• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Escobar: “Ballkani i Hapur” nuk mund të ketë sukses pa të gjitha vendet e rajonit

08:17 : 25/11/2021
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, tha të Mërkurën se nisma “Ballkani i Hapur”, nuk mund të ketë sukses, nëse pjesë e saj nuk janë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai i bëri këto komente gjatë një debati në parlamentin serb me temën “Ballkani i Hapur – Rruga drejt qëndrueshmërisë, bashkëpunimit dhe përparimit në rajon”.

Nismës së hedhur nga Shqipëria, Serbia e Maqedonia, që synon vendosjen e lirisë së lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve në rajon, nuk i janë bashkuar Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi.

Escobar që u lidh virtualisht në debat, tha se është me rëndësi që “të tri vednet që kanë hedhur nismën të jenë të hapura dhe të bisedojnë me tre partnerët tjerë që janë të rezervuar”.

Ai tha po ashtu se në nismat rajonale duhet barazi dhe të mos ketë diskriminim mbi baza etnike. Ai tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin nismat rajonale, nëse ato nuk pengojnë integrimet evropiane.

Lexo edhe:

Akuza e fortë e Berishës: Procesi ndaj meje erdhi pas kërkesës së Ramës, Escobar dhe Yuri Kim

Një gjykatë në Kolumbi urdhëron “zhdukjen” e hipopotameve të Escobar-it

“Jemi të gatshëm t’u ndihmojmë në këtë rrugë, që të përmbushni standardet ndërkombëtare, që të bëhemi partnerë me Evropën, për t’u siguruar që ky rajon do të bëhet një prej ekonomive më të rëndësishme në Evropë”, tha Escobar.

Ndërsa ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey tha se “është koha që të hapen mundësitë ekonomike të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe të fuqizohet e ardhmja e tyre evropiane’.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili u lidh virtualisht në debat, tha se nuk u takon anëtarëve të nismës të bindin këdo qoftë që ‘Ballkani i Hapur’ është vërtet i hapur.

Ai u shpreh i pakënaqur me faktin që Bashkimi Evropian po zvarrit zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Premtojnë data, e më pas nuk i realizojnë… Ne nuk do të jemi në Bashkimin Evropian vitin e ardhshëm, andaj ne në rajon duhet të punojmë bashkë”, tha kryeministri Rama.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në pritje të hapjes së negociatave me BE-në për anëtarësim, por aktualisht janë peng i mospajtimeve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Kryeministri Rama tha se nisma Ballkani i Hapur mund të ndihmojë edhe në zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë, sepse “problemet mund të trajtohen vetëm nëse të gjithë janë bashkë”.

Meta: Si mund t’u besojmë qëllimeve të mira kur ringjallet dhe glorifikohet fantazma e Milosheviçit

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, tha të mërkurën në Prishtinë se ka rezerva ndaj nismës Ballkani i Hapur.

“Rezerva e parë që e kam për këtë nismë është parimore; nuk mund të ofrohet përmes gjuhës imponuese, përmes politikës përjashtuese, përmes faktit të kryer, sepse bashkëpunimi i qëndrueshëm është vet ajo baza e reciprocitetit dhe barazisë të të gjitha palëve. Prandaj, është shumë e rëndësishme që të kemi në konsideratë parimet që garantojnë një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjatë dhe ato kurrë nuk kanë të bëjnë me përjashtimin me faktin e kryer apo me përpjekje të lidershipit të çdo vendi në këtë rajon”, tha ai.

Presidenti Meta tha se rezerva tjetër e tij ka të bëjë me shqetësimin për “rivalizmin e procesit të Berlinit, i cili është gjithëpërfshirës, shoqërohet gjithashtu me garancitë dhe mbështetjen financiare të BE-së, ka ngritur mekanizma monitorues e zbatues dhe ka dhënë rezultate konkrete. Përkundër kësaj Ballkani i Hapur e parcializon bashkëpunimin vetëm me tre vende dhe e zhvendos nga ombrella evropiane duke mos gëzuar asnjë mbështetje financiare”.

Sipas tij me këtë nismë “duket se po i jepet Serbisë një koncesion kundrejt një sjelljeje më të balancuar në rajon”.

“Si mundemi t’u besojmë qëllimeve të mira kur ringjallet dhe glorifikohet fantazma e (Slobodan) Milosheviçit. Qëllimet i kishte të mira por nuk i arriti dot, (citoi ai një deklarate të mëhershme të presidentit aktual serb, Aleksandër Vuçiç rreth ish presidentit serb). Çfarë të arrinte? Të shfaroste gjithë popullsinë shqiptare të Kosovës”?

/VOA/

Etiketa: escobar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Akuza e fortë e Berishës: Procesi ndaj meje erdhi pas kërkesës së Ramës, Escobar dhe Yuri Kim

12:33 : 25/09/2024
BOTA

Një gjykatë në Kolumbi urdhëron “zhdukjen” e hipopotameve të Escobar-it

22:47 : 08/09/2024
BOLD BLOG

Gabriel Escobar si Miladin Popoviç!

16:37 : 23/05/2024
AKTUALITET

Berisha i përgjigjet Escobar: Opozita zgjidhet me votë, nuk emërohet me kërcënime

16:05 : 21/05/2024
RAJONI

O’Brien, Escobar e Lajçak koordinojnë strategjitë për dialogun Kosovë-Serbi

10:25 : 09/05/2024
AKTUALITET

 “Asociacioni, problemi kryesor”/ Escobar: Kosova mund mos t’i ketë votat për në KiE

17:45 : 08/05/2024
Para

Kuvendi seancë maratonë për miratimin e buxhetit dhe paketës fiskale për 2022

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 30 Qershor 2025

22:56 : 29/06/2025

Zjarr në zonën e Malit me Gropa, digjet një sipërfaqe e madhe me pemë ahu

22:52 : 29/06/2025

Siguria në verë/ Softa: Në plazhe nuk ka roje dhe mjete të nevojshme për garantuar siguri

22:40 : 29/06/2025

Varrezat e Elbasanit të mbuluar nga barishtet, Llatja i Elbasanit në “gjumë”

22:27 : 29/06/2025

Merr flakë makina në ecje në Rrugën e Arbrit, brenda saj udhëtonin 4 pasagjerë

22:08 : 29/06/2025

Aksident i rëndë në Durrës, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

22:00 : 29/06/2025

Gjokutaj nxjerr dokumentin: Drejtësi me regji politike kundër Sali Berishës

21:40 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com