• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VOA: Në Shqipëri rishfaqen nostalgjikët e diktatorit Enver Hoxha, reagojnë të përndjekurit politikë: Rast unikal në…

21:05 : 29/11/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Në Shqipëri u rishfaqën sërish këto ditë nostalgjikët e diktaturës komuniste, duke marrë shkas nga ngjarje, që lidhen me Luftën e Dytë Botërore.

Disa dhjetëra të moshuar u shfaqën me fotot e diktatorit Enver Hoxha, ndërsa një deputet socialist, anëtar i komisionit të sigurisë, u dërgoi kolegëve ligjvënës mesazhin se “Enver Hoxha ishte shqiponja mbi flamurin kombëtar”.

Akti i tij ngjalli reagime të shumta dhe u dënua nga shoqata të përndjekurve politikë nga regjimi komunist.

Sapo vjen nëntori bëhen gjithmonë të dukshme shfaqjet propagandistike të nostalgjikëve të diktaturës komuniste në Shqipëri.

Grupe të moshuarish dalin me foton e diktatorit Enver Hoxha dhe me yllin komunist nëpër tabela të stilit të vjetër.

Lexo edhe:

Itali/ Atentati ndaj një shqiptari, dyshime për vrasës me pagesë

FOTO/ U largua nga Egnatia, lojtari del në stërvitje në shtëpinë e Tiranës

Sivjet këto lloj nostalgjish i bëri të dukshme edhe një deputet i Partisë Socialiste nga Lushnja, Bujar Çela, anëtar i komisionit parlamentar të sigurisë.

Ai u dërgoi një mesazh kolegëve ligjvënës të komisionit se “Enver Hoxha ishte shqiponja mbi flamurin kombëtar”, edhe pse ai njihet botërisht si një nga diktatorët më të egër e gjakatar të Europës lindore ish komuniste.

Ngjarja provokoi reagime të forta nga pjesa më e madhe e shoqërisë shqiptare, që vuajti, u burgos dhe u përndoq nga diktatura komuniste për bindje politike.

“Është e pafalshme që 30 vite pas rënies së diktaturës komuniste të glorifikohet figura e Enver Hoxhës në këtë mënyrë. Ky është një rast i paprecedent në të gjithë Lindjen. Në thelb, nuk do të kishim nevojë as për ligje de-komunistizimi në një vend si Shqipëria me gjithë atë përndjekje të rëndë që ka patur në 45 vite. Vet shoqëria shqiptare duhej të ngrihej dhe të protestonte ndaj çdo forme glorifikimi dhe mbrojtje të së shkuarës në këtë vend” – thotë Jonila Godole, drejtuese e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë.

Kjo nuk është hera e parë që politikanë të niveleve të larta shfaqen me publikisht me simbole te diktaturës komuniste, thotë Nebil Çika, drejtues i shoqatës antikomuniste të të përndjekurve politikë.

Ai thotë se mesazhet e deputetit soçialist të Lushnjes janë një provokim i rëndë për shoqërinë shqiptare si dhe për familjet e viktimave të komunizmit. Sipas tij, është për tu shqetësuar edhe fakti që një nostalgjik i tillë soçialist është anëtar i komisionit parlamentar të sigurisë, ku përgatiten ligje me rëndësi të madhe kombëtare, ku edhe shfaq tendençat komuniste.

“Shqipëria është rast unikal në Europën Lindore që nuk ka marrë asnjë masë për de-komunistizimin e shoqërisë, në mënyrë të veçantë për lustracionin e politikës dhe të institucioneve shtetërore, të cilat shfaqin herë pas here ndjenjat apo bindjet e tyre komuniste dhe bëhen shumë të rrezikshme përderisa kanë në duar ligjet dhe projekt-ligjet” – thotë zoti Çika.

Kryetari i deputetëve soçialistë deklaroi se çështja mund të diskutohet në komisionin e etikës dhe se ndoshta dikush tjetër e ka përdorur telefonin e deputetit Çela, por sipas opozitës ky inçident i rëndë dhe i qëllimshëm është i pajustifikueshëm dhe se Partia Demokratike do të sjellë në parlament një paketë ligjesh për de-koministizimin e shoqërisë.

Ndërsa drejtuesja e Institutit për Demokraçi, Media dhe Kulturë, Jonila Godole, shprehet me shqetësim për faktin se Shqipëria ka bërë shumë pak në 30 vite për t’u distancuar nga diktatura.

“Provokime të tilla kanë ndodhur në të shkuarën dhe do të vazhdojnë që të ndodhin edhe në të ardhmen për sa kohë mbizotëron një frymë e përgjithshme që zvendëson luftën e klasave të dikurshme, një frymë që thellon ndasitë në shoqërinë shqiptare, të cilën e kemi parë se ku përfundoi atëherë me atë vëllavrasje për 45 vite, që vuajti shoqëria shqiptare” – thotë zonja Godole.

Përfaqësues të ish të përndjekurve politikë pohojnë se është absurde të presësh që në parlament të bëhen ligje demokratike nga deputetë të tillë, që kanë mendësi komuniste, dhe duhet parë rruga se si këta individë arrijnë të hyjnë deri në instituçionin më të lartë ligjvënës të shtetit.

Zoti Çika thotë ndëkaq se këto janë pasoja të politikës 30-vjeçare në Shqipëri, mosndëshkimit të krimeve të komunizmit, mosndalimit me ligj të propagandës komuniste, siç u bë me nazizmin në vende të tjera ish komuniste si në Poloni dhe Hungari.

“Ne kemi kërkuar dhe kërkojmë që të dënohen krimet e komunizmit dhe regjimi diktatorial në mënyrë që ato të mos përsëriten. Rasti në fjalë, pra, kur një deputet del e bën propagandë komuniste është ai rrezik që ne kemi paralajmëruar. Prandaj ngjarje të tilla janë shujmë të rrrezikshme, dhe shoqëria shqiptare, media, politika dhe partnerët tanë ndërkombëtarë duhet të reagojnë me forcë” – thotë zoti Çika.

Sociologët pohojnë se në përgjithësi nostalgjitë e njerëzve lidhen me vështirësitë që ata ndeshin në aktualitetin e jetës së përditshme, por nostalgjitë për diktaturat janë të pashpjegueshme veçse me ndjenjat hakmarrjes dhe mos-pendesës.

Fundi i Luftës së Dytë Botërore shënoi për Shqipërinë fillimin e një diktature të egër që asgjësoi fizikisht të gjithë kundërshtarët politikë, një shtetit monopartiak, që mbyti me plumba dhe burgje çdo zë të lirë dhe të ndryshëm. /VOA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Itali/ Atentati ndaj një shqiptari, dyshime për vrasës me pagesë

20:31 : 09/06/2025
SPORT

FOTO/ U largua nga Egnatia, lojtari del në stërvitje në shtëpinë e Tiranës

20:26 : 09/06/2025
AKTUALITET

Semaforët në Tiranë ndizen njëkohësisht për këmbësorë dhe mjete, rrezik për aksidente

20:23 : 09/06/2025
AKTUALITET

Situata e inflacionit në Shqipëri/ Më shtrenjtë vijojmë të paguajmë për ushqimet

20:18 : 09/06/2025
Ish-të dënuar dhe aktivistë të rinj bashkojnë forcat për mbrojtjen e kujtesës në Spaç
AKTUALITET

Kujtime nga Spaçi: Ish-të burgosurit ritakohen në betejën ‘për mbrojtjen e ferrit’

20:16 : 09/06/2025
AKTUALITET

Historia e trishtë, maturanti më i moshuar dëmtoi sytë me dinamit kur ishte 21 vjeç

20:00 : 09/06/2025
Para

‘Topi i Artë’/ Leva merr çmimin ‘Sulmuesi i vitit’

TË GJITHA

Itali/ Atentati ndaj një shqiptari, dyshime për vrasës me pagesë

20:31 : 09/06/2025

FOTO/ U largua nga Egnatia, lojtari del në stërvitje në shtëpinë e Tiranës

20:26 : 09/06/2025

Semaforët në Tiranë ndizen njëkohësisht për këmbësorë dhe mjete, rrezik për aksidente

20:23 : 09/06/2025

Situata e inflacionit në Shqipëri/ Më shtrenjtë vijojmë të paguajmë për ushqimet

20:18 : 09/06/2025
Ish-të dënuar dhe aktivistë të rinj bashkojnë forcat për mbrojtjen e kujtesës në Spaç

Kujtime nga Spaçi: Ish-të burgosurit ritakohen në betejën ‘për mbrojtjen e ferrit’

20:16 : 09/06/2025

Historia e trishtë, maturanti më i moshuar dëmtoi sytë me dinamit kur ishte 21 vjeç

20:00 : 09/06/2025

Ndeshja e lamtumirës për Spallettin, Italia publikon formacionin zyrtar ndaj Moldavisë

19:59 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com