• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi LAJMI I FUNDIT

VMRO zgjedh kryetarin e ri/ Ja kush është pasardhësi i Zaev

08:41 : 13/12/2021
në LAJMI I FUNDIT, RAJONI

Dimitar Kovaçevski, është zgjedhur kryetar i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë së Veriut.

Ai në këtë post do të zëvendësojë kryetarin e deritanishëm, Zoran Zaev, i cili paraqiti dorëheqjen pas disfatës së thellë të LSDM-së në zgjedhjet lokale, më 31 tetor.

Zgjedhja e Dimitar Kovaçevskit, deri tani zëvendësministër i Financave, u bë në kongresin e jashtëzakonshëm të socialdemokratëve, në një garë ku kishte edhe dy kandidat të tjerë, Frosina Remenski dhe Jovan Despotovski.

Kryetari i ri i LSDM-së, Kovaçevski, pritet të jetë edhe kryeministër i ardhshëm pasi, Zoran Zaev, ka paraqitur dorëheqjen edhe nga drejtimi i ekzekutivit, por ende nuk ka kaluar në Kuvend pasi organet drejtuese të LSDM-së, kërkuan shtyrjen e dorëheqjes deri në zgjedhjen e kryetarit të ri dhe sigurimin e shumicës në Kuvend.

“Qytetarët duhet ta rikthejnë besimin tek institucionet dhe e ardhmja e vendit dhe për këtë Qeveria duhet t’i përmbushë pritjet e tyre për efikasitet më të madh në qeverisje dhe përmbushje të premtimeve. Çelësi për këtë është te vendosja e njerëzve të duhur në pozitat e duhura, si dhe krijimi i një sistemi në të cilin secili do të jetë përgjegjës për detyrat e veta. Duhet përqendrim më i madh në nevojat reale të qytetarëve, në ato probleme që rëndojnë mbi njerëzit. Nevojitet gjithashtu një qeverisje e përgjegjshme dhe një luftë e qartë kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Kovaçevski.

Lexo edhe:

Kovacevski dorëzon dorëheqjen, Maqedonia e Veriut po përgatitet për një qeveri teknike

Kovaçevski: Qeveria e Maqedonisë së Veriut dorëhiqet të enjten

LSDM-ja, që drejton qeverinë e Maqedonisë së Veriut humbi shumicën pas largimit të lëvizjes Besa nga qeveria.

Pjesë e qeverisë tani do të jetë partia Alternativa, e cila në zgjedhjet lokale ishte në koalicion opozitar me Aleancën për Shqiptarët, por edhe nënshkruese e nismës për mocionin e mosbesimit të qeverisë, që ishte iniciuar nga VMRO DPMNE, më 11 nëntor.

Të dielën e 12 dhjetorit, kongres të partisë ka mbajtur edhe VMRO DPMNE-ja, në të cilin është konfirmuar kryetari aktual, Hristijan Mickoski edhe për një mandat të ri.

Mickoski ka përsëritur kërkesën për zgjedhje të parakohshme, të cilat sipas tij, janë zgjidhje e vetme për dalje nga kriza politike.

“Suksesi ynë në zgjedhjet lokale tregon se në vendi ka nevojë për ndryshime edhe në pushtetin qendror. Ndryshimet janë të pashmangshme. Populli ka pritshmëri dhe shpresë nga ne dhe ne duhet të bëjmë ndryshime. Jam i gatshëm të bisedoj me çdo politikan të ndershëm për një proces i ri në vend”, tha Mickoski pas rizgjedhjes në krye të partisë.

Por, Lidhja Social Demokrate është kundër zgjedhjeve të parakohshme, pasi sipas saj, “shumica parlamentare është stabile”.

Kundër zgjedhjeve është deklaruar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim, që është pjesë e qeverisë.

Zgjedhjet e fundit të rregullta në Maqedoninë e Veriu janë mbajtur në korrik të vitit 2020.

/REL/

Etiketa: Dimitar Kovaçevskivmro

Lajme të lidhura

RAJONI

Kovacevski dorëzon dorëheqjen, Maqedonia e Veriut po përgatitet për një qeveri teknike

13:05 : 25/01/2024
RAJONI

Kovaçevski: Qeveria e Maqedonisë së Veriut dorëhiqet të enjten

13:43 : 23/01/2024
AKTUALITET

VMRO – DPMNE propozon që zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut të mbahen muajin prill

19:32 : 23/10/2023
RAJONI

VMRO, e gatshme të bisedojnë me LSDM për datën e zgjedhjeve

19:27 : 20/10/2023
RAJONI

Ndryshimet kushtetuese në RMV, VMRO kërkesë Kuvendit për vazhdimin e seancës

20:14 : 04/09/2023
AKTUALITET

Takimi në Ohër, Kovaçevski kërkon konstruktivitet nga Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç

11:43 : 18/03/2023
Para
Foto: Instagram

"30 mijë euro për t’u bërë çift fallco"/ Arbana Osmani u jep fund teorive konspirative që qarkullojnë në rrjet

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com