• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lidhjet e “Llazos” së Bishqethmit me zyrtarët e lartë, si po fiton firma “fshatare” tenderat e qyteteve

11:49 : 31/12/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE

Një nga kompanitë “elitë” në vitin që po lëmë pas, 2021-shin, ishte “Llazo” shpk. Adresa e kompanisë është fshati Bishqethm në Lushnje, një fshat i cili po përmendet në dokumentet e tenderave me shumë zero që po fiton kjo kompani. Pra, një kompani “fshati” po pushton qytete të tëra, duke bërë rrugë, fasada e godina. Madje, edhe duke ngritur ferma organike.

Arsyet e këtyre radhëve janë informacionet që kanë mbërritur në redaksinë tonë se kjo kompani ka pasur një suport të jashtëzakonshëm nga pas. Njerëz të veshur me pushtet dyshohet se qëndrojnë pas Llazo-s, duke e bërë kompaninë që të renditet pas firmave më të mëdha të ndërtimit.

Dhe me këto ritme, shumë shpejt do e shohim në dokumentet e PPP-ve të famshme të Ramës, apo duke ndërtuar vepra të rëndësishme infrastrukturore apo aeroporte. Por, kush fshihet pas kompanisë “fshatare” dhe përse 2021-shi pati një rritje galopante me fitime të tenderave nga kjo kompani? Të dhënat flasin se lidhjet e Llazo-s shkonin deri te zyra kryeministrore, apo edhe me deputetë të zonës së Fierit dhe Lushnjes.

Dhe, pas këtyre informacioneve, redaksia hulumtoi tenderat e fituar nga kjo kompani në 2021-shin. Dhe, ashtu siç pritej, tenderat janë shumë milionësh, madje shumica pa garë apo me favorizime nga autoritetet kontraktuese.

Hulumtimin po e nisim nga muaji janar 2021, ku në Bashkinë Fier, kompania Llazo ka fituar tenderin me objekt “blerje betoni”. Fondi limit i këtij tenderi ishte 22 956 000 lekë pa TVSH.

Lexo edhe:

Kompania “2T” e Sakos dhe “Llazo” sh.p.k përjashtohen nga tenderat publikë për mashtrim

Ndërkohë, në një dokument tjetër, Llazo është s’kualifikuar me arsyetimin se “nuk disponon certifikatat e cilësisë”.

Por, pavarësisht kësaj, ka vijuar të fitojë tendera, kësaj here me objekt kontrate “rikonstruksion rrjet TM, kabine elektrike dhe ndërtim rrjeti TU me përcjellësa Al me vetëmbajtje të tipit ABC për fiderin nr.3 N/ST 35/10 Rrogozhinë”. Në këtë procedurë Llazo ka qenë bashkë me firmën “Besta”. Fondi i këtij tenderi ka qenë plot gjysmë miliardi.

Llazo ka vijuar të fitojë tendera, kësaj herë me objekt “Blerje materiale inerte dhe materiale ndërtimi për nevojat e shoqërisë”. Kësaj herë tenderi ka qenë me vlerë 100 milionë lekë të vjetra me TVSH. Pra, një tender në “shtëpi”, në bashkitë e të cilave njerëzit “hije” të Llazo-s kanë influenca te mëdha.

Tenderi i radhës ka qenë po në Lushnje, kësaj herë nga Ndërmarrja Publike e Pasurive në Lushnje, për blerje betoni dhe turbino. Në këtë procedurë morën pjesë disa kompani, ku Llazo ka bërë një ofertë prej 157 milionë lekësh të vjetra. Ndërkohë, ka pasur oferta edhe 130 milionë, por janë s’kualifikuar!

Ndërkohë, sipas dokumenteve që disponon redaksia jonë, Llazo ka vijuar të fitojë tendera me favorizime. Kësaj herë nga Durrës, e cila bëri tender me objekt rikonstruksion i rrugës “Syri i Detit”, ku fondi ishte 66 milionë lekë të vjetra. Oferta më e ulët ka qenë me vlerë 38 milionë lekë, ndërkohe Llazo është shpallur fitues me një ofertë prej 44 milionë lekësh. Pra, për një tender të thjeshtë rikonstruksioni fiton firma që ofron më shumë. Aq më tepër një firmë nga Bishtqethmi!

Por, harta e tenderëve të Llazo-s zgjerohet edhe në Agjencinë Kombëtare të Turizmit, e cila ka bërë tenderin “konstruksion godine”. Oferta më e ulët ka qenë 71 milionë lekë, ndërsa Llazo ka ofruar 77 milionë.

Ndërkohë, një tjetër agjenci shtetërore e ka shpallur fituese. Bëhet fjalë për Agjencinë për Efiçencën e Energjisë, e cila ka bërë një tender me objekt “projekt pilot për ndërtimin e një godine me ‘0 Energji’”. Llazo, bashkë me dy firma të tjera, janë shpallur fituese të tenderit me vlerë rreth 1 milionë euro. Pra, nga muaji në muaji tenderat e Lazo-s janë shtuar si me magji!

Redaksia vijoi hulumtimin, teksa u ndalëm te një procedurë nga Bashkia Gramsh, e cila ka bërë një tender me objekt “sistemim asfaltim rruga “Llapushaj”, me afat 6 muaj nga data e lidhjes së kontratës. Oferta më e ulët ka qenë me vlerë 684 milionë lekë të vjetra. Ndërkohë, Llazo bashkë me dy firma të tjera u bashkuan dhe e fituam me një vlerë plot 808 milionë lekë. Pra, gati 100 mijë euro më shumë se oferta më e ulët. Me një dorë, shteti ka humbur mundësinë që të ndërtojë një kopësht apo një çerdhe!

Dhe, pasi është endur në Gramsh dhe në disa agjenci, Llazo ka fituar sërish tender nga Bashkia e Durrësit, e cila i ka dhënë rreth 100 mijë USD kësaj kompanie për “Rikonstruksion rruga Kastrioti”.

Por, tendera ka fituar edhe në Bashkinë e Fierit, e cila ka bërë tender “shërbimi i prodhimit, ngarkimit dhe transportit të rërës bituminoze”, me fond limit prej 8 000 000. Ose me TVSH rreth 80 mijë euro. Edhe në këtë rast, Llazo s’ka pasur ofertën më të lartë, por sërish Subashi e ka shpallur fitues.

E njëjta bashki dhe kryebashkiak e ka shpallur fitues edhe në tenderin “ndërtim i sistemit të trajtimit dhe largimit të ujërave të përdorura të Spitalit Memorial Fier”, me fond limit 20 971 586 lekë. Në këtë tender Llazo ka garuar me veten!

Të jetë kaq e fuqishme firma e Bishtqethmit?! Provat të çojnë kësaj here te Ministria e Bujqësisë, e cila në vjeshtë ka bërë tender “mbrojtje lumore e zonës perëndimore të qytetit Librazhd”. Fondi limit ishte 56,666,667 lekë. Pra, firma nga Bishtqethmi fiton tender në territorin e Taulant Ballës! Të jetë rastësi?!

Megjithatë, zona e preferuar e Llazo-s ka qenë Myzeqeja. Kësaj herë u zhvendos në Roskovec, ku bashkia e këtij qyteti e shpalli fitues të tenderit “adaptimi i objektit të ish-tualeteve në kopështe dhe çerdhe”. Vlera e këtij tenderi ishte rreth 100 mijë euro.

Në juglindje të Roskovecit, në Poliçan, Llazo ka fituar tenderin me objekt “përmirësim i banesave ekzistuese/ndërtim i ri për komunitete të varfëra dhe të pafavorizuara me fond limit 9.336.195”. “Guvernatori” i Poliçanit, Adriatik Zotkaj, e shpalli fitues, ose më saktë Llazo ka qenë e vetme në garë.

Por, qershia mbi tortë ka qenë tenderi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili shpalli fitues Llazo-n për tenderin me objekt “ngritja e fermës organike 44 ha me bimë medicinale”, në Bashkinë Belsh”.

Kompania nga Bishqethmi ofroi 278 milionë lekë, ndërsa në tender ka pasur edhe oferta më të ulta.

/Marrë nga Lupa.al/

1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
Etiketa: "Llazo" shpk

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kompania “2T” e Sakos dhe “Llazo” sh.p.k përjashtohen nga tenderat publikë për mashtrim

21:12 : 29/05/2024
Para
Foto: Big Brother

Sarah Berisha zgjohet e përlotur: Nuk po merrja dot frymë (Video)

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Pasuria arkeologjike e Shqipërisë mbetet e pastrehë

20:41 : 18/05/2025

Zgjedhjet presidenciale në Poloni, një provë vendimtare për qeverinë proevropiane të Tusk

20:23 : 18/05/2025

“Llogaritë u bënë gabim, PD humbi 9 mandate nga sistemi”/ Kume: Propozuam ndarjen në 4 njësi

20:21 : 18/05/2025

Përfundon numërimi për partitë në të 12 Qarqet, si ndahen votat dhe mandatet

20:11 : 18/05/2025

Sulm me thikë në Gjermani, lëndohen disa persona. Policia në kërkim të autorit

20:05 : 18/05/2025

Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s

19:55 : 18/05/2025

Farat e linit, efektet pozitive dhe negative nga konsumi i tyre

19:46 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com