Njerëzit në mbarë botën festuan ditën e shtunë Krishtlindjet – një nga kohët më të shenjta në kalendarin e krishterë. Megjithatë, për të dytin vit radhazi, ka turma më të vogla në shërbimet e kishës dhe ngjarje të tjera për shkak të shpërthimit të koronavirusit.
Më poshtë do të shihni disa foto nga vende të ndryshme të botës nën atmosferën e Krishtlindjeve.
-Një vullnetar u jep ushqim tradicional venezuelian të pastrehëve në Karakas në ditën e Krishtlindjes.
-Presidenti Joe Biden dhe gruaja e tij Jill Biden pozojnë me qenushin e tyre gjerman gjatë një takimi virtual për festën.

-Notarët e guximshëm u hodhën në lumë gjatë ritualit vjetor të Krishtlindjeve në Weymouth Harbor në Dorset, MB.

– Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, një kor fëmijësh performoi në meshën e mesnatës në Katedralen Katolike Romake Nënë Tereza.

-Peshawar, Pakistan, të reja bëjnë selfie përpara një shërbimi Krishtlindjesh

-Papa Françesku mbajti fjalimin e tij tradicional Urbi et Orbi nga Vatikani, të shtunën.

-Dritat dhe dekorimet shumëngjyrëshe e bënë këtë urë këmbësore në Taipei të Tajvanit, të preferuarën e vendasve dhe turistëve

-Besimtarët ndezën qirinj në Stamboll, Turqi

– Në qytetin palestinez të Betlehemit, vendlindja biblike e Jezusit, u mbajt një meshë e mesnatës në Kishën e Lindjes.

-Momenti kur Santa Claus mbërriti me një thes me dhurata pranë qytetit jugor të Irakut të Basrës.














