• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një video dhe ca foto që na bëjnë me turp

19:05 : 28/12/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Krejt rastësisht, duke lundruar në Facebook, më ranë në sy dy ripostime të shumë viteve më parë, që janë treguesi më i mirë i absurditetit të kohës ku jetojmë dhe hipokrizisë të mjedisit ku vegjetojmë.

Të dy i përkisnin fundit të vitit 2012 dhe po ashtu të dy kishin lidhje me Sali Berishën.

Në të parin, vetë ish kryeministri i asaj kohe kishte risjellë në kujtesë një video nga vizita e ish sekretares amerikane të shtetit Hillari Klinton, në Tiranë. Fjalët e saj para parlamentit shqiptar do ti shkaktonin bezdi të gjithë mbrojtësve të tanishëm të “non grata-s”. “Nëse dikush do të shohë demokracinë e vërtetë në veprim, le të vijë në Shqipëri”, thoshte atëherë një nga gratë më të fuqishme në SHBA, para se të shtrëngonte duart përzemërsisht me Sali Berishën.

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

Dhe të mos harrojmë, jemi në një periudhë kur krimi i Gërdecit është prej katër vitesh i pa zbardhur, kur 4 protestues janë vrarë në bulevard, në 21 janar, kur krimi është tentuar të manipulohet përmes deklaratash për pistoletat çadra dhe thikat me helm, kur prokurorët nuk janë lënë të hetojnë dhe kur opozitës i janë rrëmbyer 10 votat e famshme të zgjedhjeve lokale në Tiranë.

Por, pavarësisht nga këto shefen e diplomacisë së hiperfuqisë asgjë nuk e pengonte ta përshkruante demokracinë shqiptare si model për tu marrë shembull.

Ky legjitimitet i çertifikuar ndërkombëtarisht, shumë larg etiketimeve si minues demokracie që gëlojnë sot, e ka yshtur pjesën me të madhe të elitave të këtij vendi, të ishin të përunjura dhe mirkuptuese me kryeministrin e atëhershëm. Këtë konfirmim ma dha edhe postimi i dytë, që më doli para syve në Facebook. Ish zëdhënësja e Berishës dhe sot gazetarja, Erla Mëhilli, ka rikujtuar nga albumi i llogarisë së saj, plot 109 foto të dhjetorit 2012. Aty, në një pritje në Pallatin e Brigadave shfaqet e gjithë kasta e pronarëve mediatikë, analistëve të rilindjes, personazheve të show bizit, madje dhe velinave që sot figurojnë në borderotë e Lalit, duke u përkulur dhe zgërdhirë përpara personazhit që sot e masakrojnë.

Vetëm evokimi i këtyre dy sekuencave dhe periudha gati dhjetë vjeçare që na ndan nga to, bën të domosdoshme ngritjen e disa pyetjeve: ç’ka ndryshuar kaq radikalisht në këtë hark kohor? Pse Amerika, atë që e vizantonte si ëngjëll po e përshkruan si djall? Pse të njëjtët njerëz, në të njëjtin vend, të njëjtën buzëqeshje e kanë ruajtur në ngrirje për ta përdorur përballë Ramës, një dekadë më pas?

Pa dyshim që të gjitha këto duan një shpjegim.

Sepse, natyrisht, për çdo kënd që di ta vërë mendjen në punë, sistemi që ngriti Sali Berisha në pushtet nuk qe ai që predikonte Hillari Klinton. Ne jemi të ndërgjegjshëm që paraqitja e tij si shembull, apo si “burrë shteti” është tejet larg nga profili gati autokratik që njohim. Ato nuk përputhen aspak me njeriun që shpesh ka treguar shpërfillje ndaj demokracisë, që e ka quajtur veten mbi ligjin dhe të cilin, qëllimi i të ndejturit në pushtet, e ka shtyrë të përdorë çdo mjet.

Por, thënë këto anë të errëta, Sali Berisha nuk është ujku i keq mes një vathe qengjash. Ai nuk është shumë i ndryshëm nga të singjashmit e tij plot vese. Ai nuk është as më shumë i korruptuar se Nano, as me tepër antidemokrat se Rama dhe as më me prirje klanore se Meta.

Po atëhere, si shpjegohet ky qëndrim kaq kontrovers?

Spjegimi më sipërfaqësor dhe më i thjeshtëzuar do të duhej të kërkohej tek ndryshimi 180 gradë i diplomacisë amerikane kundrejt tij. Por as ky imponim nga SHBA-ja, sa do infulence të kenë verdiktet e saj mbi këtë provincë, nuk është i mjaftueshëm. Sepse në asnjë demokraci solide, në asnjë vend ku mediat mëtojnë të ruajnë koherencën, intelektualët ndershmërinë dhe publiku kthjelltësinë, një ferman kaq absurd i përtej përtej Altantikut nuk do të kishte pasur këtë efekt brutal. As në Francë, as në Gjermani, as në Itali, madje as në Greqi apo Serbi, një përçartje e tillë amerikane nuk do të merrej kaq seriozisht. Pra, për këtë që ka ndodhur me Sali Berishën, ne mund ta kritikojmë Amerikën, por kursesi nuk mund ta fajsojmë atë. Diplomatët e saj janë sjellë sipas proverbit tonë, ku vendi përcakton edhe kuvendin. Ambasadorët e tyre këtu kanë vepruar si njerëz të ballkanizuar.

Pra edhe për mënyrën se si ata kanë luajtur me ne, mëkatarët e vërtetë jemi po ne. Ne që kujtojmë se i manipulojmë për qëllimet tona dhe që pastaj shtiremi sikur besojmë verdiktin që ka në gjenezë gënjeshtrën që sajuam vetë.

Pikërisht për këtë arsye, mes dy postimeve të Facebook, që më ranë rastësisht në sy sot, më i rëndësishmi nuk është ai që vë në pah mungesën e koherencës amerikane, por ai që vërteton hipokrizinë e theksuar të pjesës më të madhe të elitës shqiptare. Në ato foto duken qartë një pjesë e atyre që i jargavitjeshin dje në pushtet Berishës dhe që janë të parët që sot e anatemojnë atë. Eshtë pikërisht kjo kastë që bën sikur do të ndryshojë gjithçka, për të mos lëvizur asgjë. Janë ata që kanë mbajtur në këmbë Nanon, Majkon, Metën, Berishën, Ramën dhe që na vërtetojnë përditë se problemi ynë nuk zgjidhet duke zëvendësuar udhëheqësit, por duke përmbysur elitat. Për tu bindur për këtë mjafton një ushtrim i thjeshtë: të kërkohen në rrejtet sociale një grumbull fotosh nga ata që servilosen aktualisht në pritjet e Ramës. Aty mund të memorizohen që tani një pjesë e atyre që do të hedhin gurin e parë, menjeherë sapo ai të bjerë nga pushteti. /lapsi.al/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410
SPORT

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025
AKTUALITET

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025
BOTA

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025
SPORT

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025
Para

Ish-kapiteni Beqiri flet për situatën te Partizani: Nuk e mendoja që gjërat do të arrinin deri këtu

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com