Minjtë janë tashmë problemi kryesor i shëndetit publik, dhe i higjienës në shumë qytete të mëdha në mbarë botën. Tani, një studim i ri paralajmëron se brejtësit mund të bëhen shkaktarë të një krize tjetër shëndetësore me pasoja vdekjeprurëse, pra i një tjetër pandemie si ajo e Covid-19.
Brejtësit janë të famshëm si bartës dhe përhapës të sëmundjeve përgjatë historisë, përfshirë Murtajën Bubonike. Studiuesit nga Universiteti i Prinstonit në SHBA, thonë se minjtë mund të jenë bartës pa simptoma (asimptomatikë) të koronaviruseve.
Studimi i tyre, zbulon se këto kafshë kanë zhvilluar një rezistencë ndaj patogjenëve, për shkak të infeksioneve të përsëritura nga paraardhësit. Autori kryesor i studimit, profesor Mona Sing, thotë se kjo rrit gjasat që brejtësit e sotëm të mund të bartin viruse të ngjashme me Covid-19 dhe të infektojnë popullatën.
Shkencëtarët besojnë se SARS-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19, mund të ketë një origjinë zoonotike, pra që kaloi tek njerëzit nga një kafshë. Studimet kanë treguar që lakuriqët e natës në Kinë e kalojnë Covid–19 tek një specie tjetër, ndoshta pangolinët, përpara se sa të arrijnë tek njerëzit.
Globalizimi, urbanizimi, ndryshimet klimatike, rritja e kontaktit njeri-kafshë, dhe mungesa e punonjësve shëndetësorë, ndihmojnë në përhapjen e viruseve në kontinente të tjera, duke krijuar një situatë të ngjashme me pandeminë aktuale të nisur të vitin 2020.
Autorët e studimit thonë se që nga viti 2000 ka pasur 3 pandemi:SARS (sindroma e rëndë akute e frymëmarrjes) në vitin 2003, Gripi i Derrit (H1N1) në vitin 2009 dhe tani Covid-19.
Thuhet se SARS nga macet dhe lakuriqët e natës në Kinë, ndërsa Gripi i Derrit e kishte origjinën tek një fermë derrash në Meksikë. Në periudhën midis, ka pasur shpërthime rajonale të gripit të shpendëve nga shpendët, dhe të MERS-it (Sindromi i Frymëmarrjes në Lindjen e Mesme) nga devetë.
Po ashtu ka pasur raste të shpërthimeve epidemik të të virusit Ebola me origjinë nga majmunët dhe derrat, Ethet e Luginës Riftit, që vijnë nga bagëtitë dhe Ethet e Nilit Perëndimor, dhe virusi Zika që vijnë nga mushkonjat dhe kafshët e tjera.
Sing dhe kolegët e tij kryen një analizë evolucionare të proteinave në viruset SARS, të cilat infektojnë bujtësit dhe pushtojnë qelizat e tyre. Ata lidhen me receptorët ACE2, duke u futur në qelizë për t’u shumuar më pas. Studimi tregoi se primatët kishin sekuenca shumë të ruajtura të aminoacideve në vendet ky hynte virusi SARS.
Minjtë kishin një diversitet më të madh, dhe një shkallë më të përshpejtuar evolucioni.“Studimi ynë sugjeron se brejtësit e paraardhësve, mund të kenë pasur infeksione të përsëritura me koronaviruse të ngjashme me SARS, dhe të kenë fituar një formë tolerance apo rezistencë ndaj koronaviruseve të ngjashme me SARS. Kjo ngre mundësinë që disa lloje brejtësish moderne, të mund të jenë bartës asimptomatikë të koronaviruseve të ngjashëm me SARS-in, përfshirë ato që mund të mos jenë zbuluar ende”-thotë Sing.
/Bota.al/