Kryeministri Edi Rama ka formosur në mbledhjen e sotme të qeverisë ndryshime në rang zëvendësministrash.
Olta Manjani emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë. Ajo zë vendin e Dajna Sorensen, e liruar nga kjo detyrë.
Lirimi dhe emërimi në detyrë bëhet me propozimin e kryeministrit, sqarohet në VKM.
 
	    	


 
  
 











