• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kuvendi i të vdekurve të 18 dhjetorit

19:59 : 28/12/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

Këto ditë në një intervistë në Shijak tv, deputeti Belind Këlliçi, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD, ndër të tjera tha diçka vërtet të rëndë dhe tronditëse.

Në Kuvendin e Partisë Demokratike të organizuar me 18 dhjetor, ku u pretendua se ishin 5004 delegatë, kanë marrë pjesë, sipas verifikimeve të emrave të deklaruar të drejtuesve të këtij organizimi, së paku 70 delegatë të vdekur.

Këlliçi pohoi se Komisioni ka marrë listën e lexuar publikisht nga zoti Bardhi dhe deputetë të partisë dhe kanë bërë verifikimet në bazë të regjistrit të gjendjes civile dhe të dhënave të tjera. Nga këto, në veprimet e deritanishme ka dalë se me 18 dhjetor nga kjo listë, 1300 ishin delegatë, 2500 persona pa lidhje me funksion drejtues strukturash dhe 70 persona që kanë ndërruar jetë, por emrat i kanë si firmëtarë dhe pjesëmarrës.

Pas arrestimeve të të vdekurve nga Prokuroria e Posaçme për dosjen “339”, ky është rasti i dytë kur institucionet nuk marrin mundimin as të informohen nëse janë në këtë botë numërorët e tyre. Në rastin e Partisë Demokratike, ky është një trajtim kanibal, në krizën e brendshme të saj, kur beteja mediatike për shifra, mbyll sytë dhe i beson printerit, çfarëdo të nxjerrë nga arkivi.

Lexo edhe:

Imami Ahmed Kalaja rrezikon deri në 3 vite burgim, akuzohet për pengim të drejtësisë

FOTO/ Ky është Valmir Balliu, u kap me mbi 6 kg heroinë në Kapshticë

Zemëratave triumfuese të Gazment Bardhit dhe Jemin Gjanës se 5004 delegatë ulur në 1950 ndenjëse dhe në një shesh në katin e parë të godinës së Pallatit të Kongreseve, Bulevardit, lulishteve përreth, i mungojnë për të plotësuar hartën edhe Tufina me Sharrën, për të shënuar adresat e të ndjerëve, të botës së përtejme, të botës së të shumtëve, që zyrtarisht u kënduan si pjesëmarrës Kuvendi.

Mungesë e thelluar respekti, morali, ligjore. Shumëçka ka në këtë ngutje naive dhe halli. Madje këta emërlexuar publikisht, sipas pohimit zyrtar, kanë nënshkruar formularët për të qenë pjesë e seancës së 18 dhjetorit 2021, thirrur nga Kryesia e Partisë Demokratike.

Pyetjet tragjikomike në këtë rast janë;

-Kush ua ka marrë firmat në dynjanë tjetër këtyre të ndjerëve?

Natyrisht asnjë i lajthitur nuk mund ta marrë përsipër këtë çoraphane.

-Atëherë kush ka nënshkruar në emër të tyre?

-Kush ka marrë përsipër të fyejë edhe të ndjerët, por njëherësh edhe falsifikojë, për të gënjyer e mashtruar të gjallët??

-A përbën kjo një vepër penale, element të së cilës janë konsumuar nga drejtues për të mashtruar publikisht?

-Kush joshet nga kjo lloj besueshmërie?

A paska PD një rekord Guiness, struktura politike në botën e përtejme?

-Cili nen i Statutit të Partisë Demoktratike e lejon këtë lloj kuturisje mendore?

-Cila procedurë statutore e mundëson këtë gomarllëk?

-A e thërret vetveten moralisht, politikisht, njerëzisht, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, të njihet me këto të dhëna konkretisht dhe të mësojë një të vërtetë të turpshme?

Edhe Enver diktatori që nuk i kërciste për askënd, nuk kalonte aktivitete të përbashkëta me botën e të vdekurve, thjesht i çonte atje kundërshtarët. Askush nuk ka vajtur te ndjesa, gjesti më minimal i mundshëm, pasi të mësoi përsenë e kësaj meseleje.

Kjo është më e papranueshmja. Për të vazhduar siç theksoi deputeti denoncimin, me 2500 mysafirë të tjerë rastësorë në tubimin e 18 dhejtorit, pa asnjë lidhje funksionale me Kuvendin, me Partinë Demokratike, me fëmijë, të mitur. Shqiptarët presin që opozita, Partia Demokratike të ngjallë shpresë e kjo nuk bëhet duke bërë mbledhje me të vdekur. Ata që mundohen ta kapërcejnë si fakt të rëndë këtë ndodhi, janë klone të marrëzisë. Zgjedhjet kurdo të bëhen, do të kërkojnë të gjallë për të votuar. Ata duhet të binden për alternativën rrëzuese të këtij regjimi, drejtuar nga Edi Rama. Në jetën e përtejme, zgjedhjet i organizon tjetër kush. Sarkazma e të dhënave na bën të themi se me 18 dhjetor, duke lënë mënjanë euforinë e çdo karrigeje, kemi pasur një Kuvend të vdekur……e kjo ndodh vetëm kur nuk ke hallin e të gjallëve.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Imami Ahmed Kalaja rrezikon deri në 3 vite burgim, akuzohet për pengim të drejtësisë

16:18 : 08/06/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është Valmir Balliu, u kap me mbi 6 kg heroinë në Kapshticë

16:12 : 08/06/2025
BOTA

SHBA: Hakmarrja ruse ende s’ka ndodhur, pritet sulm i pamëshirshëm

15:51 : 08/06/2025
SPORT

VIDEO/ Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë raportimit “live”

15:38 : 08/06/2025
RAJONI

Vëzhguesit raportojnë për parregullsi në zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë

15:28 : 08/06/2025
SPORT

Italia mbetet pa trajner, Spalletti shkarkohet pas disfatës ndaj Norvegjisë

15:15 : 08/06/2025
Para

FOTO/ Nga mungesa e flamurit kombëtar te kërkesa e çuditshme, çfarë ndodhi gjatë vizitës së Nikollas në Turqi

TË GJITHA

Imami Ahmed Kalaja rrezikon deri në 3 vite burgim, akuzohet për pengim të drejtësisë

16:18 : 08/06/2025

FOTO/ Ky është Valmir Balliu, u kap me mbi 6 kg heroinë në Kapshticë

16:12 : 08/06/2025

SHBA: Hakmarrja ruse ende s’ka ndodhur, pritet sulm i pamëshirshëm

15:51 : 08/06/2025

VIDEO/ Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë raportimit “live”

15:38 : 08/06/2025

Vëzhguesit raportojnë për parregullsi në zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë

15:28 : 08/06/2025

Italia mbetet pa trajner, Spalletti shkarkohet pas disfatës ndaj Norvegjisë

15:15 : 08/06/2025

Ersekë/ 40-vjeçari dhunon vjehrrën, procedohet

15:10 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com