• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Publikimi i pagave, sa vlerë ka opinioni i Ramës para Prokurorëve

15:27 : 24/12/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Gjergji Koja

Kryeministri Edi Rama u shfaq dje në një konferencë për mediat ku foli për skandalin më të fundit, atë të publikimit të databases me të dhënat e mbi 630 mijë qytetarëve, përfshi këtu edhe pagat e tyre. Paralelisht me reagimet e Kryeministrit, në rrjet u hodh një tjetër database, që i përket muajit prill 2021, përtej atij të janarit, që u publikua një ditë më parë. Dhe me shumë gjasa, mund të publikohet edhe database i radhës, i korrikut dhe më pas i shtatorit, po te ecet me logjikën e të dhënave 3 mujore.

Shumëkush priste të dëgjonte ato gjëra që tha Kreu i Qeverisë, i cili u shfaq i pashqetësuar, madje u vetëofrua për të dhënë opinionin e tij para organeve të hetimit mbi atë që kishte ndodhur. Me aq dëshirë e kishte për të dhënë këtë opinion sa e përsëriti disa herë gjatë konferencës gadishmërinë që Prokurorët ta thërrisnin dhe ai do të bashkëpunonte me ta.

“Unë e kam një opinion shumë të qartë, nëse prokuroria ka dëshirë ta dëgjojë opinionin tim, jam gati t’ia them, nuk e them publikisht se nuk dua të bëj politikë. Unë e kam shumë të qartë se përse mund t’ju duhen pagat atyre që kanë hedhur në treg databazën e patronazhistëve”, tha ai.

Çështja është se Edi Rama si qytetar mund të japë çdolloj opinioni para prokurorisë, medias, në konferenca apo edhe në tryeza të hapura ose të mbyllura, por nga pozita e Kryeministrit ai s’mund të japë opinione.

Lexo edhe:

Publikimi i pagave, arrestohen dy të dyshuar për nxjerrjen e databazës

Publikimi i pagave, Tabaku: Pjesë e skemës së patronazhistëve

Ai si Kryeministër duhet të garantonte, përmes të emëruarve të tij, që të dhënat e qytetarëve të mos dilnin në pazar, që taksapaguesit e këtij vendi, emrat e të cilëve ndodhen në ata database të mos ndjehen as të kërcënuar dhe as nën trysni, sikundër punëdhënësit e tyre, sidomos në privat të mos ndjehen nën presionin në rritje të të punësuarve.

Në këtë aspekt Kryeministri dështoi, jo si individ por si trajneri i një ekipi, që me mburrje mori mandatin e 3-të për të qeverisur.

Nëse Edi Rama do të shfaqet para prokurorëve, qofshin ato edhe heronjtë e SPAK, apo prokurorët pa spaleta të Tiranës, për të dhënë ndonjë dëshmi, dhe jo opinion, ajo mund t’ia vlejë, por së pari duhet sqaruar statusi me të cilën do të shfaqet para tyre.

Nëse do të paraqitet si Kryeministër që ka të dhëna qofshin edhe konfidenciale nga agjensitë ligjzbatuese, që ndihmojnë hetimin, atëherë ai realisht mund të ndihmojë Prokurorinë në zbardhjen e çështjes.

Por ai thjesht ka shfaqur dëshirën të shkojë si opinionist para prokurorëve, pak a shumë njëlloj sikundër para 1 jave u shfaq në emisionin “Zonë e Lirë”, ku pati luksin edhe të ndërrohej, të hiqte kostumin Kryeministror dhe të vishej si opinionist.

Por sa vlerë mund të ketë opinion i opinionistit Edi Rama, për prokurorët?

Ai me idetë apo tezat e tij mund t´i çorodisë edhe më shumë, përtej çoroditjes së përditshme që mund ti krijohet nga dosjet që kanë në sirtare apo në duar.

Opinionet i dha sot në konferencën për mediat, njëlloj si ata opinionistët që tallet në 365 ditët e vitit, madje duke i caktuar Prokurorisë edhe rradhën e hetimeve.

Ndihma më e madhe që mund t´i japë hetimit si opinionist është të qëndrojë sa më neutral dhe mundësisht të mos hedhë në publik pista hetimi, pasi mund të kequdhëzojë padashje, grupin hetimor.

Ata me siguri nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin nëse foli Kryeministri Edi Rama apo opinionisti Edi Rama.

Etiketa: Publikimi i pagave

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Publikimi i pagave, arrestohen dy të dyshuar për nxjerrjen e databazës

09:19 : 07/01/2022
AKTUALITET

Publikimi i pagave, Tabaku: Pjesë e skemës së patronazhistëve

13:28 : 28/12/2021
AKTUALITET

Publikimi i pagave/ Dy avokatë padisin shtetin

10:12 : 28/12/2021
AKTUALITET

Të dhënat personale janë nxjerrë nga patronazhistët/ Ekspertët tregojnë se çfarë tjetër mund të bëhet publike

16:18 : 25/12/2021
Para
Richard Young/Shutterstock

Donatella Versaçe flet për shqiptarët në postimin e Dua Lipës

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025

U denoncua nga opozita/ Çfarë është fenomeni i njohur si “treni bullgar” dhe si manipulohet vota?

22:23 : 14/05/2025

U vesh si fantazmë, deputeti italian përjashtohet nga Parlamenti

22:10 : 14/05/2025

A duhet të ishin bashkuar partitë e reja? Alibeaj: Faji është te sistemi, PS mori 10 mandate tepër

22:04 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com