• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vra*ja e biznesmenit në Kurbin/ Zbardhet dëshmia e autorit: Më rrahën për një femër, vura nderin në vend

12:04 : 19/12/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi me 7 plumba i Rakip Rolit, ngjarje e ndodhur në 10 dhjetor në fshatin Sanxhak të Kurbinit.

Autori kryesor i krimit, Llej Lika, ka treguar se konfliktin prej muajit korrik 2021, e ka pasur me njërin nga djemtë e Rakipit, ku shkak është bërë ngacmimi i një vajze.

Për këtë konflikt Lika dhe njëri nga vëllezërit Roli, kanë ofenduar rëndë me njëri-tjetrin. Sipas dëshmisë së 22-vjeçarit, Llej Lika, ai ka treguar se dy vëllezërit, Sokol dhe Isuf Roli, së bashku me babain e tij, Rakipin, kanë shkuar tek lokali i fshatit ku qëndronte Llej Lika me disa miq të tij, dhe të tre së bashku e kanë rrahur brutalisht dhe kërcënuar me jetë, duke i shkaktuar plagë të rënda, aq sa të riut i është dashur të marë mjekim shëndetësor në Spitalin e Traumës.

Veç motivit të konfliktit, 22-vjeçari Lika ka treguar dhe dinamikën e vrasjes së Rakip Rolit.

Sipas tij, mëngjesin e 10 Dhjetorit ai ka dalë nga banesa duke marrë makinën tip “Benz-Mercedes”, brenda së cilës kishte futur dhe automatikun kallashnikov.

Lexo edhe:

Akuzohet se dogji të gjallë 2 grekë, shqiptari: Ekspertët gabuan në hetimet

4.3 vite burg për sende dhune, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau 19-vjeçarin grek

“Unë kam vepruar i vetëm dhe atë mëngjes e dija se çfarë do bëja. Babai im ka qenë në shtëpi, dhe vetëm sa më ka përcjellë në oborr, por s’ka pasur asnjë dijeni se kisha armën në makinë dhe do dilja për të vrarë Rakipin. Kam shkuar pranë banesës së tij dhe në një rrugicë jam pozicionuar për të pritur se kush do dilte nga shtëpia, Rakipi apo ndonjë nga djemtë e tij. Në momentin që nga shtëpia ka dalë Rakipi, e kam ndjekur për disa metra me makinë dhe më pas, i jam afruar duke e qëlluar”-ka treguar Llej Lika.

22-vjeçari më tej në dosjen hetimore ka pohuar se pasi ka vrarë Rakip Rolin, është larguar në një rrugicë tjetër të fshatit, duke u rrotulluar rreth vendit të krimit dhe ka dalë pikërisht tek lokali, ku Rakip Roli së bashku me dy djemtë e kanë rrahur në 8 korrik 2021.

“Ika nga vendi i ngjarjes dhe kam shkuar tek lokali i fshatit ku më dhunuan dy djemtë dhe Rakip Roli. Aty kam zbritur nga makina dhe kam qëlluar një herë me breshëri, duke bërtitur me zë të lartë “…i mora hakun, vura nderin në vend…” dhe më pas jam larguar. Në ikje e sipër, rrugës kam parë shokun tim, Klajdi Gjegjaj, të cilin e kam marrë me vete dhe jam larguar në drejtim të shtëpisë së David Gegës, ku në sërën e druve kam fshehur armën e krimit”-ka treguar Lika.

Sipas këtij të fundit, Gega nuk ka dijeni se në banesën e tij kishte fshehur armën.

Pavarësisht kësaj, Gega u procedua nga prokuroria në gjendje të lirë për “Dhënien ndihmë të autorit”.

Ndërsa situata e paqartë nëse kanë marrë pjesë ose jo në vrasje vijon të jetë për babain e Llej Likës, Skënder Likën dhe shokun e autorit, Klajdi Gjegjaj, i cili në kamerat e një karburanti është filmuar në makinë me Llej Likën./ Oranews

Etiketa: vrasja e biznesmenitzbardhet deshmia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Akuzohet se dogji të gjallë 2 grekë, shqiptari: Ekspertët gabuan në hetimet

17:06 : 05/09/2022
AKTUALITET

4.3 vite burg për sende dhune, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau 19-vjeçarin grek

17:31 : 03/02/2022
AKTUALITET

Vrasja e Hekuran Billës/ Zbardhet dëshmia e shokut që e takoi për herë të fundit

22:04 : 22/12/2021
AKTUALITET

Vrasja e biznesmenit në Laç, autorët dyshohet se janë larguar drejt Elbasanit

11:56 : 11/12/2021
AKTUALITET

Biznesmeni Niko Goro dyshohet se u ekzekutua për borxhe

10:58 : 17/10/2020
Para
Foto: Instagram

Zbulohet emri/ Ja kush do të hyjë më 1 janar në ‘Big Brother Vip’

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 17/05/2025

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

22:55 : 17/05/2025

Gyökeres në krye të garës për Këpucën e Artë, Mbappé dhe Salah në ndjekje

22:54 : 17/05/2025

Krime zgjedhore/ SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

22:53 : 17/05/2025

Fiken ekranet/ Ndërpritet numërimi i votave tek ‘Parku Olimpik’

22:44 : 17/05/2025

Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri jashtë rrezikut për jetën

22:27 : 17/05/2025

“Dështoi të bashkojë 4 frontet opozitare”, Xhaferaj rendit arsyet e humbjes së Berishës

22:23 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com