Në intervistën për A2CNN, lideri historik i PD, Sali Berisha foli edhe për protestën e 8 janarit.
Ish-kryeministri tha se protesta do të jetë paqësore, ndërsa shtoi se anëtarësia e PD dhe 44 mijë votuesit e Referendumit, do ta nxjerrin nga zyra butësisht Lulzim Bashën.
Gjithashtu, Berisha i bëri thirrje Bashës që të mos përsërisë skenarin e 18 dhjetorit, kur futi njerëz të armatosur në selinë e PD.
“Në 8 janar do të jetë protestë paqësore. Bashën butësisht dhe paqësisht, përmbaruesi anëtarësi do ta nxjerrë jashtë. Deputeti Basha do të largohet nga zyra dhe kaq është e gjithë historia.
Ai kishte futur banditë të armatosur, por edhe narkobanditë të qeverisë të armatosur në seli në datën 18. Ishte një akt shumë i rëndë, nga më të pashembulltët në historinë e një force demokratike. I faktuan mediat me fotografi dhe me emra. Ua dimë emrat, e dimë nga erdhën dhe kush janë.
Uroj të ketë nxjerrë mësim nga akti i tij i turpshëm dhe t’i nënshtrohet verditktit të 44 mijë anëtarëve të PD. Përndryshe, ata butësisht dhe paqësisht dot ë nxjerrin nga zyra dhe do t’ia paketojnë ato gjëra që ka, pa ia dëmtuar ato gjëra që ka”, u shpreh Berisha.