• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kometa Halley e opozitës

21:58 : 04/01/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Oerd Bylykbashi

Kur ne 47-vjeçarët e sotëm ishim 12 vjeç në vitin 1986, në sistemin tonë diellor kaloi kometa Halley. Mësuam se është kometa më e afërt dhe që i afrohet Tokës periodikisht çdo 76 vjet. Shumëkush nga ne do ta shohë me kismet pas 41 vitesh, në të Ardhmen.

Këto ditë kam dëgjuar se Ai ka zgjedhur të ardhmen. E lakon të Ardhmen në të gjitha rasat.  Madje Ai e thotë me rrokje të ndara mirë, me zanore kumbuese. A a a a , o o o o, u u u u të ububushme. Këtë di ta bëjë shumë mirë. Por kaq, sepse inflacioni bën punën e vet, gërryen vlerën dhe besimin e dollarit, jo më të fjalëve që të fortë kanë vetë zanoret e zëshme.

Po sa herë e kemi dëgjuar t’ua premtojë të ardhmen opozitarëve dhe shqiptarëve? Sa herë ka patur zgjedhje. Katër herë rresht. Ka humbur, ka rizgjedhur veten në parti dhe ka rifilluar të premtojë të ardhmen.

Sa herë premton të ardhmen në fushatë, e ardhmja spostohet me katër vjet sërish e sërish. E menjëherë pas rizgjedhjes pas humbjes, premton sërish e sërish si misionar i të ardhmes.

Lexo edhe:

Bylykbashi: Nga data 11 Dhjetor Lulzim Basha është thjeshtë deputet i PD-së

Bylykbashi: Foltorja e zgjoi PD-në nga gjumi, po shkonim drejt vd*kjes

E premtoi sërish të ardhmen. Edhe kësaj here. Për të pestën herë. E ardhmja u spostua përsëri në 2025.

Por opozitarët dhe shqiptarët jetojnë në të tashmen. Është një e tashme e hidhur katërvjeçare pa punë, pa shpresë, të vjedhur, me frikën nga krimi që mbjell viktima rrugëve, të lënë në rrugë të mashtruar në shpresën e tyre për ndryshim. Një e tashme që mbaron në 2025. Ama premtimin e rinovuar për të ardhmen e morën nga Ai si kartolinë për Vitin e Ardhshëm 2025.

E premtoi të Ardhmen plot bubullimë, sikur do të bjerë një meteor. Pa iu dridhur qerpiku e pa u skuqur, e premtoi njësoj siç premtoi rifillimin ciklik të luftës ku do të fitojë pasi të humbë.

Por nuk ka më njeri që nuk është i bindur se Ai nuk është veçse një kometë që vjen vërdallë në politikë dhe mund ta shohësh të lëshojë bishtin e shndritshëm një herë në katër vjet kur kërkon të rizgjidhet pas humbjes së radhës e më pas të zhytet në terrin e të tashmes së hidhur të pashpresës, e që mrekullon vetëm ata që e shohin për herë të parë.

Hallet e të tashmes së shqiptarëve janë sfida që duhet të merremi sot, tani, dhe jo premtimet për një të ardhme të shndritëshme si bishti i Halley.

Etiketa: bylykbashi boldnew shost domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bylykbashi: Nga data 11 Dhjetor Lulzim Basha është thjeshtë deputet i PD-së

22:38 : 13/12/2021
AKTUALITET

Bylykbashi: Foltorja e zgjoi PD-në nga gjumi, po shkonim drejt vd*kjes

22:05 : 02/11/2021
AKTUALITET

Vendimi i KAS/ Bylykbashi: I drejtë! Paralajmëron debatin e radhës

21:36 : 23/03/2021
AKTUALITET

Bylykbashi: Ky është sistem paçavure elektorale

14:43 : 24/10/2020
Para

"E mori opozitën peng..."/ Indrit Hoxha radhit arsyet se pse do të dalë në shesh në protestën e 8 janarit

TË GJITHA

Vrau qenin e familjes me armë gjahu, procedohet 67-vjeçari në Fier

12:37 : 19/07/2025

Kapet 30-vjeçari në Tiranë me armë gati për qitje, i zbulohet punishte silenciatorësh

12:19 : 19/07/2025

PD: KOKSH trajtohet si plaçkë partie, Fidel Ylli sfidon drejtësinë me bekimin e Edi Ramës

12:11 : 19/07/2025

Përballen për herë të parë në histori, caktohet stadiumi ku do luajë Shqipëria miqësoren e shtatorit

12:05 : 19/07/2025

“Përqafimi që kushton miliona”/ CEO amerikan rrezikon 30 milionë paund pas skandalit në koncert

12:02 : 19/07/2025

Nuk ka konstituim të Kuvendit të Kosovës, dështon seanca e 49-të

11:48 : 19/07/2025

Bujqësia shqiptare “zhytet” më tej në agoni, turizmi po i jep goditjen finale

11:40 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com