• Kontakt
Sunday, September 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Prag lufte/ Intelegjenca amerikane: Rusia po përgatit pushtimin e Ukrainës

20:18 : 04/12/2021
në BOTA

Presidenti Joe Biden deklaroi se do ta bëjë “tejet të vështirë” për Presidentin rus Vladimir Putinin të ndërmarrë veprime ushtarake në Ukrainë, komente që vijnë pas gjetjeve të zyrtarëve amerikanë të zbulimit për një plan rus në zbatim, sipas të cilit Moska do të nisë një ofensive të mundshme ushtarake ndaj Ukrainës në fillim të vitit 2022.

Sipas një zyrtari të administratës Biden, i cili foli në kushte anonimiteti, rusët po planifikojnë të vendosin rreth 175,000 trupa dhe pothuajse gjysma e tyre janë vendosur tashmë përgjatë pikave të ndryshme pranë kufirit me Ukrainën.

Kjo vjen pasi Rusia i ka parashkruar Presidentit Biden një kërkesë për të garantuar që Ukraina nuk do të lejohet t’i bashkohet NATO-s.

Zyrtari shtoi se planet parashikojnë lëvizjen e 100 grupeve taktike të batalioneve ruse së bashku me forca të blinduara, artileri e pajisje.

Zyrtarët e zbulimit kanë parë gjithashtu një rritje në përpjekjet e propagandës ruse, për të denigruar Ukrainën dhe NATO-n, përpara sulmit të mundshëm.

Lexo edhe:

No Content Available

I pyetur në lidhje me gjetjet e inteligjencës të premten në mbrëmje, zoti Biden përsëriti shqetësimet e tij për provokimet ruse.

“Ne kemi qenë të vetëdijshëm për veprimet e Rusisë për një kohë të gjatë dhe presim që të kemi një diskutim të gjatë me Putinin”, tha Presidenti Biden.

Zyrtarë dhe ish-diplomatë amerikanë thonë se ndërsa Presidenti Putin qartë po hedh bazat për një sulm të mundshëm, ushtria e Ukrainës është e armatosur dhe e përgatitur më mirë krahasuar me vitet e kaluara dhe se sanksionet që Perëndimi po kërcënon të vendosë do t’i shkaktonin dëme serioze ekonomisë ruse. Mbetet e paqartë nëse zoti Putin synon të bëjë përpara me atë që do të ishte një ofensivë e rrezikshme, thanë ata.

Më herët të premten, zoti Biden u zotua ta bëjë “shumë më të vështirë” për Presidentin rus që të ndërmarrë veprime ushtarake ndaj Ukrainës dhe tha se nismat e reja që vijnë nga administrata e tij synojnë ta pengojnë agresionin rus.

Kremlini tha të premten se zoti Putin do të kërkonte garanci për moszgjerim të NATO-s me Ukrainën gjatë bisedimeve me Presidentin Biden. Por Presidenti Biden tha të premten “se ai nuk do të pranonte vijë të kuqe nga askush”.

Etiketa: lufte rusi ukraine shba boldnews host domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Maqedonia merr vendimin, ngrin çmimet e produkteve bazë, ja afati i vendosur

TË GJITHA

Gara për Bashkinë e Tiranës, Alimehmeti: Kandidati i opozitës do të shpallet së shpejti

21:28 : 28/09/2025

Korporata e vrasësve me pagesë. 5 ekzekutime në Shqipëri, si gjakmarrje për krimin në Britani

21:11 : 28/09/2025

Përndoqi moderatoren, mjeku psikiatër përfundon në burgun 302 në Tiranë

21:01 : 28/09/2025

Bill Clinton rrëfen historinë dhe vendimin për ndërhyrjen në Kosovë

20:42 : 28/09/2025

Ndërpritet energjia elektrike, Vora dhe Bërxulla në errësirë prej dy orësh

20:21 : 28/09/2025

Irani refuzon sanksionet e OKB-së: Të paligjshme dhe të pavlefshme

20:00 : 28/09/2025

Tragjedi në Indi, 40 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur në një tubimin politik

19:44 : 28/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com