• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përplasja Berisha-Basha/ Zëri i Amerikës: Ajo që dukej një luftë nervash, tani është kthyer në provë force

21:25 : 21/12/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Në selinë e PD-së, dy palët që nuk njohin njëra-tjetrën, u përplasen në distancë, duke përdorur tone force. Zoti Berisha në një konferencë shtypi nga një sallë përballë asaj ku zoti Basha po zhvillonte një mbledhje, i bëri thirrje këtij të fundit të largohet nga Partia.

Dera e sallës ku zoti Berisha mbajti konferencën u hap më dhunë nga një prej personave që e shoqëronin atë, e që sipas zotit Basha është një narkotrafikant i kërkuar në Britaninë e Madhe. Kryetari demokrat iu kundërpërgjigj pararendësit të tij, duke deklaruar se partia i ka të gjitha mundësitë të mbrojë integritetin e institucionit të saj

Zoti Berisha u rishfaq sot në selinë e Partisë Demokratike së bashku me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, struktura e zgjedhur nga Kuvendi i thirrur prej tij më 11 dhjetor. Së bashku, u ngjitën në hollin e katit të dytë dhe u drejtuan në një nga sallat. Dera e mbyllur u hap me forcën e shkelmave nga një prej personave që shoqëronte zotin Berisha dhe mbështetësit e tij.

Në sfond ishte slogani i Kuvendit të thirrur nga zoti Basha të shtunën e kaluar. Për pasojë, tavolina dhe karriget në sallë u ndryshuan, duke u spostuar në krahun e kundërt.

Zoti Berisha deklaroi se Komisioni kishte vendosur të niste nga puna për zbatimin e vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit ku mes të tjerash u votua dhe për shkarkimin e zotit Basha, vendim i cili iu nënshtrua një javë më pas një referendumi të organizuar po nga zoti Berisha. Vendimi, tha ai, do t’i njoftohet zotit Basha me shkrim: “Komisioni vendosi t’i komunikojë deputetit Lulzim Basha vendimet supreme të anëtarësisë së PD në aktin më historik të lirisë, siç ishte referendumi”.

Lexo edhe:

No Content Available

Zoti Berisha theksoi disa herë në formë ultimative se vendimi i marrë do zbatohet “pa asnjë lloj hezitimi. Paralajmëroj deputetin Basha të mos imagjinojë dhe mendojë për një çast të vetëm t’i kundërvihet vendimit të referendumit më të gjerë që është mbajtur ndonjëherë në historinë e vendit në një forcë politike. Anëtarët kanë vendosmëri absolute për të zbatuar këtë vendim”.

Zoti Basha i cili ndodhej në një mbledhje në një tjetër sallë përballë reagoi menjëherë pas largimit të zotit Berisha, duke deklaruar se personi që kishte hapur me dhunë derën ky hyri ish-kryetari, ishte “Fatjon Dautaj, narkotrafikant i kërkuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Britaninë e Madhe”.

Sipas zotit Basha, “hyrja e dhunshme në zyra, vetëm ekspozon dëshpërimin e Sali Berishës, të cilin e lexuan të gjithë, dje. Dëshpërim që vjen nga fakti që e ka kuptuar që nuk është thjesht pakicë, por është një i vetëm, i ndjekur nga një përzierje e çuditshme njerëzish, që e kanë urryer gjithmonë dhe që e urrejnë edhe sot, por që shpresojnë, që përmes tij të kapin diçka, në këtë situatë, dhe nga një pjesë, jo sot, po ditën e djeshme, demokratësh të zhgënjyer, rikthimi i të cilëve brenda familjes sonë, duke i zhveshur nga iluzionet dhe gënjeshtrat e Sali Berishës, është një nga detyrat tona”.

Ndërsa i kujtoi zotit Berisha, vendimin e Kuvendit të 18 dhjetorit sipas të cilit personat e shpallur non grata nuk mund të mbajnë asnjë funksion në PD, zoti Basha iu kundërpërgjigj dhe paralajmërimit të bërë prej tij: “Partia Demokratike i ka të gjitha mundësitë të mbrojë integritetin e institucionit të saj nëse dikush mendon se mund ta përdhosë me banditë të dhunshëm”.

Rrugët mes tyre janë qartësisht të ndara, dhe ajo që deri pak më parë ishte një luftë nervash, duket se tani është kthyer dhe në një provë force. /VOA

Etiketa: basha berisha voa boldnews hot domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

La Liga/ Sevilla-Barcelona, ndiqni sfidën “live”

TË GJITHA

Siguria në verë/ Softa: Në plazhe nuk ka roje dhe mjete të nevojshme për garantuar siguri

22:40 : 29/06/2025

Varrezat e Elbasanit të mbuluar nga barishtet, Llatja i Elbasanit në “gjumë”

22:27 : 29/06/2025

Merr flakë makina në ecje në Rrugën e Arbrit, brenda saj udhëtonin 4 pasagjerë

22:08 : 29/06/2025

Aksident i rëndë në Durrës, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

22:00 : 29/06/2025

Gjokutaj nxjerr dokumentin: Drejtësi me regji politike kundër Sali Berishës

21:40 : 29/06/2025

Kaos me mikrokreditë e sekuestruara, Risena Xhaja ndërron 4 herë administratorët e MCA dhe Final

21:17 : 29/06/2025

Disa rajone në Turqi “nën pushtetin” e flakëve, situatë alarmante në Izmir

21:11 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com