I ftuar në emisionin “Real Story”, deputeti Agron Gjekmarkaj ka komentuar zhvillimet e fundit të ndodhura sot në selinë blu.
Gjekmarkaj u shpreh se sot PD është në një luftë mes Lindjes dhe Perëndimit. Sipas tij PD nuk mund të transformohet duke iu kundërvënë SHBA-ve.
Lidhur me hyrjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në selinë blu ditën e sotme, Gjekmarkaj u shpreh se zyrtarët e PD mund të vijnë aty por jo si përfaqësues të një onganizate anti-amerikane.
“E shoh si një luftë mes Lindjes dhe Perëndimit këtë ccfarë po ndodh në PD. Është paradoksale që PD sot gjindet në anatemën e SHBA-ve kur ka Berishën të shpallur non grata. PD ka nevojë për rithemelim dhe kam parë që të gjithë ata që në Kuvendin e PD që sot janë kundër thashë gjëra të turpshme. Në moment që Berisha hodhi poshtë investimin mbi Bashën ka pasur një dualizëm, dora e Sali Berishës ka qenë e fortë. Unë kam qenë mjaft kritik për procesin pas zgjedhjeve. Unë prisja që pas masakrësë njerëzit të reagonin, kjo nuk ndodhi. Pashë që Berisha e quajti masakër të shekullir dhe mbështeti Bashën. Befas më 9 shtator Basha u bë armik i demokracisë. Unë mora vendimin që ndërmjet një Lulzim Bashe që mbështetet nga perëndimi dhe SHBA dhe një Berishe të anatemuar nga ndërkombëtarët të zgjidhja të parin. PD nuk mund të transformohet duke iu kundërvënë SHBA-ve. Ky proces është i kompromentuar. Në stadium të shtunën u hodhën bazat e një organizate anti-amerikane. SHBA në Shqipëri ka marrë vendimet e duhura dhe edhe në këtë moment vendimjet nuk janë të gabuara. Kriza në PD është në nivele konfrontimi. Zyrtarët e PD mund të vijnë në PD por jo si përfaqësues të një orgaizate anti-amerikane. Nëse ata e ndienin veten aq të fortë mud të vinin në Kuvendin e 18 dhjetorit”- tha ai.