Deputeti Edmond Spaho ka deklaruar mbrëmjen e djeshme se pavarësisht përpjekjeve të Lulzim Bashës për të ndaluar referendumin e të shtunës, ai do të mbahet në të gjitha qarqet.
Spaho zbuloi se do të ketë jo vetëm një qendër votimi në secilin qark por më shumë dhe premtoi se votimet do të jenë model ashtu si Kuvendi i 11 dhjetorit.
I ftuar në emisionin “Të Vaksinuarit”, Spaho ndër të tjera ka thënë se pas referendumit do të fillohet me rithemelimin e PD-së ku fokusi do të jetë te baza e partisë.
“Pavarësisht akteve me ndryshimin e bravave, ne do votojmë në të gjitha degët. Janë hapur disa qendra votimi. E gjithë logjistika është përgatitur. Do shikoni votim model sikurse patë kuvend model. Faza tjetër do të jetë procesi i rithemelimit. Do fillohet me bazën, duke thirrur të gjithë njerëzit të kontribojnë për ta mbyllur me kuvendin e ri”, deklaroi Spaho.
Debate në studio
Spaho: Në vitin 2013 kemi bërë të gjithë gabime. Kjo gjëndje duhet të ndryshohet ndryshe Edi Rama çimentohet 40 vite në pushtet. Vetëm Sali Berisha mund t’i hyjë asaj lëvizje dhe të largojë Bashën. Njerëzit mblidhen në Foltore sepse kanë besim se vetëm Berisha i çon në fitore.
Anduela Ndreu: A i fitoi në vitin 2009?
Spaho: Po, sepse doli forcë e parë 70 mandate. Me koalicione Merkel ka qëndruar 16 vite ne pushtet. Mos thoni mbroni votat sepse dhe kur është denoncuar, dihet çfarë vendimi ka marrë drejtësia e kalbur.
Ndreu: Lëvizja e z.Berisha ka zgjuar shumë demokratët nga gjumi që ishin. Demokratët që e kanë ndjekur Berishën në çdo lëvizje u rizgjuan. Lëvizja e zotit Berisha e rizgjoi frymën e demokratëve në bazë. Kjo është gjëja më e mirë që ka ndodhur për demokratët. Gjithçka që ka ndërmarrë Berisha për PD-në, që nuk pranon 4 humbjet e zotit Basha. Pra ka gjithë gabimet që z.Basha ka bërë. Por ka një problem. Zoti Berisha në 8 vite ka qenë krah për krah me zotin Basha. Një bashkëudhëtar politik Basha-Berisha në 8 vite dhe shkohet në këtë gjuhë. Unë mendoj se më shumë vendimet i ka marrë Berisha sesa Basha.
Spaho: Ka punuar të bindë që ndikon Berisha për vendimet që ka marrë për të mbuluar dështimet. Ka disa gjëra në politikë nuk reagohet publikisht në moment. Ka mënyra të tjera. Ai i ka thënë Lulzim Bashës jep dorëheqjen.
Ndreu: Ai e mbështeti për të qenë në garën e PD-së.
Spaho: Berisha e ka pranuar gabimin. Por thelbësore është çfarë do të bëjmë nesër.
Anduela Ndreu: E dini ju, unë s’jam demokrate. Interesi i shqiptarëve është te ketë një opozitë të bashkuar. Ju nuk fituat përballë Edi Ramës me Berishën, Bashën dhe të gjithë bashkë.
Spaho: Si mund të fitosh kur në 2017 hyn dhe bën marrëveshje me Edi Ramën pa na thënë ne.
Ndreu: Po deputeti nuk është kukull të flasë.
Kalaja: A mund të fitojë PD duke qenë të përçarë BASHA-BERISHA?
Spaho; Të gjitha vendimet i ka marrë individuale. Sot jemi në gjendje katastrofike, prandaj nisi Foltorja. Do shikoni hap pas hapi kur të kalohen të gjitha halkat e Kuvendit si do të ndryshojë për mirë gjendja në PD. Do të përfundojë referendumi ditën e shtunë dhe më ps procesi tjetër.
Kalaja: I keni marrë masat për të shtunën?
Spaho: Pavarësisht akteve me ndryshimin e bravave, ne do votojmë në të gjitha degët. Janë hapur disa qendra votimi. E gjithë logjistika është përgatitur. Do shikoni votim model sikurse patë kuvend model. Faza tjetër do të jetë procesi i rithemelimit. Do fillohet me bazën, duke thirrur të gjithë njerëzit të kontribojnë për ta mbyllur me kuvendin e ri.
Anduela Ndreu: Ka dhe një kuvend të thirrur nga z.Basha. Ka mbështetjen e grupit kombëtar, kryesisë dhe këshillit kombëtar. Strukturat kryesore i ka me shumicë.
Spaho; Një nga arsyet pse njerëzit janë ngritur është vendimmarja individuale. Ne jemi struktre e përkohshme. Strukturat janë të emëruar nga Basha ndaj po ngrihemi. Natyrisht që i kontrollon. U vërtetua që ka pasur 156 veta në sallë së bashku me punonjësit e PD-së dhe nuk ka pasur korum.
Ndreu: Uroj që demokratët të bashkohen sepse në fund betejën ta kenë me Edi Ramën dhe socialistët. Unë besoj se kjo çështje do vendoset nga gjykata. Duhet të shohim faktet dhe duke parë dhe verifikuar faktet.
Spaho; Kjo është çështje e vullnetit të shumicës. Shumica që mbështet foltoren është ajo që mbështet drejtimin nga do shkojë PD. Më e hapur, më e bashkuar më e fortë. Ne nuk përjashtojmë njeri. Basha nuk po lë njeri pa përjashtuar nga partia. Nuk do ketë më bunkerizim të partisë. Humbe zgjedhjet parlamentare do ikësh do s’do. Humbe lokalet do shkosh të votohesh.
Kalaja: A do të ketë protestë?
Spaho: Është objektiv kryesor i PD-së. Deri në mars patjetër që do të ketë. Edhe më shpejt. Nuk pranova post në parti. Më është ofruar post nga më të rëndësishmet në parti dhe në kuvend. Por e pashë të uhës mos ta pranoj. Mendova për zhvillimet që janë bërë në këto vite.