Malësia e Krujës është mbuluar nga dëbora e rëndë përgjatë 48 orëve të fundit.
Raportohet se në lartësinë 1.700 metra, trashësia e dëborës shkon rreth 25 cm. Në zonën e Qafë-Shtamës, prej dy ditësh nuk ka energji elektrike.
Të gjitha rrugët janë të kalueshme, përveç pjesës së kampit të punëtorëve e cila ndodhet në majën e malit të Qafë-Shtamës.