• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pushohet zyrtarisht dosja “Kacifas”, gjyqtarja dhe prokuroria: U vetëvr*

15:44 : 16/12/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Vdekja e ekstremistit grek Kostandin Kacifas në fshatin Bularat, është pushuar zyrtarisht nga gjykata e Gjirokastrës. Vendimi është marrë në 13 dhjetor, nga gjyqtarja Suela Dashi, e cila vendosi të pranojë kërkesën e prokurorit Julian Çafka, për pushimin e hetimeve të regjistruara lidhur me vdekjen e ekstremistit grek, Kostandin Kacifas në 28 Tetor 2018.

Në momentin e dhënies së vendimit për pushimin e dosjes, prezent ka qenë vetëm Jani Kacifas, babai i Kostandin Kacifas, i cili priti vendimin deri në fund.

Që prej muajit Maj 2021, gjykata dhe prokuroria e Gjirokastrës, u përfshinë në përplasje juridike, për shkak të paqartësisë hetimore nëse Kacifas ishte vrarë nga policia apo kishte vrarë veten me armën e tij.

Megjithatë ekspertiza e mjekëve ligjorë shqiptarë, ka arritur në përfundimin se dy plagët në trupin e viktimës janë kryer me puthitje dhe kanë faktorë plotësues, çka flet për vetëvrasje duke përjashtuar zyrtarisht ekzekutimin e ekstremistit nga forcat policore RENEA.

Ekspertët mjeko-ligjorë Shqiptarë, nuk kanë asnjë dyshim se ekstremisti Grek, Kostandin Kacifas, që vdiq në 28 Tetor 2018 në fshatin Bularat, ka vrarë veten.

Lexo edhe:

Ekspertiza: Kacifas nuk u qëllua nga RENEA, vrau veten

Prokuroria greke do të ngrejë procedime penale për vrasjen e Kostandin Kacifas

Pavarësisht se vetëm pak orë pas vdekjes së Kacifas, Policia e Shtetit, doli me një deklaratë duke marrë përsipër autorësinë e vrasjes së minoritarit grek, ekspertiza mjeko-ligjore, rrëzon totalisht versionin zyrtar të autoriteteve Shqiptare.

Ekspertiza mjeko-ligjore me Nr.597/1 e kryer për këtë çështje, ka dalë në përfundimin se asnjë armë e forcave RENEA nuk ka qëlluar mbi Kostandin Kacifasin.

Konkluzioni i ekspertit thotë se viktima ka dy plagë në gjoks të kryera me puthitje nga armë zjarri, me drejtim tejshkues nga para mbrapa. Në pjesën e hyrjes, evidentohen faktorët plotësuese të barutit dhe djegies së lëkurës.

Me këtë ekspertizë përjashtohet dyshimi se Kacifas është vrarë nga RENEA, dhe provohet fakti se ekstremisti i Bularatit, ka vrarë veten pikërisht me armën e tij. Kjo për shkakun se të dyja plagët në trup,janë tej shkuese dhe nuk është gjetur asnjëra nga predhat që kanë përshkuar trupin.

Eksperti, duke parë karakteristikat e plagëve, shprehu mendimin se:”…plaga me puqitje të plotë është shkaktuar e para dhe është ajo që ka shkaktuar vdekjen, ndërsa plaga tjetër është shkaktuar e dyta.

Ndërsa referuar të dhënave të shpërndarjes së gjakut në trupin e kufomës, eksperti mendon se kufoma ka qenë në pozicionin vertikal në momentin e qitjes së armës.

Në dosje ndodhet edhe një ekspertim teknik-teorik, i datës 21 shkurt 2019 ku thuhet se:”… nisur nga tërësia e karakteristikave të plagëve dhe të dhënave të tjera, nuk mund të përcaktohet me saktësi kalibri dhe modeli i armës që ka shkaktuar secilën plagë.

/Ora News/

Etiketa: kacifas

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ekspertiza: Kacifas nuk u qëllua nga RENEA, vrau veten

14:44 : 15/02/2020
AKTUALITET

Prokuroria greke do të ngrejë procedime penale për vrasjen e Kostandin Kacifas

15:40 : 08/12/2019
AKTUALITET

“Vrajini, shfarosini. Janë tradhtarë”/ Nëna e Kacifas nën hetim nga Antiterrori

20:57 : 30/10/2019
AKTUALITET

Ngjela shpërthen ndaj Dules/ Vangjeli i shkretë, ka ardhur nga Anadolli…

14:59 : 27/10/2019
AKTUALITET

“Qërohuni! Nuk ju duam!”/ Familjarët e Kacifas dëbojnë gazetarët shqiptarë (VIDEO)

09:41 : 26/10/2019
AKTUALITET

Policia ndalon 10 persona në Kakavijë, do shkonin në përkujtimoren e Kacifas

08:51 : 26/10/2019
Para

Spaho: Djegia e mandateve, ja si Basha mashtroi zyrtaren e DASH dhe përfaqësuesin e CDU/CSU

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com