

23:36 : 11/05/2025
AKTUALITET

Fillon numërimi i votave në Kukës

23:29 : 11/05/2025
AKTUALITET

Numërohet kutia e parë në Tepelenë, ja si është rezultati

23:24 : 11/05/2025
AKTUALITET

“Kemi vëzhgues kudo”/ Qori: Jemi optimistë për rezultatin e zgjedhjeve

23:12 : 11/05/2025
Para

Kush është Erion Çela, i riu që mbeti i vdekur në atentatin në “Don Bosko”

TË GJITHA

Akuzat e PS për mospublikimin e rezultatit të Vorës, Celibashi: Është projekt pilot

23:56 : 11/05/2025

Diaspora/ Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë! Balla kërcënon komisionerin

23:47 : 11/05/2025

PD zbuloi zyrën e ‘patronazhistëve’, policia: Nuk gjetëm materiale të paligjshme

23:36 : 11/05/2025

Fillon numërimi i votave në Kukës

23:29 : 11/05/2025

Numërohet kutia e parë në Tepelenë, ja si është rezultati

23:24 : 11/05/2025

“Kemi vëzhgues kudo”/ Qori: Jemi optimistë për rezultatin e zgjedhjeve

23:12 : 11/05/2025

Rezultati/ Nis zyrtarisht numërimi i votave në vend dhe zarfet e diasporës

23:00 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com