• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lufta e fajdeve/ Para me 20 % në javë, krimi po bën ‘masakër. Sekuestron shtëpi e makina

14:44 : 26/12/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Përpjekja më e fundit e policisë ishte hetimi për fajde i Fredinant Rrushit, duke i vendosur atij nën verifikim tokat, makinat dhe pronat e tjera që posedonte në Tiranë. Nën gjendje arresti për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i akuzuari është i vetmi që po përballet me drejtësinë, teksa i vëllai, Pajtim Rrushi u la i lirë. Por megjithë dyshimet intensive se Rrushi është i përfshirë në zhvatjen e parave të shtetasve që i kanë kërkuar atij vlera monetare dhe më pas në këmbim dhe në pamundësi të tyre u ka “sekuestruar” pasuritë , hetimi ende nuk ka dalë me konkluzione.

Nën të njëjtat dyshime si të implikuar në dhënien me fajde të parave u vunë nën hetim pasuror edhe dy vëllezërit Marku, të cilëve iu bllokuan rreth 5 milionë euro pasuri, midis tyre 18 makina që nga “Porsche” deri tek “Audi” dhe që ka dyshime se janë bllokuar prej tyre nga rrëmbimi i pasurive pasi pronarët e tyre nuk patën mundësi që të paguanin borxhin e marrë me përqindje. Por nga investigimi i Gazetës “Si” që ka monitoruar nga afër disa nga referimet e policisë për dhënie parash me fajde, një aktivitet kriminal dhe i paligjshëm, prokuroritë nuk ia kanë dalë mbanë që të vërtetojnë hipotezat. E megjithë këtë, as të bindin dot qytetarë të dëmtuar ndaj të cilëve ka dyshime se iu morën peng mjetet, apo pronat.

Për të ardhur tek Karriçi…

Mbrëmjen kur u qëllua për vdekje Can Karriçi, policia e zonës ku u gjet viktima, sërisht u mënjanua dhe hetimin e këtij krimi e mori Drejtoria Qendrore e Policisë. Midis dyshimeve se dy grupe po përplasen gjallë a vdekur dhe po eleminojnë njëri-tjetrin, për grindje që nisin nga zotërimi i tregut të lojërave të fatit, një tjetër pistë është ngritur orët e fundit. Duke parë profilin e 35-vjeçarit të vrarë, miqësinë e mëparshme me dy të vrarë të tjerë dhe angazhimin në një grup kriminal, policia i thotë Gazetës “Si” se viktima përdorej për mbledhjen e parave me fajde dhe në disa raste ai është përplasur me shtetas të cilët kishin marrë para borxh tek grupi në fjalë. “Ata që e qëlluan janë profesionistë, flasim për vrasës që veprojnë me qetësi dhe me plan të detajuar, as që bëhet fjalë për vrasje për motive të dobëta”, shprehet njëri nga oficerët që është angazhuar në zbardhjen e vrasjes së sofistikuar, që nuk ka lënë asnjë gjurmë pas.

Indiciet e policisë janë të tilla: Në zonën e Tiranës, Shkodrës, Laçit dhe disa qytete të tjera, grupet kriminale të njohura në fushën e drogës dhe aktiviteteve të lojërave të fatit, shfaqen “bamirëse” për të dhënë para me përqindje. Dhjetëra qytetarë kanë rënë në këtë grackë dhe kanë humbur pasuritë e tyre. Sipas informacioneve, herë janë shtëpi banimi, më së shumti janë troje dhe automjete dhe në shumë raste të tjera janë marrë si garanci dokumenta identifikimi dhe certifikata pronësie, të cilat mbahen të sekuestruara nga fajdexhinjtë. “Kjo po ndodh. Ata që japin para, janë njerëz që kanë miliona lekë të padeklauara, informacionet tona tregojnë se në disa raste kanë qenë biznesmenë të falimentuar që e kanë parë si rrugë shpëtimi dhe mandej apartamente të tëra janë bllokuar nga fajdexhinjtë në zonën e Astirit dhe herë të tjera bixhozxhinj, fëmijë personazhesh të njohur që bien në këtë grackë dhe llogaritë ua delegojnë pridërve”, shprehet një burim i hetimit të krimit të organizuar për Gazetën “Si”.

Lexo edhe:

Gara për Ardon Jasharin, klubi gjerman “bezdis” Milanin

Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri, kërkesë zyrtarë Tiranës

Megjithatë rasti i vetëm flagrant që më pas avulloi në gjykatë është ai i procedimit të 16 personave për dhënie parash me fajde, thënë ndryshe “ushtrim i palicensuar i aktivitetit financiar”. Hetimi i nisur nga denoncimi i ish-prefektit Pjerin Radovani, nxorr në skenë emrin e një kancelari gjykate, të një notereje, të disa njerëzve problematikë me ligjin që kishin futur në grackë dy djemtë e ish-zyrtarit dhe përmes skemës së dhënies me përqindje deri në 20 përqind në javë, arritën të sekuestrojnë biznesin e tij. Kjo çështje më pas u copëzua në gjykatë dhe asnjë nuk është në gjendje të tregojë nëse ky është apo jo rasti tipik i korruptimit të drejtësisë. /Marrë nga Gazeta “Si”/

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

Gara për Ardon Jasharin, klubi gjerman “bezdis” Milanin

19:20 : 30/06/2025
AKTUALITET

Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri, kërkesë zyrtarë Tiranës

19:18 : 30/06/2025
HOROSKOPI

Shenja më me fat e muajit në “shpërthim” ndryshimesh/ Meri Shehu paralajmëron korrik të ndërlikuar

19:12 : 30/06/2025
RAJONI

Kosovë/ Organizatat të shoqërisë civile u bëjnë thirrje partive ta zhbllokojnë ngërçin në Kuvend

19:02 : 30/06/2025
AKTUALITET

Tomini: 6 raste me Covid-19 javët e fundit në Shqipëri/ A kanë lidhje me nënvariantin e ri në SHBA?

19:01 : 30/06/2025
SPORT

E kryer/ Talenti 22-vjeçar i Kombëtares transferohet te Hajduk Split

18:55 : 30/06/2025
Para

Dalja e Big Mamës nga BBV e planifikuar? Zbulohet detaji dyshues

TË GJITHA

Gara për Ardon Jasharin, klubi gjerman “bezdis” Milanin

19:20 : 30/06/2025

Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri, kërkesë zyrtarë Tiranës

19:18 : 30/06/2025

Shenja më me fat e muajit në “shpërthim” ndryshimesh/ Meri Shehu paralajmëron korrik të ndërlikuar

19:12 : 30/06/2025

Kosovë/ Organizatat të shoqërisë civile u bëjnë thirrje partive ta zhbllokojnë ngërçin në Kuvend

19:02 : 30/06/2025

Tomini: 6 raste me Covid-19 javët e fundit në Shqipëri/ A kanë lidhje me nënvariantin e ri në SHBA?

19:01 : 30/06/2025

E kryer/ Talenti 22-vjeçar i Kombëtares transferohet te Hajduk Split

18:55 : 30/06/2025

Matura Shtetërore, publikohen notat e provimeve me zgjedhje

18:42 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com