Nga Branko Zavalani
As shashka e Ramës pë të gërvishtur me bujë çështjen e inceneratorëve nëpërmjet shërbëtorëve të tij në SPAK, nuk e ka ndalur ulërimën e thellë që vjen nga mbështetësit e Bashës në PD. Në mënyrë të pakuptimtë jo politike dhe jo burrërore por vetëm propagandistike bataret mediatike janë hedhur të kryqëzojnë shkuarjen e Sali Berishës në selinë zyrtare të kësaj partie.
Ky shkrim nuk rreket të analizojë situatën e krijuar mes dy linjave në PD, por vetëm reagimin për vizitën e zotit Berisha në seli.
Për të kuptuar më mirë eunukërinë intelektuale dhe njerëzore të linjës Basha lipset të ngremë disa pyetje, të cilat do të na hedhin pak më shumë dritë se përse vizita e një 77 vjeçari në partinë e tij ku aderon si anëtar u ka prishur qetësinë zyrtarëve të linjës Basha.
Pse erdhëm deri këtu?
Situata e krijuar i ka rrënjët e saj në mungesën e përballjes së zotit Basha që në fillimet e lëvizjes Berisha në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe para anëtarëve dhe simpatizantëve të kësaj partie.
Në fillim zoti Basha tha se doktor Berisha është burrë zotni dhe se me dhimbje ai po e pezullonte nga grupi parlamentar se kështu ja kishin kërkuar amerikanët. Pastaj tha se s’dilte në bazë të takonte anëtarët e Partisë së tij se s’donte të vinte në siklet Sali Berishën. Më pas nëpërmjet mediave që kontrrollon si kukulla e quajti të korruptuar dhe me pranga në duar zotin Berisha.
Më tej avancoi me tezën se s’ka krizë është kriza e një njeriu.
Për ta ngritur pritshmërinë e të tijëve, përhapi lajmin se nga USA po mbërrinte Eskobari, me prangat gati, për t’ia hedhur zotit Berisha.
Para datës 9 dhjetor mbështetësit e tij thoshin prisni se po vjen data 9. Sidoqoftë data 9 erdhi dhe në mënyrë eunukërore njësoj si mbështetësit e Berishës që ndjekin pas prijësin edhe këta të Bashës harruan ç’kishin thënë dhe u fshehën pas procedurave. Për ta përmbyllur këtë fazë zoti Basha i kujtoi Sali Berishës ‘97 dhe 21 Janarin. Në fakt ky autogol i zotit Basha vjen si rezultat i paaftësisë që ka përpirë stafin e tij të ngushtë pasi këto dy akuza vetëm sa ja përforcojnë mbështetjen në radhët e anëtarëve të PD zotit Berisha. Të flasësh me gjuhën e Ramës dhe socialistëve ekstremistë sigurisht që mer simpatinë e ambasadorëve dhe socialistëve, por as të parët dhe as të dytët nuk të votojnë kur vjen puna te zgjedhjet si brenda ashtu edhe jashtë partie. Rrjedhimisht shpërthimi i zotit Basha ka çuar mjaftueshëm ujë në mullirin e zotit Berisha.
Çfarë problemi ka nëse linja Berisha shkon dhe mban mbledhje në selinë e PD-së?
Një lider i kthjellët i fortë dhe fitues do e kishte shumë të thjeshtë një situatë të tillë. Nëse zoti Berisha shkoi për të provokuar dhe hedhur akuza, zoti Basha mund ti përgjigjej duke dalë nga mbledhja kur ishte me zonjat e Partisë Demokratike, ose duke dalë pasi u largua zoti Berisha dhe ta trajtonte si një gjë fare të zakonshme vizitën e anëtarëve të partisë që ai pretendon se drejton. Kjo qasje mund ta shfrynte hyrjen triumfale të Komisionit të rithemelimit në PD. Problemin zoti Basha e ka mesazhin dhe kujt i drejtohet.
Në konferencën e tij për shtyp dukej sikur u drejtohej gjithë socialistëve të Shqipërisë, të cilët me siguri fërkonin duart të kënaqur dhe 10 a 15 personazheve të rrjeteve sociale që reagojnë çdo një orë për të shpërndarë idenë dhe frymën e komandantit. Në fakt këtë sëmundje në raport me publikun Partia Demokratike e zotit Basha e ka pasur edhe para zgjedhjeve të 25 prillit, duke mos qënë në gjendje t’u japë mesazhe grupeve të caktuara të cilat mund ta votonin. Mesazhet e zëdhënësve të Partisë së zotit Basha ngjanin si tinguj të lëshuar në eter kush ti kapi ti kapi. Në rastin e fundit i kapën ata që e kanë këtë lloj mesazhi dhe kjo nuk ndryshon asgjë në balancën e forcave brenda PD-së
A ka të drejtë Sali Berisha të shkoj në selinë e PD-së?
Kjo është ndoshta pyetja dhë gjëja më absurde që vihet në dyshim. Sigurisht mediat e majta ato që kanë qënë anti-PD, ndoshta të financuara nga ish-Sigurimi i Shtetit dhe nomeklatura Enveriste e quajtën si 98 e kështu me radhë. Faktet janë të thjeshta. Zoti Berisha është anëtar i asaj partie sikundër dhe njerzit që e shoqëronin. Ata kanë gjithë të drejtën e zotit të ligjit dhe të shoqërisë që të shkojnë në atë seli. Marim të mirqënë faktin që thotë zoti Basha se kam mbështetjen e demokratëve. Edhe nëse e ka sigurisht që le ti japim 75% mbështetje. Nëse zoti Berisha me të vetët ka 25% të mbështetjes a nuk ka të drejtë ai me mbështetësit e vet të bëjë mbledhje në selinë e PD-së?
Këtë mund ta quash absurditet, injorancë, fyerje ndaj çdo njeriu të lirë në këtë vend me dhe pa parti. Ta trajtosh siç bën zoti Basha dhe eunukët që e ndjekin do të thotë që në subkoshiencën e tyre Partia nuk është diçka publike e përbashkët por thjesht private, pronë e trashëguar, e blerë ose e dhuruar. Kjo është mendësi shumë e vjetër në këtë vend me gjithë problemet që ka zhvillimi i shoqërisë shqiptare. Nuk ka asnjë diskutim se çdo anëtar i partisë demokratike ka të drejtë ti drejtohet lirshëm selisë së partisë së tij.
Ndryshe larg qoftë na lind e drejta të mendojmë si funksionon sikur zoti Basha ose çdo kryetar tjetër i PD-së ti teket dhe ta japi selinë si shesh ndërtimi për të bërë një pallat?!