• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Takimi Rama-Vuçiç-Zaev/ Zëri i Amerikës: Berisha protestë kundër ‘Ballkanit të Hapur’

21:25 : 20/12/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Në Shqipëri, ish-kryetari demokrat Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, organizuan sot në mbrëmje në Tiranë, një manifestim proteste kundër projektit “Ballkani i hapur” dhe vizitës në Tiranë, në këtë kuadër, të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili nesër, së bashku me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev dhe atë shqiptar Edi Rama do të zhvillojnë takimin e radhës të këtij projekti.

Ndërsa ndodhen në një betejë të hapur me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, të cilin e konsiderojnë të shkarkuar pas Kuvendit të thirrur në 11 dhjetor dhe referendumit të organizuar të shtunën, mbështetësit e zotit Berisha, u mblodhën në oborrin e selisë së PD-së. Në pritje të mbërritjes së ish-kryetarit Berisha, ata shpërthyen herë pas here në thirrje kundër zotit Basha. Prej andej, të gjithë së bashku u drejtuan në këmbë për nga selia e Qeverisë, ku ishte ngritur dhe një podium.

“Kjo është një protestë kundër projektit fantazmë, të aleancës trilaterale Beograd-Tiranë- Shkup, apo të treshes Vuçiç dhe vasalët e tij, Rama e Zaev”, deklaroi zoti Berisha që në hyrje të fjalës së tij, duke shpjeguar se nuk bëhet fjalë për një manifestim kundër bashkëpunimit rajonal. “Është protestë kundër një projekti i cili shkon në kurriz të mbarë kombeve të Ballkanit, përveç Beogradit, kundër një projekti i cili është refuzuar në mënyrë kategorike nga Bosnja, Mali i Zi dhe Kosova. Një projekt i cili nuk synon gjë tjetër veçse vendosjen e hegjemonisë serbe në këtë rajon”, u shpreh zoti Berisha. Sipas tij “Open Balkan”është një “projekt djallëzor, një përpjekje aventurierësh për të zëvendësuar nismën e Berlinit, projektin europian të integrimit të rajonit në BE”.

Për zotin Berisha, projekti është në të vërtetë një nismë e presidentit serb, pas së cilës “qëndron ideja e serbomadhërisë dhe përpjekja për të shndërruar këtë zonë në zonë influence të Putinit. Sot Serbia e Vuçiçit, edhe më shumë se ajo e Millosheviçit është shndërruar në Rusinë e vogël. Dhe kjo është rrezik për paqen e stabilitetin e Ballkanit dhe Europës”.

Në fjalën e tij zoti Berisha tha se kjo e sotmja, është e para e një serie protestash kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se “në këto 8 vite, shqiptarët u vodhën e plaçkitën më shumë se të gjithë qytetarët e tjerë të Europës. Pasuria publike u shndërrua në pasuri të ministrave kleptokratë e të kreut të Qeverisë”, u shpreh ai duke përmendur “aferën e inceneratorëve që u ka grabitur shqiptarëve 430 milion euro”.

Lexo edhe:

No Content Available

Zoti Berisha dhe organizatorët e protestës kujtuan disa herë se ajo ishte thirrur me urgjencë, brenda 48 orësh, duke justifikuar kështu dhe pjesëmarrjen modeste. Manifestimi u zhvillua qetësisht, me përjashtim të disa flamujve serbë të cilët u dogjën nga grupe të vogla protestuesish.

Në takimin e nesërm, udhëheqësit e të tre vendeve, shoqërohen dhe nga anëtarë të kabineteve qeveritare si dhe sipërmarrës. Është njoftuar po ashtu dhe pjesëmarrja e James O’Brien, përfaqësues i Këshillit të Atlantikut. Pak kohë më parë Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se Presidenti Biden synon ta emërojë atë si koordinator për politikën e sanksioneve, në Departamentin e Shtetit, një post i lartë në rang ambasadori.

Në takim do të jetë gjithashtu dhe drejtuesi i Fondacionit për një Shoqëri të hapur, Alex Soros, ndërsa në seancën e hapjes do të ketë një fjalim të Komisionerit europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi, i cili do të ndërhyjë përmes një lidhjeje online.

Në përfundim të takimit, pritet të nënshkruhen disa marrëveshje që kanë të bëjnë, me lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Nisma “Ballkani i Hapur” ka hasur në kundërshtitë e forta të qeverisë së Kosovës, ndërsa kanë refuzuar t’i bashkohen edhe Bosnja e Mali i Zi, që po ashtu e shohin atë me skepticizëm. Kryeministri Edi Rama, një mbrojtës i flaktë i projektit, e sheh atë si një mekanizëm të rëndësishëm për të ardhmen e rajonit, dhe një “projekt strategjik për interesat e Shqipërisë dhe tërë kombit shqiptar”./VOA

Etiketa: vucic rama zaev boldnew shost domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Noka: ‘Ballkani i Hapur’ organizim antishqiptar, Basha është bërë peng i politikave të Ramës

TË GJITHA

Konflikt me armë mes fqinjëve në Rrogozhinë, plagoset çifti i bashkëshortëve/ EMRAT

11:14 : 06/06/2025

Plagosje në Sarandë! Ja kush është i lënduari që u godit me thikë/ EMRI

11:13 : 06/06/2025

Serbia zbarkon sot në Tiranë, ja programi i rivalëve të Shqipërisë para ndeshjes

11:09 : 06/06/2025

Trafik kilometrik në Rrugën e Kombit

10:55 : 06/06/2025

Furnizonte me kokainë lokalet në Dhërmi, arrestohet 46-vjeçari nga Tirana

10:42 : 06/06/2025

Falja e namazit të Kurban Bajramit, kreu i KMSH: Festë e dyfishtë, përkon me ditën e xhumasë!

10:38 : 06/06/2025

I shpallur në kërkim për vjedhje, 41-vjeçari arrestohet në Kakavijë me 160 mijë euro të padeklaruara

10:15 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com